Varllam Shallamov
Tregimet e Kollimės
(Pėrmbledhje)
Varllam
Shallamov: Tregimet e Kollimės Tregime,
Pėrktheu: Ēezar
Kurti,
Shtėpia Botuese Naim Frashėri, Tiranė 1995.
NĖPĖR DĖBORĖ
Si hapet rruga nėpėr njė djerrinė tė
mbuluar me dėborė? Pėrpara tė gjithėve ecėn njė njeri, duke djersitur dhe duke
sharė, duke hedhur me vėshtirėsi herė njėrėn kėmbė, herė tjetrėn, duke ngecur
herė pas here nė dėborėn e shkrifėt dhe tė thellė. Ky njeri shkon larg, duke e
shėnuar rrugėn e tij me ca gropa tė zeza jo tė njėtrajtshme. Ai lodhet,
shtrihet mbi dėborė, ndez njė cigare dhe tymi i mahorkės nderet si njė re e
kaltėrt mbi dėborėn e bardhė e tė ndritshme. Ky njeri shkon mė larg, por reja
rri akoma pezull atje ku ai pati pushuar, ajri ėshtė pothuaj se i palėvizshėm.
Rruga hapet gjithnjė nė ditė tė qeta, nė mėnyrė qė era tė mos i mbulojė gjurmėt
e lėna nga njeriu me aq mundim. Njeriu vetė i cakton orientuesit nė pafundėsinė
e dėborės - ndonjė shkemb apo ndonjė dru tė lartė. Ai e drejton trupin e tij
nėpėr dėborė, ashtu sikundėr drejton timonieri varkėn nėpėr lumė nga njėri kep
nė tjetrin.
Nėpėr gjurmėt jo tė njėtrajtshme, nga
tė cilat ėshtė hapur njė shteg i ngushtė, fillojnė tė lėvizin pesė-gjashtė vetė
tė tjerė, duke ecur fare pranė njėri-tjetrit. Ata shkelin afėr gjurmės, por
kurrė nė gjurmė. Pasi arrijnė deri nė vendin e caktuar qė mė parė, ata kthehen
prapa dhe nisin tė ecin pėrsėri nė mėnyrė tė tillė qė tė shkelin nėpėr
djerrinėn me dėborė atė vend, ku akoma nuk ka shkelur kėmba e njeriut. Rruga u
hap. Nėpėr tė mund tė ecin njerėz, slita tė ngarkuara, traktorė.
LOJA ME BORXH
Nė cepin e djathtė tė barakės, nė
shtretėrit e poshtėm, ishin shtruar ca batanije pambuku ngjyra-ngjyra. Nė
shtyllėn e qoshes ishte lidhur me tel njė "kollimkė" e ndezur,
domethėnė njė llampė e bėrė me dorė qė digjte avuj benzine. Nė kapakun e njė
kutie konservash nguleshin dhe saldoheshin tre-katėr tuba tė hapur bakri, ja
kjo ishte dhe e gjithė pajisja. Pėr tė ndezur njė llampė tė tillė, nė kapak
vendoseshin disa kongjij tė ndezur, benzina nxehej, avulli ngjitej lart nėpėr
tuba dhe gazi i benzinės merrte flakė porsa t'i vihej njė fije shkrepse.
Sipėr batanijeve ishte njė jastėk i
fėlliqur, i mbushur me pupla, dhe nė tė dy anėt e tij, duke i mbledhur kėmbėt
sipas mėnyrės burjate, kishin zėnė vend "partnerėt". Kjo ishte poza
klasike e betejės me letra bixhozi nė burg. Sipėr jastėkut ishte njė tufė me
letra tė reja. Kėto nuk ishin letra tė zakonshme tė fabrikės, ato ishin letra
tė bėra me dorė nga mjeshtėrit e kėtyre punėve me njė shpejtėsi tė
jashtėzakonshme. Pėr pėrgatitjen e tyre duhej letėr (ēfarėdo libri), njė copė
bukė (qė mbllaēitej dhe shtrydhej nėpėrmjet njė lecke pėr tė nxjerrė niseshten,
e cila duhej pėr ngjitjen e letrave), njė copė lapsi kopjativ (nė vend tė bojės
tipografike) dhe njė thikė (pėr prerjen e kallėpeve dhe tė vetė letrave).
Letrat e sotme porsa ishin pėrgatitur
nga njė vėllim i Viktor Hygosė, libėr qė dikush e kishte harruar mbrėmė nė
zyrė. Letra ishte e trashė, e plotė, kėshtu qė fletėt nuk ishte nevoja tė ngjiteshin,
gjė qė bėhet kur letra ėshtė e hollė. Gjatė kontrolleve qė bėheshin nė kamp
lapsat kopjativė mblidheshin patjetėr. Ata konfiskoheshin edhe kur
kontrolloheshin pakot. Kjo bėhej jo vetėm pėr "parandalimin" e
mundėsisė sė fallsifikimit tė dokumentave dhe tė vulave (piktorė tė tillė
kishte plot), por edhe pėr tė mėnjanuar ēdo mundėsi rivalizimi me monopolin
shtetėror mbi prodhimin e letrave tė bixhozit. Me lapėsat kopjativė prodhonin
bojėra dhe me kėto bojėra nėpėrmjet njė kallėpi letre tė pėrgatitur posaēėrisht
formonin vizatimet nė letrat e bixhozit, dama, fante, dhjetėshe tė tė gjitha
llojeve. Figurat dhe numrat nuk dalloheshin pėr nga ngjyra, pastaj lojtarėt as
qė kanė nevojė t'i dallojnė ato pėr nga ngjyra. Kėshtu, pėr shėmbull, pėr
fantin spathi vizatohej shenja pėrkatėse nė tė dy cepat e kundėrt tė letrės.
Vendosja dhe forma e vizatimeve ka qenė pėr shekuj me radhė e njėllojtė, ndėrsa
aftėsia pėr t'i bėrė vetė letrat futet nė programin e edukimit
"kalorsiak" tė xhepashit.
Tufa e letrave tė reja ishte mbi
jastėk dhe njė nga lojtarėt pėrplasi sipėr saj dorėn e fėlliqur me gishtėrinjtė
e hollė, tė bardhė, qė nuk ishin mėsuar me punė. Thoi i gishtit tė vogėl kishte
njė gjatėsi jo tė natyrshme, qė ishte gjithashtu njė "shik" i
xhepashėve, po ashtu sikundėr ishin edhe "fikset", arturinat,
domethėnė kurorat prej bronzi qė vendoseshin sipėr dhėmbėve plotėsisht tė
shėndetshėm. Kishte madje edhe mjeshtra, tė vetėquajtur mjeshtra pėr proteza
dhėmbėsh, tė cilėt fitonin jo pak nga pėrgatitja e tė kėtilla kurorave qė
kėrkoheshin gjithnjė e mė shumė. Pėrsa u pėrket thonjve, lyerja e tyre me
manikyr do tė ishte bėrė zakon nė "botėn e krimit", sikur tė kishte
mundėsi tė gjendej manikyri nė kushtet e burgut. Thoi i verdhė dhe i lėmuar shndriste si
tė ishte ndonjė gur i ēmuar. Me dorėn e majtė i zoti i thoit lėmonte flokėt e
verdhė, tė fėlliqur dhe ngjitės. Ai ishte qethur "boks" me kujdesin
mė tė madh. Balli i ulėt, pa asnjė rrudhė, shtėllungat e verdha tė vetullave,
goja e gjerė si ēorape i jepnin pamjes sė tij atė veēori tė rėndėsishme pėr
pamjen e jashtme tė njė vjedhėsi, siē ėshtė tė mos rėnit nė sy. Fytyrėn e
kishte tė tillė qė ishte e pamundur ta mbaje mend. Sa ta shikoje e harroje, nuk
mbaje mend dot asnjė tipar dhe as qė mund ta njihje po ta takoje pėrsėri. Ky ishte
Sevoēka, mjeshtri i njohur i "tercit", "stosit" dhe
"burit (1) _ tre lojrave klasike me letra, interpretues i frymėzuar i
mijėra rregullave tė bixhozit, respektimi i rreptė i tė cilave ėshtė i
detyrueshėm nė njė betejė tė vėrtetė. Pėr Sevoēkėn thoshnin se ai "luan me
mjeshtėri", domethėnė tregon aftėsitė dhe shkathtėsitė e njė batakēiu.
Natyrisht, ai ishte edhe batakēi, sepse tek e fundit njė lojė e ndershme midis
vjedhėsish ėshtė njė lojė e bazuar mbi mashtrimin: ndiq me vėmendje dhe zbulo
hiletė e partnerit se kjo ėshtė e drejta jote, por tregohu i shkathėt edhe pėr tė mashtruar vetė ose pėr
tė "mbrojtur" njė fitore tė dyshimtė.
Zakonisht luanin dy vetė,
njė me njė. Asnjėri nga mjeshtrit nuk e ulte veten duke marrė pjesė nė lojrat
nė grup, si pėr shembull nė "xing". Nuk kishin aspak frikė tė uleshin
pėr tė luajtur me "lojtarėt" e zotė, sikundėr nė shah, ku njė
luftėtar i vėrtetė kėrkon tė ndeshet me kundėrshtarin mė tė fortė.
Partner i Sevoēkės ishte
vetė Naumovi, brigadieri i kujdestarėve tė kuajve. Ai ishte mė i madh nė moshė
se kundėrshtari (mor po sa vjeē ishte vallė ky Sevoēka? Njėzet? Tridhjetė?
Dyzetė?), flokėzi, me njė shprehje kaq tė pėrvuajtur tė syve tė zinj, tė futur
brenda, sa qė sikur tė mos e dija se Naumovi ishte njė xhepash i trenave nga
Kubani, do ta merrja pėr ndonjė murg - shtegtar apo anėtar tė sektit tė dėgjuar
"Njė zot e di", njė sekt qė
ka nja dhjetė vjet qė haset nėpėr kampet tona. Kjo pėrshtypje thellohej kur
shihje kordonin me kryqin prej kallaji qė rrinte varur nė qafėn e Naumovit.
Jakėn e kėmishės e kishte tė zbėrthyer. Ky kryq nuk ishte aspak njė trill,
improvizim apo dėshirė pėr tė blasfemuar. Nė atė kohė tė gjithė vjedhėsit
mbanin nė qafė kryqe prej alumini, qė shėrbenin si shenjė dalluese e urdhėrit
tė tyre, si njė farė tatuazhi.
Nė vitet njėzet vjedhėsit mbanin nė kokė kasketa tė shkollės teknike, kurse
mė parė mbanin "kapitanka". Nė vitet dyzet ata mbanin
"kubankat", pėrthyenin qafat e ēizmeve prej leshi, kurse nė qafė
mbanin varur nga njė kryq. Kryqi zakonisht ishte i lėmuar, por nė rast se
kishte piktorė, i detyronin t'u bėnin me gjilpėrė mbi kryq qėndima pėr tema tė
preferuara: njė zemėr, njė letėr bixhozi, njė kryq, njė grua lakuriq... Kryqi i
Naumovit ishte i lėmuar. Ai rrinte varur nė gjoksin e zi dhe lakuriq tė
Naumovit, duke penguar leximin e njė tatuazhi ngjyrė blu, qė ishte njė citat i
Eseninit, i vetmi poet qė ishte i pranuar dhe i kanonizuar nga "bota e krimit":
Sa pak rrugė kemi shkelur,
Sa shumė gabime kemi bėrė.
- Me ēfarė do luash? - Mezi
shqiptoi pėrmes dhėmbėve Sevoēka me njė pėrbuzje tė pafund.Edhe ky konsiderohej
si njė fillim i mirė loje.
- Ja, kėto leckat. Kėtė zhelen...
- dhe Naumovi i ra vetes nė supe.
- Pėr pesėqind po e luaj, - e
vlerėsoi kostumin Sevoēka.
Nė vend tė pėrgjigjes u dėgjuan
shumė fjalė sharjeje me zė tė lartė, qė duhej ta bindnin kundėrshtarin se
plaēka kushtonte shumė mė tepėr. Spektatorėt, qė kishin rrethuar lojtarėt, po
prisnin me durim fundin e kėsaj uverture tradicionale. Sevoēka nuk mbeti prapa
dhe shante mė ndyrazi, duke dashur tė ulte ēmimin. Mė nė fund kostumi u
vlerėsua me njė mijė.
Sevoēka nga ana e tij vuri nė
"lojė" disa xhupa tė pėrdorur. Pasi xhupat u vlerėsuan dhe u hodhėn
menjėherė sipėr batanijes, Sevoēka ndau letrat...
Unė dhe Garkunovi, njė ish
inxhinjer tekstilesh, sharronim dru pėr barakėn e Naumovit. Kjo ishte punė
nate. Pas ditės sonė tė punės nė galeri na duhej tė sharronim dhe tė ēanim dru
pėr njėzet e katėr orė. Vinim tek kujdestarėt e kuajve menjėherė pas darkės,
kėtu ishte mė ngrohtė se nė barakėn tonė. Pas punės dezhurni i Naumovit hidhte
nė gavetat tona "supė" tė
ftohtė, mbeturinat e tė vetmes gjellė tė pėrhershme, qė nė menynė e menxės
quhej "borsh ukrainas", dhe
na jepte nga njė copė bukė. Ne uleshim nė dysheme, nė ndonjė qoshe, dhe hanim
shpejt e shpejt atė qė e kishim fituar me djersė. Hanim nė errėsirė tė plotė,
sepse "benzinkat" e barakės
ndriēonin vendin e lojės, por, sipas vėzhgimeve tė veteranėve tė burgjeve, "luga e gjen vendin pėr nė gojė pa u
gabuar". Tani po shihnim lojėn
e Sevoēkės me Naumovin.
Naumovi e humbi "zhelen"
e tij. Pantallonat dhe xhaketa ishin mbi batanije, afėr Sevoēkės. Po luanin pėr
jastėkun. Thoi i Sevoēkės vizatonte nė ajėr ca qėndisma tė ndėrlikuara. Letrat
herė zhdukeshin nė pėllėmbėn e tij, herė shfaqeshin pėrsėri. Naumovi kishte
mbetur nė kanatjere, kėmisha me jakė tė shkurtėr prej sateni kishte pėsuar
fatin e pantallonave. Njė dorė e kujdesshme i hodhi krahėve njė bluzė pa mėngė,
por me njė lėvizje energjike tė supeve ai e hodhi nė dysheme. Befas u bė
heshtje. Sevoēka e kruante pa u ngutur jastėkun me thoin e tij.
-Po vė nė lojė batanijen,- tha me
zė tė ngjirrur Naumovi
-Dyqind,- tha me njė ton
moskokėēarės Sevoēka.
-Njė mijė, bushtėr,- uluriti Naumovi.
-E pse?Kjo nuk ėshtė plaēkė! Kjo
ėshtė "rreckė", "zhele", - tha Sevoēka.
- Vetėm pėr ty po e ngre nė
treqind.
Beteja vazhdonte. Sipas
rregullave, beteja nuk mund tė pėrfundonte pėrderisa partneri mund "tė
pėrgjigjej" akoma me ndonjė send.
-
Do tė luaj me valenkit!
- Nuk luaj me valenkit, - tha Sevoēka me njė
ton tė prerė. - Nuk kam qejf tė luaj me zhelet e shtetit.
Pėr disa rubla Naumovi humbi njė peshqir
ukrainas me gjela, njė kuti cigaresh, mbi tė cilėn ishte vizatuar profili i
Gogolit. Tė gjitha i fitoi Sevoēka. Pėrmes lėkurės sė errėt tė faqeve tė
Naumovit u duk njė tė kuq i dendur.
- Luajmė me borxh, - tha ai me njė ton
lutės.
- Posi jo, ore, dashke me borxh, - tha
Sevoēka pėrnjėherėsh dhe zgjati dorėn prapa. Nė ēast nė dorėn e nderė u vendos
njė cigare mahorke e ndezur. Sevoēka e thithi
- Ē'mė duhet mua tė luaj me borxh me ty? Ne
s'kemi pėr tė udhėtuar, ku do t'i gjesh ti paratė? Si do ma lash borxhin?
Pranimi pėr tė luajtur "me borxh"
nuk ishte njė lėshim i detyrueshėm sipas "ligjit", por Sevoēka nuk
donte ta fyente Naumovin, nuk donte t'i hiqte shansin e fundit pėr tė fituar
ato qė kishte humbur.
- Me njėqind, - tha ai me ngadalė. - Tė jap
njė orė afat.
- Nėm letėr. - Naumovi ndreqi kryqin dhe u
ul. Ai rifitoi batanijen, jastėkun, pantallonat dhe pėrsėri i humbi tė gjitha.
- Sikur tė na zienit ca ēifirkė, - tha
Sevoēka, duke i futur plaēkat e fituara nė njė valixhe tė madhe prej kartoni.
- Zieni ca, djema, - tha Naumovi. Ishte
fjala pėr njė pije tė ēuditshme tė veriut - njė ēaj i fortė, kur nė njė gotė jo
Naumovi rroku me
vėshtrimin e tij tė zi e tė rėndė tė gjithė ata qė e rrethonin. Leshrat e kokės
ishin gafėlluar. Vėshtrimi i tij arriti deri tek unė dhe u ndal. Njė mendim i
beftė shkrepi nė trurin e Naumovit.
- Pa dil kėtu.
Unė dola nė dritė.
- Hiqe bluzėn.
Ishte e qartė tashmė se si qėndronte puna
dhe tė gjithė po e ndiqnin me vėmendje kėtė orvatje tė Naumovit.
Nėn bluzė unė kisha vetėm kėmishėn e trupit
tė burgut, gjimnastjorkėn na e kishin dhėnė dy vjet mė parė dhe ajo ishte
kalbur prej kohėsh. U zhvesha.
- Pa dil ti, - tha Naumovi, duke
shėnuar me gisht Garkunovin.
Garkunovi hoqi bluzėn. Fytyra iu
zbardh. Nėn kėmishėn e ndotur tė trupit kishte veshur njė triko leshi. Kjo
ishte plaēka e fundit qė kishte marrė nga e shoqja para se tė nisej pėr nė rrugėn
e gjatė, dhe unė e dija se si e ruante atė Garkunovi. E lante nė banjė dhe e
thante nė trup, duke mos e lėshuar pėr asnjė minutė nga duart, sepse trikon do
t'ia kishin vjedhur menjėherė shokėt.
- Hiqe, - i tha Naumovi.
Sevoēka tundi gishtin nė shenjė
pėlqimi, rrobat e leshta vlerėsoheshin shumė. Po t'ia jepte ndonjėrit pėr ta
larė, po t'i hiqte edhe morrat me avull tė nxehtė, mund ta vishte edhe vetė,
thurja ishte e bukur.
- Nuk e heq, - tha Garkunovi me zė
tė ngjirur. - Vetėm tok me lėkurėn...
Iu vėrsulėn dhe e rrėzuan pėrtokė.
- Ai kafshon, - thirri dikush.
Nga dyshemeja u ngrit ngadalė
Garkunovi, duke fshirė gjakun nga fytyra. Por nė ēast Sashka, dezhurni i
Naumovit, po ai Sashkė qė njė orė mė parė na hodhi "supė" si
shpėrblim qė sharruam drutė, u pėrkul paksa dhe nxori diēka nga qafa e
valenkit. Pastaj shtriu dorėn nga ana e Garkunovit, dhe Garkunovi filloi tė
qante me ngashėrim dhe tė rrėzohej nė ije.
- Po ju, nuk mund ta evitonit
kėtė, - bėrtiti Sevoēka.
Nė dritėn e drithėruar tė llampės
me benzinė dukej se si po nxihej fytyra e Garkunovit.
Sashka hapi duart e tė vrarit,
shqeu kėmishėn e trupit dhe ia hoqi trikon e leshtė nga koka. Trikoja ishte e
kuqe dhe gjaku mezi dukej nė tė. Sevoēka me kujdes, qė tė mos bėnte pis gishtėrinjtė,
e palosi trikon dhe e futi nė valixhen prej kartoni. Loja kishte pėrfunduar dhe
unė mund tė kthehesha. Tani mė duhej tė gjeja njė ortak tjetėr pėr tė sharruar
dru.
____________________________
l."terc" - lojė letrash, "stosi" ose "shtos"
- lojė e vjetėr letrash e oficerėve caristėė, "bura" - lojė letrash e
vjedhėsve.
NATĖN
Darka ishte nė tė mbaruar. Glebovi
po lėpinte pa u ngutur gavetėn, po mblidhte me kujdes nga tavolina thėrrimet e
bukės me pėllėmbėn e majtė dhe, duke e afruar te goja, i lėpinte thėrrimet nga
pėllėmba. Ai nuk po i gėlltiste dhe e ndjente se si pėshtyma nė gojė po e
pėshtillte e dendur dhe e etshme lėmshin e thėrrimeve tė bukės. Glebovi nuk do
tė ishte nė gjendje tė thoshte, nėse i shijonte apo jo. Shija ėshtė diēka tjetėr,
shumė e varfėr nė krahasim me atė ndjesi marramendėse dhe mekėse qė shkakton
ushqimi. Glebovi nuk ngutej tė gėlltitej, buka tretej vetė nė gojė dhe tretej
shpejt.
Sytė e thelluar dhe tė shndritshėm tė Bagrecovit nuk po e shqisnin
vėshtrimin e tyre nga goja e Glebovit, askush nuk do tė kishte njė vullnet kaq
tė fuqishėm, sa tė shkėpuste vėshtrimin nga ushqimi qė zhdukej nė gojėn e njė
njeriu tjetėr. Glebovi gėlltiti pėshtymėn dhe menjėherė Bagrecovi i ktheu sytė
nga horizonti, drejt njė hėne tė madhe ngjyrė portokalli qė po zvarritej nė
qiell.
- Eshtė tamam koha, - tha
Bagrecovi.
Ata ecėn tė heshtur nėpėr njė
shteg drejt shkėmbit dhe u ngjitėn mbi njė bregore tė vogėl, qė rrethonte njė
kodėr. Megjithėse dielli nuk kishte shumė kohė qė kishte perėnduar, gurėt, qė
ditėn t'i pėrcėllonin tabanėt e kėmbėve pėrmes gallosheve prej gome tė veshura
pa ēorape, tani ishin krejt tė ftohtė. Glebovi mbėrtheu bluzėn. Ecja nuk po e
ngrohte.
- Eshtė larg? - pyeti ai duke
pėshpėritur.
- Larg ėshtė, - u pėrgjigj Bagrecovi
me zė tė ulėt.
U ulėn tė pushonin. Nuk kishin pėr
ēfarė tė flisnin, nuk kishin as pėr ēfarė tė mendonin, ēdo gjė ishte e qartė
dhe e thjeshtė. Nė sheshin qė ndodhej nė fund tė bregores ishin ca grumbuj
gurėsh tė shkulur dhe myshku tė tharė.
- Unė mund tė vija edhe vetėm, - u
zgėrdhi Bagrecovi, por dy vetė sikur ėshtė mė qejf. Pastaj pėr mikun e
vjetėr...
Ata i kishin sjellė me tė njėjtėn
anije vitin e kaluar.
Bagrecovi u ndal: "Duhet tė
shtrihemi, pėrndryshe na shohin".
Ata u shtrinė dhe filluan tė
hidhnin gurė anash. Gurė tė mėdhenj. Gurė tė tillė, qė nuk mund t'i ngrenė dhe
t'i zhvendosin as dy vetė, nuk kishte, sepse njerėzit qė i kishin hedhur ata nė
mėngjes, nuk ishin mė tė fortė se Glebovi.
Bagrecovi shau me zė tė ulėt. Ai
kishte gėrvishtur gishtin dhe filloi t'i rridhte gjak. I hodhi plagės ca rėrė,
shkuli njė copė pambuk nga xhupi, e shtrėngoi pas plagės, por gjaku nuk po
ndalonte.
- Mpiksje e keqe, - i tha
mospėrfillės Glebovi.
- Ti mos je mjek? - pyeti
Bagrecovi duke thithur gjakun.
Glebovi nuk u pėrgjigj. Koha kur
kishte qenė mjek iu duk shumė e largėt. Dhe a kishte ekzistuar kjo kohė? Tepėr
shpesh ajo botė prapa maleve, prapa detrave i dukej atij si njė ėndėrr, si njė
trillim. Reale ishte minuta, ora, dita - nga ngritja nė mėngjes deri nė
sinjalin e fjetjes, mė tutje nuk gėrmonte dhe as qė kishte forca pėr tė
gėrmuar. Si tė gjithė.
Ai nuk e dinte tė kaluarėn e atyre
njerėzve qė e rrethonin dhe as qė interesohej ta dinte. Megjithatė, sikur nesėr
Bagrecovi ta shpallte veten doktor tė filozofisė ose mareshall tė aviacionit,
Glebovi do ta kishte besuar, bile pa asnjė lėkundje. A kish qenė ai vetė ndokur
mjek? Kishte humbur jo vetėm automatizmin e gjykimit, por edhe automatizmin e
vrojtimeve. Glebovi e shihte se si Bagrecovi thithte gjakun nga gishti i
fėlliqur, por asgjė nuk i tha. Kjo gjė sa i rrėshqiti nė vetėdije, por vullnet
pėr t'u pėrgjigjur as qė gjeti nė vetvete dhe as qė kėrkoi. Ajo vetėdije qė i
kishte mbetur akoma dhe qė ndoshta nuk ishte vetėdije njerėzore ishte fare e
topitur dhe tani ishte e drejtuar vetėm drejt njė qėllimi - si t'i hiqte gurėt
sa mė shpejt.
- Eshtė e thellė, me siguri? -
pyeti Glebovi kur u ulėn tė pushonin.
- Si mund tė jetė e thellė? - tha
Bagrecovi.
Dhe Glebovi e kuptoi se kishte
pyetur kot dhe se gropa vėrtet nuk mund tė ishte e thellė.
- Ja tek ėshtė, - tha Bagrecovi.
Ai preku njė gisht njeriu. Njė
gisht i madh kėmbe dilte qė poshtė gurėve, nė dritėn e hėnės ai dukej fare
qartė. Gishti nuk ngjante me gishtėrinjtė e Glebovit apo tė Bagrecovit, por jo
pėr shkak se ishte pa jetė dhe i ngrirė, nė kėtė drejtim nuk do tė kishte shumė
ndryshim. Thoi nė kėtė gisht tė vdekur ishte i prerė, ndėrsa vetė gishti ishte
mė i mbushur dhe mė i butė se i Glebovit. Ata hoqėn shpejt gurėt, me tė cilėt
ishte mbuluar trupi.
- Fare i ri, - tha Bagrecovi.
Tė dy ata e tėrhoqėn me vėshtirėsi trupin prej kėmbėsh.
- Sa i shėndetshėm, - tha Glebovi,
duke iu marrė fryma.
- Po tė mos ishte kaq i
shėndetshėm, - tha Bagrecovi, do ta kishin varrosur siē na varrosin ne dhe
s'kishim pse vinim sot kėtu.
Ata ia pėrkulėn krahėt tė vdekurit
dhe i hoqėn kėmishėn.
- Brekėt i paska krejt tė reja, -
tha i kėnaqur Bagrecovi.
Ia hoqėn edhe xhupin. Glebovi e fshehu boēen
me rroba nėn xhup.
- Mė mirė vishi, - tha Bagrecovi.
- Jo, nuk dua, - pėshpėriti
Glebovi.
Ata e shtrinė tė vdekurin pėrsėri
nė varr dhe e mbuluan me gurė.
Drita e kaltėr e hėnės qė po
lindte binte pėrmbi gurėt, mbi pyllin e rrallė tė tajgės, duke bėrė qė ēdo
bregore, ēdo dru tė shfaqej nė njė dritė tė veēantė, jo si ditėn. Ēdo gjė dukej
e vėrtetė nė mėnyrėn e vet, por jo ajo qė ishte ditėn. Kjo ishte si njė pamje e
dytė, natėsore, e botės.
Rrobat e tė vdekurit u ngrohėn nė
gjirin e Glebovit dhe nuk dukeshin mė si tė huaja.
- Sikur ta ndizja njėherė, - tha
Glebovi ėndėrrimtar.
- Nesėr do ta ndezėsh.
Bagrecovi buzėqeshi. Nesėr ata
kanė pėr t'i shitur rrobat, do t'i kėmbejnė me bukė dhe mbase do tė mund tė
sigurojnė dhe pak duhan...
KARPENTIERĖT
Kishte njė ditė e njė natė qė nuk
po ikte njė mjegull aq e dendur, sa as dy hapa larg nuk mund ta shihje tjetrin.
Por tė shkoje larg i vetmuar as qė kishte nevojė. Disa drejtime, mensa,
spitali, truproja, gjendeshin me njė instinkt tė formuar nė mėnyrė tė
pakuptueshme dhe qė ėshtė i ngjashėm me atė ndjenjė orientimi qė e zotėrojnė nė
njė shkallė tė plotė kafshėt dhe qė nė kushte tė pėrshtatshme zgjohet edhe tek
njeriu.
Punėtorėve nuk u tregonin se sa
gradė kishte arritur temperatura dhe as qė ishte nevoja, sepse nė punė duhej tė
dilnin sado ftohtė qė tė ishte. Pastaj ishin dhe veteranėt, qė e pėrcaktonin
shkallėn e tė ftohtit me saktėsi pa patur barometėr. Nė rast se mjegulla ėshtė
me ngricė, do tė thotė se pėrjashta temperatura ėshtė nėn 40 gradė nėn zero. Nė
rast se ajri gjatė frymėmarrjes del me zhurmė, por nuk ėshtė e vėshtirė akoma
tė marrėsh frymė, do tė thotė se temperatura ėshtė 45 gradė. Nė rast se
frymėmarrja ėshtė e zhurmshme dhe ajo ndėrpritet, do tė thotė se ėshtė 50
gradė. Mbi 55 gradė pėshtyma ngrin nė ajėr. Kishte dy javė qė pėshtyma ngrinte
nė ajėr.
Ēdo mėngjes Potashnikovi zgjohej
me shpresėn se mos kishte rėnė tė ftohtit. Ai e dinte nga pėrvoja e dimrit tė
kaluar se sa do e ulėt qė tė jetė temperatura, pėr ta ndjerė tė ngrohtin ka rėndėsi
njė ndryshim i theksuar, njė kontrast. Bile edhe sikur temperatura tė bjerė
deri nė 40-45˚, nja dy ditė do tė jetė ngrohtė, kurse pėr mė shumė se dy
ditė, nuk kishte kuptim tė bėje plane.
Por tė ftohtit nuk po binte dhe
Potashnikovi e kuptonte se nuk mund tė duronte mė shumė. Silla e mėngjesit
mjaftonte shumė-shumė pėr njė orė punė, pastaj vinte lodhja dhe tė ftohtit tė
hynte "deri nė palcė". Kjo shprehje popullore nė kėtė rast nuk ishte
aspak metaforike. Vetėm sa mund ta tundje instrumentin dhe tė kėrceje sa nė
njėrėn nė tjetrėn kėmbė pėr tė mos ngrirė deri nė kohėn e drekės. Dreka e
ngrohtė - supa "jushka" dhe dy lugė bollgur, zor se mund t'i
rivendosnin forcat, por sidoqoftė tė ngrohnin. Dhe forcat pėr tė punuar pėrsėri
mjaftonin vetėm pėr njė orė, sepse pastaj Potashnikovin e shtrėngonte tė
ftohtit. Megjithatė, dita mbaroi dhe pas darkės, pasi piu ujė tė ngrohtė me
bukėn qė asnjė nga punėtorėt nuk e hante nė mensė me supė, por e merrte me vete
nė barakė, Potashnikovi u shtri menjėherė tė flinte.
Natyrisht, ai flinte nė shtretėrit
e sipėrm, sepse poshtė ishte si njė bimcė e akullt dhe ata qė i kishin vendet e
fjetjes poshtė, gjysmėn e natės rrinin
pranė sobės, duke e pushtuar atė me duar, me radhė. Soba ishte pak sa e
ngrohtė. Drutė mungonin vazhdimisht, pėr to duhej vajtur katėr kilometra larg
pas punės dhe qė tė gjithė i bėnin bisht kėtij detyrimi. Sipėr ishte mė
ngrohtė, megjithėse tė gjithė, natyrisht, flinin me rrobat e punės: me kapele,
xhupa, pantallona tė trasha pambuku. Sipėr ishte mė ngrohtė, por edhe atje
natėn flokėt ngjiteshin nga ngrica pas jastėkut.
Potashnikovi e ndjente se si
dita-ditės po i pakėsoheshin forcat. Ai, qė nuk ishte veēse njė burrė
tridhjetėvjeēar, ēdo ditė e kishte mė tė vėshtirė tė ngjitej dhe tė zbriste nga
shtretėrit e sipėrm. Njė fqinji i tij kishte vdekur dje, vdiq dhe basta. Askush
nuk u interesua pse vdiq, sikur shkaku i vdekjes tė ishte vetėm njė, ai qė e
dinin tė gjithė. Dezhurni ditor u gėzua qė ai vdiq jo nė darkė, por nė mėngjes.
Racioni i tė vdekurit i kishte mbetur dezhurnit. Tė gjithė e kuptonin kėtė gjė,
dhe Potashnikovi mori guximin t'i afrohej dezhurnit. "Mė kėput njė
kore", por ai e priti me tė shara kaq tė forta, siē mund tė shajė njė
njeri, qė nga i dobėt bėhet i fortė dhe qė e di se sharjet e tij nuk
ndėshkohen. Vetėm nė rrethana tė jashtėzakonshme i dobėti e shan tė fortin dhe
kjo vjen nga guximi qė lind dėshpėrimi. Potashnikovi qepi gojėn dhe u largua.
Duhet marrė ndonjė vendim, duhet
sajuar diēka me kėtė tru tė dobėsuar. Ose tė vdesė. Potashnikovi vdekjen nuk e
kishte frikė. Por kishte njė dėshirė tė fshehtė, tė zjarrtė, njė farė
kokėfortėsie tė fundit, dėshirė pėr tė vdekur diku nė spital, nė shtrat, nė
dyshek, i rrethuar nga vėmendja e njerėzve tė tjerė, por jo nė rrugė, nė tė
ftohtė, nėn ēizmet e rojeve tė shoqėrimit, nė barakė, midis tė sharave,
pisllėkut dhe midis mospėrfilljes sė plotė nga ana e tė gjithėve. Nuk i
fajėsonte njerėzit pėr mospėrfilljen. Prej kohėsh e kish kuptuar nga vinte kjo
topitje shpirtėrore, kjo ftohtėsi shpirtėrore. Ngrica, po ajo ngricė qė e
shndėrronte nė akull pėshtymėn nė ajėr, ishte futur deri brenda nė shpirtin e
njeriut. Kur mund tė ngrinte palca e kockės, mund tė ngrinte dhe tė topitej
edhe truri, mund tė ngrinte edhe shpirti. Pėr asgjė nuk mund tė mendoje nė
ngricė. Edhe shpirti kishte ngrirė, ishte rrėgjuar dhe mbase do tė mbetet
pėrgjithnjė i ftohtė. Potashnikovit nuk i kishte mbetur gjė tjetėr, pėrveē
dėshirės pėr tė duruar, pėr tė dalė i gjallė nga kjo ngricė.
Pasi pėrlau gavetėn me supė tė
ngrohtė, duke mbllaēitur bukėn, Potashnikovi arriti deri tek vendi i punės,
duke i tėrhequr kėmbėt me zor. Brigada ishte rreshtuar para fillimit tė punės,
ndėrsa pėr tė gjatė rreshtit po ecte njė burrė i trashė surratkuq me njė shapkė
prej lėkure dreri, me pantallona jakutėsh dhe me njė xhup tė bardhė -
treēerekėsh. Ai u ngulte
vėshtrimin fytyrave tė fėlliqura dhe tė cfilitura. Brigadieri iu afrua duke
i thėnė diēka njeriut me shapkėn prej lėkure dreri.
- Ju siguroj, Aleksandėr
Jevgenieviē, se unė nuk kam njerėz tė tillė. Mė mirė shkoni tek Sobolevi apo
tek ordinerėt. Kėta kėtu janė intelektualė, Aleksandėr Jevgenieviē. Kėta tė
torturojnė.
Njeriu me shapkėn prej lėkure
dreri e hoqi vėshtrimin nga njerėzit dhe u kthye nga brigadieri.
- Brigadierėt nuk i njohin
njerėzit e tyre, as qė duan t'i njohin, as ne nuk duan tė na ndihmojnė, - tha
ai me njė zė tė ngjirrur.
- Si tė doni, Aleksandėr
Jevgenieviē.
- Ja, ta tregoj unė tani. Si e ke
mbiemrin?
- Ivanov e kam, Aleksandėr
Jevgenieviē.
- Ja, shih! Ej, djema, dėgjoni me
vėmendje! - Njeriu me shapkėn prej lėkure dreri doli para brigadės. -
Drejtorisė i duhen karpentierė qė tė bėjnė arka pėr transportimin e dheut.
Tė gjithė po heshtnin.
- E shikoni, Aleksandėr
Jevgenieviē? - i pėshpėriti brigadieri.
Papritmas Potashnikovi dėgjoi
zėrin e vet:
- Si urdhėron. Unė jam karpentier,
- dhe bėri njė hap pėrpara.
Nga krahu i djathtė, pa thėnė
asnjė fjalė, bėri njė hap pėrpara njė tjetėr. Potashnikovi e njihte, ishte
Grigorievi.
-Hė, - njeriu me shapkėn prej
lėkure dreri iu kthye brigadierit. - Ē'do tė thuash tani ti, rrotė mulliri,
qelbėsirė? Ejani djema pas meje.
Potashnikovi dhe Grigorievi u
nisėn pas njeriut me shapkėn prej lėkure dreri. Ai ndali hapat.
- Po tė ecim kėshtu, - bėrtiti ai,
- as nė drekė nuk do tė sosim. E bėjmė kėshhtu. Unė po eci pėrpara, kurse ju
shkoni nė zdrukthari tek pėrgjegjėsi i punimeve Sergejev. E dini se ku ėshtė
zdruktharia?
- E dimė, e dimė, - thirri
Grigorievi. - Na qerasni, ju lutem, me njė cigare.
- Gjithnjė cigare lipni, -
mėrmėriti nėpėr dhembė njeriu me shapkėn prej lėkure dreri dhe, pa e nxjerrė
paqetėn nga xhepi, mori e u dha dy cigare.
Potashnikovi ecte pėrpara dhe po
mendonte i tendosur. Sot ai do tė rrijė nė zdruktharinė e ngrohtė, duke mprehur
sėpata dhe duke gdhendur bishta. Duke mprehur edhe sharra. S'ka pėrse tė
nxitojė. Deri nė drekė ata "do tė marrin nė dorėzim" instrumentat, do
tė bėjnė fletė-daljen, do tė gjejnė magazinierin. Kurse nė darkė, kur ta marrin
vesh se nuk di t'i bėjė bishtat e sėpatave dhe as tė hapė dhembėt e sharrės, do
ta pėrzėnė dhe nesėr do tė
kthehet pėrsėri nė brigadė. Por sot do tė jetė ngrohtė. Ndoshta edhe nesėr,
edhe pasnesėr ai do tė bėjė punėn e karpentierit, nė rast se Grigorievi merr
vesh nga ky zanat. Ai do tė bėhet ndihmės i Grigorievit. Dimri ėshtė nė tė
mbaruar. Gjatė verės, asaj vere aq tė shkurtėr, ai do tė bėjė si do tė bėjė.
Potashnikovi ndaloi, duke pritur
Grigorievin.
- Ti mund ... ta bėsh punėn e
karpentierit? -mezi shqiptoi ai, duke iu marrė fryma nga njė shpresė e lindur
befas.
- Qė ta dish ti, - i tha
Grigorievi tėrė gaz, - jam aspirant i Institutit Filologjik tė Moskės. Unė
mendoj se ēdo njeri qė ka arsim tė lartė, aq mė tepėr humanitar, duhet tė dijė
medoemos tė mprehė sėpata dhe tė hapė dhembėt e sharrės. Aq mė tepėr, kur kjo
punė bėhet pranė sobės sė nxehtė.
- Domethėnė edhe ti...
- Asgjė nuk do tė thotė. Pėr nja
dy ditė do t'ua hedhim, kurse pastaj... e ē'punė ke ti se ēfarė do tė bėhet
pastaj?
- Mund t'ua hedhim pėr njė ditė,
kurse nesėr do tė na kthejnė nė brigadė...
Tė dy bashkė mezi e hapėn derėn qė
kishte ngrirė. Nė mes tė zdruktharisė flakėronte njė sobė hekuri e skuqur flakė
dhe pesė zdruktharė pa triko dhe pa kapele po punonin nė bankot e tyre tė
punės. Tė porsaardhurit u ulėn nė gjunjė para derės sė hapur tė sobės si tė
ishte perėndia i zjarrit, njė nga perėnditė e para tė njerėzimit. Pasi hoqėn
dorezat, ata nderėn drejt zjarrit duart qė kishin humbur ndieshmėrinė dhe nuk e
ndien menjėherė ngrohtėsinė. Pas njė minuti Grigorievi dhe Potashnikovi hoqėn
kapelet dhe zbėrthyen xhupat pa u ngritur nga vendi.
- Pėrse keni ardhur? - i pyeti
armiqėsisht njė zdrukthar.
- Ne jemi karpentierė. Do tė
punojmė kėtu, - tha Grigorievi.
- Me urdhėr tė Aleksandėr
Jevgenieviēit, - shtoi me nxitim Potashnikovi.
- A, domethėnė pėr ju na paska
thėnė pėrgjegjėsi i punimeve qė t'u japim sėpata? - pyeti Arnshtremi, njė usta
i vjetėr, qė po zdrukthonte nė njė cep ca bishta pėr lopata.
- Pėr ne, pėr ne...
- Na, merrini, - tha Arnshtremi,
duke i vėshtruar me mosbesim. - Ja tek keni dy sėpata, sharrėn dhe
dhembhapėsin. Dhembhapėsin e ktheni pėrsėri. Ja tek keni dhe sėpatėn time, mė
bėni njė bisht.
Arnshtremi buzėqeshi.
- Normėn ditore pėr bishta
sėpatash e keni tridhjetė copė, - tha ai.
Grigorievi mori nga dora e
Arnshtremit njė copė druri dhe filloi ta gdhendėte. Ra sirena e drekės.
Arnshtremi, pa i hequr ende rrobat, filloi tė
shikonte pa thėnė asnjė fjalė punėn e Grigorievit.
- Tani e ke rradhėn ti, - i tha ai
Potashnikovit.
Potashnikovi e vuri drurin mbi njė
kėrcu, mori sėpatėn nga duart e Grigorievit dhe filloi tė gdhendte.
Marangozėt kishin vajtur pėr tė
ngrėnė, kėshtu qė nė zdrukthari nuk kishte njeri tjetėr pėrveē atyre tė treve.
- Na, merrni dy bishtat e mi, -
Arnshtremi i dha Grigorievit dy bishta tė gatshėm, - dhe ua vini sėpatave.
Mprihni sharrėn. Sot dhe nesėr ngrohuni tek soba. Pasnesėr shkoni atje nga
erdhėt. Merrni dhe njė copė bukė pėr drekėn.
Sot dhe nesėr ata u ngrohėn tek
soba, kurse tė pasnesėrmen tė ftohtit ra menjėherė deri nė 30 gradė. Dimri
ishte nė tė dalė.
NORMA INDIVIDUALE
Nė mbrėmje, duke mbledhur metrin,
normisti tha se tė nesėrmen do t'i jepte Dugajevit njė normė individuale.
Brigadieri qė ndodhej pranė dhe i lutej normistit t'i jepte borxh "nja
dhjetė kubikė deri tė pasnesėrmen", papritmas heshti dhe filloi tė sodiste
yllin e mbrėmjes qė kish nisur tė vezullonte prapa kreshtės sė kodrės.
Baranovi, "ortaku" i
Dugajevit, qė ishte duke ndihmuar normistin tė maste punėn e bėrė, mori lopatėn
dhe filloi tė pastronte ballin e frontit, megjithėse e kishte pastruar me kohė.
Dugajevi ishte njėzet e tre vjeē
dhe ēdo gjė qė shihte e dėgjonte kėtu mė shumė e habiste se sa e trembte.
Brigada u mblodh pėr apel, dorėzoi
instrumentat dhe rreshti i ērregullt i tė arrestuarve u kthye nė barakė. Dita e
mundimshme mbaroi. Nė mensė Dugajevi, pa u ulur fare, piu drejt e nga gaveta porcionin e supės sė
ftohtė dhe tė yndyrshme me elb. Buka
shpėrndahej qė nė mėngjes pėr tė gjithė ditėn dhe ishte ngrėnė prej kohėsh.
Donte tė pinte njė cigare. Pa rreth e rrotull pėr tė gjetur njė njeri, tė cilit
mund t'i kėrkonte njė bisht cigare. Nė pezulin e dritares Baranovi po
pėshtillte nė njė letėr ca grimca mahorke nga njė qese duhani e kthyer. Pasi i
mblodhi tė gjitha me kujdes, Baranovi pėshtolli njė cigare tė hollė dhe ia
zgjati Dugajevit.
- Na pije, mė lėr edhe mua, - i
tha ai.
Dugajevi u ēudit, sepse ai dhe
Baranovi nuk kishin miqėsi. Por nė uri, tė ftohtė dhe pagjumėsi nuk mund tė
lidhėsh asnjė miqėsi, dhe Dugajevi, megjithėse nė moshė tė re, e kishte kuptuar
falsitetin e fjalės sė urtė pėr miqėsinė qė provohet nė fatkeqėsi dhe mjerim.
Qė miqėsia tė jetė miqėsi, duhet qė themeli i saj i fortė tė jetė hedhur qė
atėherė, kur kushtet e jetesės nuk kanė arritur atė cakun e fundit, pas tė
cilit tek njeriu nuk ka mė asgjė njerėzore, por ka vetėm mosbesim, inat dhe
gėnjeshtėr. Dugajevit i kujtohej mirė fjala e urtė e veriut, tre kėshillat pėr
tė burgosurit: mos beso, mos ki frikė, mos lyp...
Dugajevi thithi me etje tymin e
ėmbėl tė mahorkės dhe iu muarėn mendtė.
- Po mė ikin forcat, - tha ai.
Baranovi heshti.
Dugajevi u kthye nė barakė, u
shtri dhe mbylli sytė. Kohėt e fundit
flinte keq, uria nuk e linte tė flinte si duhet. Endėrrat qė shihte ishin
shumė tė mundimshme - franxholla, supėra tė yndyrshme qė nxjerrin avull...
Gjumi nuk e zuri shpejt dhe megjithatė njė gjysmė ore para sinjalit tė zgjimit
i kishte hapur sytė.
Brigada erdhi nė vendin e punės.
Tė gjithė u shpėrndanė nėpėr frontet e tyre.
- Ti do tė presėsh, - i tha
brigadieri Dugajevit. Do tė ta caktojė punėn vetė normisti.
Dugajevi u ul pėrtokė. Ai ishte
raskapitur tanimė kaq shumė, sa mund ta shihte me mospėrfilljen mė tė plotė ēdo
ndryshim nė fatin e tij.
Gjėmuan karrocat e dorės nėpėr
trap, kėrcitėn lopatat nėpėr gurė.
-Eja kėtu, - i tha normisti
Dugajevit. - Ja tek e ke vendin. -Ai mati kubaturėn e frontit dhe vendosi njė
shenjė - njė copė kuarc.
- Deri kėtu, - tha ai. - Trapisti
do tė vendosė dėrrasat deri te trapi kryesor. Do tė shkarkosh atje, ku
shkarkojnė tė gjithė. Ja tek i ke lopatėn, qylykun, qysqinė dhe karrocėn.Fillo.
Dugajevi filloi i bindur punėn.
-Edhe mė mirė, - mendoi ai. -
Asnjė nga shokėt nuk do tė mė mėrmėrisė nėpėr dhėmbė se punoj keq. Kėta ish
fshatarė nuk janė tė detyruar ta kuptojnė apo ta dinė se Dugajevi ėshtė i
pastėrvitur nė kėto punė, se menjėherė pas shkollės ai filloi tė studionte nė
universitet, kurse bankėn universitare e kėmbeu me kėtė frontin kėtu. Sikush
pėr vete. Ata nuk janė tė detyruar, nuk kanė pse ta kuptojnė qė ai ėshtė
sfilitur nga uria prej kohėsh, qė ai nuk di tė vjedhė. Aftėsia pėr tė vjedhur
ėshtė virtyti i parė kėtu nė veri nė tė gjithė llojshmėrinė e saj, duke filluar
me bukėn e shokut dhe duke mbaruar me sigurimin e mijėra pėrfitimeve nga
komanda pėr arritje tė paqėna, pėr realizime tė rreme. Asnjeri nuk do t'ia dijė
qė Dugajevi nuk mund ta durojė ditėn e punės 16 orėshe.
Dugajevi transportonte, gėrmonte,
mbushte karrocėn, prapė transportonte dhe prapė gėrmonte dhe mbushte.
Pas pushimit tė drekės erdhi
normisti, pa punėn qė kishte bėrė Dugajevi dhe iku pa thėnė asnjė fjalė...
Dugajevi pėrsėri gėrmonte, mbushte karrocėn. Deri tek shenja e kuarcit ishte
ende shumė larg.
Nė mbrėmje normisti erdhi pėrsėri
dhe hapi metrin-shirit. Ai mati punėn qė kishte bėrė Dugajevi.
- Njėzet e pesė pėrqind, - tha ai
dhe vėshtroi Dugajevin. - Njėzet e
pesė pėrqind. E dėgjove?
- E dėgjova, - tha Dugajevi. - Atė
e ēuditi kjo shifėr.
Puna ishte kaq e rėndė, kaq pak
gurė kapte lopata, kaq e vėshtirė ishte tė
gėrmoje. Shifra prej njėzet e pesė pėrqind tė normės iu duk Dugajevit shumė
e madhe. I ishin mpirė pulpat, nga shtytja e
karrocės, i dhimbnin krahėt, duart, koka. Ndjenjėn e urisė e kishte humbur
prej kohėsh. Dugajevi hante, sepse shihte qė hanin tė tjerėt. Njė zė i
brendshėm sikur i thoshte: duhet tė hash. Por ai nuk donte tė hante.
- Epo, mirė, - i tha normisti duke
ikur. - Mbeē me shėndet.
Nė darkė Dugajevin e thirri
hetuesi. Ai iu pėrgjigj katėr pyetjeve: emri, mbiemri, neni, afati. Katėr
pyetje qė i bėhen njė tė burgosuri tridhjetė herė nė ditė. Pastaj Dugajevi shkoi tė flinte. Ditėn tjetėr
ai punoi pėrsėri me brigadėn, me Baranovin, kurse natėn e ditės sė pasnesėrme
ushtarėt e ēuan pas stallės sė kuajve dhe nėpėr njė shteg e ēuan afėr pyllit,
afėr njė vendi, ku ishte njė gardh i lartė me telat me gjemba tė shtrira
pėrsipėr, i cili nuk linte tė dukej njė grykė e vogėl, dhe nga ku netėve
dėgjohej uturima e largėt e traktorėve. Dhe kur e kuptoi se si ishte puna,
Dugajevit i erdhi keq qė kishte punuar mė kot, qė ishte munduar mė kot atė
ditėn e tij tė fundit.
PAKOJA
Pakot dorėzoheshin nė truproje. Brigadierėt verifikonin
identitetin e marrėsit. Kompensata thyhej dhe kėrciste nė njė mėnyrė tė
veēantė, siē kėrcasin kompensatat. Drurėt e kėtushėm nuk thyheshin kėshtu, nuk
ulurinin me tė tillė zė. Pas njė barrjere me stola, njerėz me duar tė pastėrta
dhe me uniforma ushtarake si tepėr tė rregullta hapnin, kontrollonin, tundnin
dhe dorėzonin. Kutitė e pakove, qė mezi kishin mbetur gjallė nga njė udhėtim i
gjatė prej disa muajėsh, tė hedhura me shkathtėsi, binin nė dysheme dhe
ēaheshin. Nėpėr dysheme shpėrndaheshin pafka sheqeri, fruta tė thara, qepė tė
kalbura, pako tė shtypura me duhan. Askush nuk i mblidhte ato qė binin dhe
shpėrndaheshin pėrtokė. Tė zotėt e pakove nuk protestonin, tė mirrje njė pako
ishte mrekullia e mrekullive.
Afėr truprojes rrinin rojet e shoqėrimit
me pushkė nė duar, nė mjegullėn e bardhė tė ngrirė lėviznin ca figura tė
panjohura.
Unė po rrija pranė murit dhe po
prisja radhėn. Ja kėto copat bojėqielli sikur s'janė akull! Mor po ato janė
sheqer! Sheqer! Sheqer! Nuk do tė kalojė vetėm se njė orė dhe unė do tė mbaj nė
duar ca copa tė tilla dhe ato do tė shkrihen. Ato do tė shkrihen vetėm nė gojė!
Njė copė e tillė mua mė mjafton pėr dy herė, pėr tri herė.
Po duhani! Duhan kontinenti,
"Biellka" ose "Kremenēug No 2" nga Jarosllavi. Do tė pij duhan,
do t'i qeras tė gjithė, tė gjithė, tė gjithė, dhe para sė gjithash ata qė ma
kanė dhėnė pėr ta thithur cigaren gjatė tė gjithė kėtij viti. Duhan kontinenti!
Nė racion ne na jepnin edhe duhan qė e hiqnin nga depot e ushtrisė pėr shkak se
kishte kaluar afati i ruajtjes. Kjo ishte njė aventurė me pėrpjestime gjigande,
sepse nė kamp sillnin tė gjitha ato produkte qė e kalonin "afatin e
ruajtjes". Por tani do tė pij duhan tė vėrtetė. Nė rast se gruaja nuk e di
se duhani duhet tė jetė sa mė i fortė, dikush do t'ia ketė thėnė.
- Mbiemri?
Pakoja kėrciti dhe nga arka u
derdhėn kumbulla tė thata, kokėrra tė lėkurta kumbullash tė thara. Po sheqeri
ku ėshtė? Edhe kumbulla nuk ka mė shumė se dy tre grushte...
-
Tė paskan dėrguar ēizme me shollė! Ēizme pilotėsh! Ha-ha-ha! Me shollė kauēuku! Ha-ha-ha! Si
tė komandantit tė minierės. Na, merri!
Unė po rrija si i hutuar. Ē'mė
duhen mua ēizmet? Kėtu mund tė veshėsh
ēizme vetėm nė ditėt e festave, mirėpo festa nuk kishte. Tjetėr punė do tė
ishte sikur ēizmet tė qenė me lėkurė dreri,
torbaza , apo valenki tė zakonshme. Ēizmet me gjysma kauēuku sikur janė
tepėr elegante... sikur nuk shkojnė. Pastaj ....
- Ej, dėgjo kėtu, - njė dorė mė
preku nė sup.
U ktheva nė mėnyrė tė tillė qė tė
mund tė shihja dhe ēizmet, dhe arkėn, nė fundin e tė cilės kishte pak kumbulla
tė thara, dhe komandandantėt, dhe fytyrėn e njeriut qė mė kishte kapur pėr
supi. Ky ishte Andrej Bojko, mbikqyrėsi i minierės sonė.
Dhe Bojko filloi tė pėshpėriste me
nxitim:
- M'i shit mua kėto ēizme. Do tė jap paratė. Njėqind rubla. Pastaj ti nuk i shpie dot
as deri nė barakė, se t'i marrin, t'i rrėmbejnė ata, - dhe Bojko shėnoi me
gisht nga mjegulla e bardhė. - Kurse nė barakė do tė t'i vjedhin. Qė natėn e
parė.
- Ti vetė ke pėr tė m'i dėrguar, - mendova
me vete. - Mirė, mė jep paratė.
- E sheh, ē'njeri jam unė! - Bojko numėroi
paratė. - Nuk tė gėnjej, siē bėjnė tė tjerėt. Tė thashė njėqind dhe ja tek po
tė jap njėqind. - Bojko kishte frikė se mos kishte dhėnė mė tepėr.
I palosa paratė e fėlliqura mė katėrsh, mė
tetėsh dhe i fsheha nė xhepin e patanllonave. Kumbullat e thara i derdha nga
arka nė njė xhaketė marinare, xhepat e sė cilės i kisha hequr pėr tė bėrė qese
duhani.
Do tė blej gjalp! Njė kilogram gjalp! Dhe do ta ha me
bukė, me supė, me bollgur. Edhe sheqer! Edhe ēantė do t'i marr ndonjėrit,
ndonjė torbė me lidhėse meshini. Ēdo i burgosur qė ka njė farė dinjiteti mban
patjetėr njė torbė tė tillė. Vjedhėsit nuk mbajnė torba.
U ktheva nė barakė. Tė gjithė
ishin shtrirė nė shtratin prej dėrrase, vetėm Efremovi ishte ulur dhe kishte
vėnė duart nė sobėn qė ishte duke u ftohur. Ai zgjatej me fytyrė nga ngrohtėsia
qė po zhdukej, sikur tė kishte frikė se mos e merrte ana dhe shkėputej nga
soba.
- Pėrse nuk i hedh dru?
Erdhi dezhurni.
- Radhėn e dezhurnit e ka
Efremovi! Brigadieri mė tha: le t'i marrė ku tė dojė, mjafton qė tė ketė dru.
Nuk tė lė tė flesh, kot e ke. Shko mė mirė sa nuk ėshtė bėrė vonė.
Efremovi u vėrsul tek dera e
barakės.
- Ku e ke pakon?
- Kishim gabuar...
Unė shkova me vrap nė dyqan.
Sharapenko, pėrgjegjesi i dyqanit, po tregtonte akoma. Nė dyqan nuk kishte
asnjeri.
- Shaparenko, unė dua bukė e
gjalp.
- Do mė marrėsh nė qafė ti mua,-
tha Sharapenko.
- Na merr sa do. E sheh sa shumė para
qė kam?
- E sa mund tė ketė njė gallof si
ti? Merr bukėn e gjalpin shpejt dhe m'u hiq qafe.
Pėr
sheqer harrova t'i them. Mora njė kilogram gjalp. Njė kilogram bukė. Do tė
shkoj tek Semjon Shejnini. Shejnini ishte ish referenti i Kirovit, qė akoma nuk
ishte pushkatuar nė kėtė kohė. Dikur kishim punuar bashkė nė njė brigadė, por
fati na kishte ndarė.
Shejnini ishte nė barakė.
- Eja tė hamė. Bukė, gjalp.
Sytė e uritur tė Shejninit fillun tė
shkėlqenin.
- Tani po vė ujė pėr t'u vluar...
- Nuk ka nevojė pėr ujė tė
vluar...
- Jo, jo. Ja nė ēast,- dhe u
zhduk.
Nė kėtė ēast dikush mė goditi me
njė gjė tė rėndė nė kokė dhe kur unė u ngrita nė kėmbė, kur erdha nė vete,
ēanta ishte zhdukur. Tė gjithė ishin nėpėr vendet e tyre dhe po mė shikonin me
njė gėzim tėrė inat. Kjo zbavitje ishte e cilėsisė mė tė lartė. Nė kėto raste
gėzimi ishte i dyfishtė: e para, sepse dikush e kishte pėsuar, e dyta, sepse
nuk e kisha pėsuar unė vetė. Kjo nuk ishte zili, jo.
Nuk qava. Mezi kisha shpėtuar
gjallė. Kanė kaluar tridhjetė vjet dhe mė kujtohen fare mirė barraka gjysmė e
errėt, fytyrat e liga dhe tė gėzuara tė shokėve tė mij, shkopi i lagur nė
dysheme, faqet e zbehta tė Shejninit.
Shkova pėrsėri nė dyqan. Nuk
kėrkova mė gjalp, nuk kėrkova as sheqer. Kėrkova vetėm bukė, u ktheva nė
barakė, "shkriva" ca dėborė dhe fillova tė zieja kumbulla tė thara.
Baraka kishte rėnė nė gjumė -
rėnkonte, gėrrhiste, kollitej. Ne ishim tre vetė qė zienim pranė sobės secili
gjėnė e vet. Sincovi kishte vėnė pėr tė vluar njė kore buke, qė e kishte
ruajtur nga dreka, pasi donte ta hante tė zbutur, tė ngrohtė dhe qė tė pinte
pastaj me etje ujin e vluar prej dėbore, qė vinte era shi dhe bukė. Kurse
Gubarjovi kishte futur nė gavetė ca gjethe lakre tė ngrirė. Ky dredharak ishte
me fat. Lakra lėshonte njė aromė, si tė ishte borshi mė i mirė ukrainas! Kurse
unė po zieja kumbullat e thara tė pakos. Asnjėri prej nesh nuk mund tė rrinte
pa shikuar nė enėn e tjetrit.
Dikush e hapi me shqelm derėn e
barakės. Nga reja e avullit tė ngrirė
dolėn dy ushtarakė. Njėri mė i ri, komandanti i kampit Kovalenko, tjetri mė
i vjetėr, komandanti i minierės Rjabov. Rjabovi kishte mbathur ēizme pilotėsh,
ēizmet e mia! Me zor e kuptova se e kisha gabim, ēizmet ishin tė Rjabovit.
Kovalenko u turr drejt sobės, duke
tundur qylykun qė kishte sjellė me vete.
- Prapė i paskeni vėnė kusitė! Ua
tregoj unė tani kusitė! Ua tregoj unė si tė mblidhni plehra kėtu!
Kovalenko i rrėzoi pėrdhe kusitė
me supė, koren e bukės dhe gjethet e lakrės, me kumbullat e thara dhe shpoi me
qylyk fundin e ēdo kusie.
Rjabovi ngrohte duart tek tubi i
sobės.
- Deri sa ka kusi, ka edhe pėr tė
zjerė, - tha Kovalenko, duke i shkelur kusitė me kėmbė.
Komandantėt dolėn dhe ne filluam
tė drejtojmė kusitė e shtypura dhe tė mbledhim secili tė veten: unė kumbullat,
Sincovi bukėn e njomur dhe pa formė, Gubarjovi copat qė kishin mbetur nga
gjethet e lakrės. I hėngrėm menjėherė, sepse vetėm kėshtu ishim mė tė sigurt.
Unė gėlltita disa kumbulla dhe
fjeta. Kisha kohė qė isha mėsuar tė mė zėrė gjumi para se tė mė ngroheshin
kėmbėt. dikur nuk kisha mundur ta bėja njė gjė tė tillė, por pėrvoja, pėrvoja!
Gjumi ishte si njė farė harrimi.
Jeta po mė kthehej si njė ėndėrr,
pėrsėri u hapėn dyert: ca shtėllunga tė bardha avulli qė ndereshin mbi dysheme
dhe kishin arritur deri nė murin mė tė largėt tė barakės; ca njerėz me xhupa tė
bardhė dhe tė errėt, qė tė mbytnin me erė nga qė ishin tė rinj dhe tė
papėrdorur, dhe diēka e palėvizshme, por e gjallė dhe hungėrritėse, qė u shemb
pėrdhe...
Dezhurni qė pėrkulej nė mėdyshje,
por nė njė pozė tėrė nderim para peliēeve tė mbikqyrėsve.
- Ky ėshtė i juaji? - dhe
mbikqyrėsi tregoi lėmshin e rreckave tė fėlliqura nė dysheme.
- Ky ėshtė Efremovi, - tha
dezhurni.
- E mori vesh, besoj, se si vidhen drutė e botės
Efremovi pėr disa javė me radhė
ndenji shtrirė pranė meje, deri sa e hoqėn qė andej dhe vdiq nė qytezėn e
invalidėve. Atij i kishin "kėputur kėrthizėn". Mjeshtėr tė kėsaj pune
nė minierė kishte sa tė donje. Ai nuk ankohej, rrinte shtrirė dhe rėnkonte me
zė tė ulėt.
SHIU
Ishte dita e tretė qė ne po
gėrrmonim nė njė poligon tė ri. Secili kishte frontin e vet dhe pėr tri ditė
asnjėri nuk shkoi mė thellė se njė gjysmė metri. Asnjėri nuk kishte arritur
deri nė shkėmbin e ngrirė, megjithėse si qysqitė, ashtu dhe qylykėt futeshin pa
asnjė pengesė, gjė qė ishte njė rast i rrallė. Farkėtarėt nuk kishin nevojė tė
"mprihnin" veglat, sepse punonte vetėm brigada jonė. E gjithė kjo
ndodhte pėr shkak tė shiut. Kishte tri ditė e tri netė qė binte pa pushuar shi.
Nė tokėn shkėmbore nuk mund ta kuptoje nėse shiu kishte njė orė apo njė muaj qė
binte. Njė shi i imėt dhe i ftohtė. Brigadat fqinje i kishin hequr nga puna
prej kohėsh dhe i kishin ēuar nė shtėpi, por ato ishin brigada tė vjedhėsve. Ne
nuk kishim forca bile as pėr tė patur zili.
Pėrgjegjėsi i grupit me pelerinėn
e madhe prej mushamaje tė lagur qull dhe me njė kapuē me majė tė mprehtė si
piramidė vinte rrallė. Komanda kishte varur shpresa tė mėdha tek shiu, tek
kamxhikėt e hollė e tė kallkantė tė ujit qė binin mbi kurrizet tona. Kishim
kohė qė ishim lagur e bėrė qull, nuk mund tė them deri nė kėmishė tė trupit,
sepse kėmisha ne nuk kishim fare. Llogaritja e fshehtė primitive e komandės
ishte qė tė ftohtit dhe shiu tė na detyronin tė punonim. Por urrejtja pėr punėn
ishte akoma mė e madhe dhe ēdo mbrėmje pėrgjegjėsi i grupit duke sharė e duke
mallkuar lėshonte nė gropėn e frontit metrin e tij tė drunjtė me shkallėzime tė
gdhendura. Roja i shoqėrimit na ruante duke u fshehur nėn "kėpurdhė",
njė instalim i njohur mirė nėpėr kampe.
Ne nuk mund tė dilnim nga gropat e
fronteve, sepse na pushkatonin menjėherė. Nga njė front nė tjetrin mund tė
lėvizte vetėm brigadieri ynė. Nuk mund t'i thėrrisnim as njėri-tjetrit, sepse
do tė pushkatoheshim. Prandaj rrinim tė heshtur, tė futur deri nė brez nė dhe,
nė gropat e gurta, nė frontet qė shtriheshin si njė varg i gjatė nė bregun e
njė pėrroi tė tharė.
Gjatė natės ne nuk arrinim t'i
ternim xhaketat tona treēerekshe, kurse gjimnastjorkat dhe pantallonat i thanim
natėn me ngrohtėsinė e trupit dhe arrinim gati-gati t'i thanim plotėsisht
Sidoqė isha i uritur dhe i
xhindosur, unė e dija se asgjė nė botė nuk mund tė mė detyrojė tė vras veten.
Pikėrisht nė kėtė kohė fillova tė kuptoj thelbin e instinktit tė madh tė jetės,
tė asaj cilėsie, me tė cilėn ėshtė i pajisur nė shkallėn mė tė lartė njeriu.
Unė kisha parė se si drobiteshin dhe vdisnin
kuajt tanė - nuk mund tė shprehem ndryshe, nuk mund tė pėrdor folje tė
tjera. Kuajt nuk kishin asnjė dallim nga njerėzit. Ata vdisnin nga Veriu,
nga puna tej fuqive, ushqimi i keq, rrahjet - dhe megjithėse tė gjitha kėto i
kishin nė njė pėrpjestim shumė mė tė vogėl se njerėzit - ata vdisnin mė pėrpara
se njerėzit. Dhe unė kuptova gjėnė mė kryesore, se njeriu u bė njeri jo sepse
ėshtė njė krijim i Zotit dhe pse kishte njė thua ēuditėrisht tė madh nė ēdo
gisht tė dorės. Por sepse ai ishte FIZIKISHT mė i fortė, mė i durueshėm se tė
gjitha kafshėt, kurse mė vonė sepse e detyroi fillesėn e tij shpirtėrore t'i
shėrbente fillesės fizike.
Ja pėr tė gjitha kėto rrija e mendoja
pėr tė qindtėn herė nė gropėn time. Unė e dija se nuk do ta vras veten, sepse e
kisha verifikuar forcėn time jetėsore. Nė njė gropė tė tillė, vetėm se mė tė
thellė, para disa kohėsh isha pėrpjekur tė gėrrmoja me qylyk njė shkėmb tė
madh. Pėr disa ditė me radhė u pėrpoqa ta ēliroja me kujdes peshėn e tij tė
tmerrshme. Nga kjo peshė e tmerrshme dhe e ligė desha tė krijoja diēka tė
bukur, sikundėr thotė njė poet rus. Desha tė shpėtoj jetėn time, duke thyer
kėmbėn. Ky ishte me tė vėrtetė njė qėllim i bukur, njė dukuri plotėsisht e
karakterit estetik. Guri duhej tė rrėzohej dhe tė mė capėrlonte kėmbėn. Dhe unė
tė bėhesha invalid pėr gjithė jetėn! Kjo ėndėrr e ethėshme ishte duke u
pėrllogaritur dhe unė vetėm sa po bėja gati vendin ku tė vendosja kėmbėn, pėrfytyrova
lėvizjen e lehtė, me tė cilėn do ta kthej qylykun, dhe... shkėmbi do tė bjerė.
Dita, ora dhe minuta ishin caktuar dhe erdhėn. Vendosa kėmbėn e djathtė nėn
shkėmbin e varur, mburra veten pėr qetėsinė qė po tregoja, ngrita dorėn dhe e
ktheva qylykun e vendosur nėn shkėmb, si tė ishte njė levė. Dhe shkėmbi u
rrokullis nėpėr shpat nė vendin e caktuar dhe tė pėrllogaritur. Por as vetė nuk
e di se si ndodhi, por unė e tėrhoqa kėmbėn anash. Nė gropėn e ngushtė kėmba u
pėrndrydh. Dy mavijosje, tre gėrvishtje - ky ishte i gjithė rezultati i kėsaj
pune tė organizuar pėr bukuri.
Dhe e kuptova se nuk vlej tė futem as nė kategorinė e
dėmtuesve tė gjymtyrėve, as tė vetėvrasėsve. Nuk mė mbetej gjė tjetėr vetėm se
tė prisja gjersa njė mossukses i vogėl tė zėvėndėsohej me njė sukses tė vogėl,
gjersa mossuksesi i madh tė ketė marrė fund. "Suksesi" mė i afėrt
ishte mbarimi i ditės sė punės, tre gėllėnjka supė tė ngrohtė, bile edhe sikur
supa tė jetė e ftohtė, ajo mund tė ngrohet tek soba prej llamarine, aq mė tepėr
qė kusinė, njė kuti konserve trilitroshe, e kam. Sa pėr tė pirė njė cigare, ose
mė mirė pėr tė thithur disa herė njė bisht cigareje, kam pėr t'i kėrkuar
dezhurnit tė barakės, Stepanit.
Ja, pra, kėshtu, duke pėrzierė nė
tru ēėshtjet "kozmike" me vogėlsirat, po prisja, i njomur deri nė
palcė, por i qetė. Mos ishin vallė kėto arsyetime njė
ushtrim i trurit? Nė asnjė mėnyrė. Tė gjitha kėto ishin tė natyrshme, ato
ishin vetė jeta. Unė e kuptoja se trupi, domethėnė dhe qelizat e trurit marrin
njė ushqim tė pamjaftueshėm, turi im ka kohė qė jeton me njė dietė urie dhe kjo
nė mėnyrė tė pashmangshme do tė reflektohet me ēmenduri, sklerozė tė hershme
ose me ndonjė gjė tjetėr... Dhe ndjeja gėzim tek mendoja se nuk do tė jem i
gjallė, nuk do tė jetoj dot deri sa tė mė zėrė skleroza. Dhe shiu binte.
M'u kujtua gruaja qė pati kaluar
mbrėmė pranė nesh pa ēarė kokėn pėr thirrjet e rojes sė shoqėrimit. Ne e
pėrshėndetėm atė dhe ajo na u duk bukuroshe, ishte gruaja e parė qė shihnim pas
tre vjetėsh. Ajo na e bėri me dorė, tregoi qiellin, shėnoi diku nė njė qoshe tė
horizontit dhe thirri: "Sė shpejti, djema, sė shpejti". Njė ulurimė
gėzimi u dėgjua si pėrgjigje. Unė nuk e pata parė mė herė tjetėr, por gjatė tė
gjithė jetės e kam kujtuar, si diti ajo tė na kuptonte dhe tė na ngushėllonte!
Ajo tregoi me dorė nga qielli duke mos patur parasysh jetėn e pėrtejme. Jo, ajo
po na tregonte vetėm se dielli i padukshėm po varej drejt perėndimit dhe sė
shpejti mbaron dita jonė e punės. Ajo na pėrsėriti nė mėnyrėn e saj fjalėt e Gėtes
pėr majat e maleve. Pėr mėnēurinė e kėsaj gruaje tė thjeshtė, tė njė
ish-prostitute apo qė ende ishte prostitutė, sepse asnjė grua tjetėr, pėrveē
prostitutave, nuk kish atėherė ndėr kėto vise, ja, pra, pėr mėnēurinė e saj,
pėr madhėshtinė e zemrės sė saj isha duke menduar unė dhe fėshfėrima e shiut
ishte njė sfond i mirė tingėllor pėr kėto mendime. Bregu shkėmbor i pėrhimėt,
malet e pėrhimta, shiu i pėrhimėt, qielli i pėrhimėt, njerėzit me rroba tė
grisura dhe tė pėrhimta - tė gjithė ishin shumė tė butė, tė harmonizuar shumė
mirė njėri me tjetrėn. Tė gjithė formonin njėfarė harmonie tė vetme ngjyrash,
njė harmoni qė dukej sikur ishte krijuar nga djalli.
Dhe nė kėtė ēast u dėgjua njė
britmė e dobėt nga gropa fqinje. Pėr fqinj kisha njė farė Rozovski, njė agronom
i moshuar, dijenitė e mėdha tė tė cilit pėr specialitetin, sikundėr dhe
dijenitė e mjekėve, inxhinjerėve, ekonomistėve nuk mund tė gjenin kėtu aplikim.
Ai mė thirri me emėr dhe unė iu pėrgjigja, pa i kushtuar vėmėndje xhestit
kėrcėnues tė rojes sė shoqėrimit qė nga larg, nga poshtė "kėpurdhės".
- Mė dėgjoni, - thėrriste ai, - mė
dėgjoni! Kam kohė qė e kam menduar! Unė e kam kuptuar se jeta nuk ka kuptim... Nuk
ka ...
Atėherė unė kėrceva jashtė gropės
sime dhe shkova me vrap pranė tij, para se ai t'u vėrsulej rojeve tė
shoqėrimit. Tė dy rojet e shoqėrimit po afroheshin.
-
Ai ėshtė i sėmurė, - thashė unė.
Nė kėtė kohė u dėgjua sirena e
largėt, e shurdhuar nga shiu, dhe ne filluam tė viheshim nė rresht.
Unė pata punuar edhe pėr njė farė
kohe me Rozovskin, derisa ai u hodh nėn rrotat e njė vagoni tė ngarkuar qė po
zbriste nga mali. Ai futi kėmbėn nė rrotė, por vagoni e kapėrceu, bile nuk i la asnjė
mavijosje. Megjithatė, kundėr tij nisėn njė "proces" pėr tentativė
vetėvrasjeje, ai u dėnua dhe ne u ndamė, sepse ka njė rregull qė pas gjyqit i
dėnuari nuk dėrgohet kurrė nė vendin e mėparshėm. Hetuesi, dėshmitarėt kanė
frikėn e hakmarrjes nė "gjaknxehtėsi e sipėr". Ky ėshtė njė rregull i
menēur. Por nė lidhje me Rozovskin ai edhe mund tė mos zbatohej.
"KANTI"
Sopat ishin tė bardhė, me njė
nuancė tė kaltėreme, sikur tė ishin koka prej sheqeri. Tė rrumbullaktė dhe tė
xhveshur, ata ishin tė mbuluar me njė shtresė tė hollė dėbore qė ishte ngjeshur
nga erėrat. Nėpėr gryka dėbora ishte e thellė dhe e ngurtėsuar, bile mund ta
mbante edhe njeriun, kurse nė shpatet e sopave sikur fryhej nė formėn e disa
flluskave tė mėdha. Kėto ishin kaēube pishe, qė ishin shtrirė pėrtokė pėr tė
kaluar gjumin e dimrit para se tė binte dėbora e parė. Pikėrisht pėr ato kishim
nevojė.
Nga tė gjithė drunjtė e veriut mė shumė nga tė
gjithė kisha qejf pishėn e veriut, tė quajtur kedraē.
Prej kohėsh e kisha kuptuar dhe mė
ishte e shtrenjtė ajo ngucje pėr t'u patur zili, me tė cilėn natyra e varfėr e
veriut pėrpiqej tė ndante me njeriun, qė ishte po aq i varfėr sa edhe ajo, atė
pasuri tė vogėl qė kishte - tė lulėzonte sa mė parė pėr tė me tė gjitha
ngjyrat. Brenda javės ndodhte qė ēdo gjė lulėzonte plotėsisht, ndėrsa brenda
njė muaji me tė nisur vera malet, tė ndritura nga rrezet e diellit qė pothuajse
nuk kishte tė perėnduar, pėrskuqnin nga belushi dhe nxinin nga borronicat nė
ngjyrė tė kaltėrt tė errėt. Nėpėr kaēubat e ulta, bile s'kishte nevoje tė
ngrije as krahun, mbushej dora me kokrrat e mėdha, tė verdha tė vollės. Kishte
dhe trėndafila tė egjėr me erė mjalti. Petalet ngjyrė rozė tė trėndafilit tė
egėr ishin kėtu tė vetmet lule qė vinin era lule, ndėrsa tė gjitha lulet e
tjera kundėrmonin era lagėshti, era kėnetė, dhe kjo pėrputhej plotėsisht me
heshtjen pranverore tė zogjve, me heshtjen e pyllit me pisha, ku degėt
mengadalė visheshin me halat e gjelbėrta. Trėndafili i egėr i ruante frutat
deri kur fillonin ngricat dhe qė nga poshtė dėborės na zgjaste ne frutat e veta
mishtake tė rrudhura, nėn lėkurėn e fortė ngjyrė vjollcė tė tė cilėve fshihej
njė tul i ėmbėl nė ngjyrė tė verdhė tė errėt. Unė e kisha parė me ē'gėzim vilet ndėrronin ngjyrat disa herė gjatė
verės, duke u bėrė herė trėdafili tė errta, herė tė gjelbėrta tė hapura, sikur
tė qenė tė pėshtjella me shevro tė ngjyrosur. Larshėt zgjasnin gishtrinjtė e
hollė me thonj tė gjelbėrt, ndėrsa kedri i trashė dhe qė futej kudo mbulonte
pjesėt e djegura tė pyllit.
Tė gjitha kėto janė gjėra tė
bukura, tė zhurmshme, zhvillohen me shpejtėsi, por ama vetėm gjatė verės, kur
bari i gjelbėrt pa shkėlqim pėrzihet me shkėlqimin e glazuruar tė shkėmbinjėve
si kamosh dhe tė ndritshėm nėn rrezet e diellit, tė cilėt papritmas del se nuk
janė as tė pėrhimė, as nė ngjyrė kafe, por tė gjelbėrt.
Nė dimėr tė gjitha kėto
zhdukeshin, mbuloheshin nga dėbora e shkrifėt,
qė erėrat e grumbullonin nėpėr gryka dhe e ngjeshnin nė mėnyrė tė tillė qė
pėr t'u ngjitur nė mal duheshin hapur shkallėza me sopatė. Nė pyll njė njeri
mund tė dukej qė njė vėrst larg, aq ishte i zhveshur ai. Dhe vetėm njė dru
ishte gjithnjė i gjelbėrt, gjithnjė i gjallė, dhe ky ishte bredhi, kedraēi me
gjelbėrim tė pėrhershėm. Ky ishte parashikuesi i kohės. Dy tri ditė para se tė
binte dėbora e parė, kur ditėn ishte akoma nxehtė dhe qielli ishte pa re dhe
pėr dimrin e afėrt nuk donte tė vriste mendjen askush, ky bredh papritmas
zgjaste nėpėr tokė putrat e tij tė mėdha dysazhenėshe1 , pėrkulte lehtėsisht trungun e tij tė madh tė zi, qė e
kishte nja dy grushta tė trashė dhe shtrihej pėrdhe. Kalonte njė ditė, dy,
delte ndonjė re, ndėrsa nė mbrėmje frynte shtrėngatė dhe binte dėborė. Kurse nė
vjeshtėn e vonė po tė mblidheshin re tė ulta tė pėrhitura dėbore, tė frynte erė
e ftohtė dhe bredhi nuk shtrihej, mund tė ishe krejt i sigurt se dėborė nuk do
tė binte.
Nė fund tė marsit, nė prill, kur
akoma nuk vinte era pranverė dhe ajri ishte si nė dimėr, i rralluar dhe i
thatė, bredhi papritmas ngrihej, shkundėte dėborėn nga rrobat e tij tė
gjelbėrta pak si tė kuqėrreme. Pas njė-dy ditėsh ndryshonte era, rrymat e
ngrohta tė ajrit sillnin pranverėn.
Bredhi ishte njė instrument shumė
i saktė, aq i saktė sa nga njė herė gėnjehej, sepse ngrihej kur fillonte tė
ngrohej koha, sidomos kur kjo kohė e ngrohtė zgjaste. Por pa u ftohur moti
mirė, ai pėrsėri futej pėrsėri me nxitim nė dėborė. Ndodhte dhe kėshtu: ndizje
nė mėngjes njė zjarr tė madh qė nė drekė
tė kishe ku tė ngrohje kėmbėt dhe duart, i hidhje zjarrit sa mė shumė dru dhe
shkoje nė punė. Pas dy-tri orėsh qė poshtė dėborės bredhi zgjaste degėt e tij
dhe fillonte dalėngadalė tė drejtohej, duke menduar se erdhi pranvera. Akoma pa
u shuar zjarri, bredhi pėrsėri shtrihej nė dėborė. Dimri kėtu ėshtė
shumėngjyrėsh: qielli i lartė ka ngjyrė tė kaltėrt tė mbyllur dhe toka ėshtė e
bardhė. Nė pranverė zbulohen rreckat e verdha si tė ndotura tė vjeshtės sė
kaluar dhe pėr njė kohė mjaft tė gjatė toka ėshtė e veshur me kėtė petk
varfanjaku deri sa gjelbėrimi i ri tė grumbullojė forca dhe ēdo gjė tė fillojė
tė lulėzojė, me ngut e vrullshėm. Dhe ja midis kėsaj pranvere tė trishtueshme,
tė kėtij dimri tė pamėshirshėm gjelbėronte dhe pėrshkėndiste qartė dhe nė
mėnyrė verbuese bredhi. Pėrveē kėsaj, nė kėtė dru kishte edhe kokrra, ca kokrra
tė vogla kedri. Kėto kokrra tė shijshme i ndanin midis tyre njerėzit, ketrat,
arinjtė, gjerėt.
Pasi zgjodhėm njė shesh nga ana e
kodrės qė nuk rrihej nga era, ne mblodhėm degė, tė vogla dhe mė tė mėdha,
shkulėm bar tė thatė nėpėr vėndet e pambuluara nga dėbora, tė cilėn e kishte
marrė era. Nga baraka
kishim sjellė me vete disa kongjij tė ndezur qė i kishim marrė para se tė
niseshim pėr nė punė nga soba e ndezur, sepse shkrepse nuk kishim.
Kongjijt i futėm nė njė kuti tė
madhe konservash me njė bisht tė bėrė prej teli dhe u kujdesėm gjatė tė gjithė
rrugės qė ata tė mos shuheshin. Pasi i nxora kongjijt nga kutija e konservės,
pasi u fryva dhe i afrova pranė njėri-tjetrit kongjijt qė ishin nė tė shuar,
ndeza zjarrin me bar tė thatė dhe degė tė holla. E mbulova zjarrin me degėt e
trasha dhe nuk kaloi shumė kohė dhe njė tym i kaltėrt filloi tė valvitej i
pasigurt nga era.
Kurrė nuk kisha punuar mė pėrpara
nė brigadat qė grumbullonin halat e bredhit. Mbledhja bėhej me duar, gjilpėrat
e thata dhe tė gjelbėrta tė shponin si pendėt e shpezėve tė egra. Mbushnim
thasėt me hala, kurse nė mbrėmje i dorėzonim pėr pėrpunim tek pėrgjegjėsi i
grupit. Pastaj halat i shpinin nė njė "kombinat vitaminash" tepėr
misterioz, ku halat i zienin dhe nxirrnin prej tyre njė ekstrakt tė trashė dhe
ngjitės nė ngjyrė tė verdhė tė errėt, qė kishte njė shije aq tė pėshtirė, sa
nuk mund tė pėrshkruhet dot. Kėtė ekstrakt na detyronin ta pinim apo ta hanim
(sikush si tė mundej) para se tė hanim drekėn. Por, me kėtė shije tė ekstraktit
shpesh prishej jo vetėm ushqimi i drekės, por dhe i darkės, dhe shumė vetė e
konsideronin kėtė "mjekim" si njė mjet plotėsues tė
"edukimit" nė kamp. Por po tė mos kishe "hapat" e kėtij
hilaēi me vete nė mensė nuk tė jepnin ushqim dhe pėr kėtė ishin shumė tė
rreptė. Skorbuti bėnte kėrrdinė kudo dhe bredhi ishte i vetmi mjet kundėr
skorbutit, i cili ishte aprovuar nga njerėzit e mjekėsisė. Besimi ngadhėnjen
mbi gjithēka dhe, megjithėse mė vonė u provua se ky preparat ishte krej i
pavlefshėm nė luftė kundėr sėmundjes sė skorbutit dhe prej tij hoqėn dorė,
ndėrsa "kombinatin e vitaminave" e mbyllėn, nė kohėn tonė njerėzit e
pinin kėtė lėng tė qelbur, pėshtynin pėr ta nxjerrė dhe shėroheshin nga
skorbuti. Ose nuk shėroheshin. Ose nuk e pinin dhe shėroheshin. Kudo kishte
plot trėndafilė tė egjėr, por ata nuk i mblidhte askush, nuk i pėrdorte askush
si mjet kundėr skorbutit .Nė instruksionin e ardhur nga Moska nuk thuhej asnjė
fjalė pėr trėndafilin e egėr. (Pas disa vjetėsh filluan tė sjellin fruta tė
trėndafilit tė egėr nga "kontinenti", por tek ne kurrė nuk u
organizua mbledhja e tij).
Si pėrfaqėsues tė vitaminės
"C" instruksioni pėrmendte vetėm halat e bredhit. Tani unė isha
grumbullues i kėsaj lėnde tė parė tė vyer - isha dobėsuar dhe nga miniera e
"arit" mė ēuan pėr tė "qėmtuar hala".
- Do tė shkosh pėr hala, - mė tha
nė mėngjes kartelisti. - Po tė jap "kant" pėr disa ditė.
"Kant" ishte njė term
shumė i pėrhapur i kampit. Ai shėnonte njė farė pushimi, por jo ndonjė pushim
tė plotė (nė kėtė rast nė kamp thonė "po
mufatet" ose "u mufat sot"), por njė punė tė tillė, gjatė tė
cilės njeriu nuk rraskapitet nga puna, pra njė punė tė lehtė, tė pėrkohshme.
Mbledhja e halave konsiderohej jo
punė e lehtė, por si puna mė e lehtė. Pėrveē kėsaj nė punė shkoje pa roje
shoqėrimi.
Pas shumė muajve pune nė
"gropat" e kallkanta, ku ēdo gur i ngrirė tė djeg duart, pas
kėrcitjes sė shulave tė pushkėve, tė lehurave tė qenėve dhe tė sharave me nėnė
e babė tė gardianėve qė kishe mbi kokė, puna pėr grumbullimin e halave ishte
njė kėnaqėsi e madhe, qė ndihej nga ēdo muskul i lodhur. Ata qė shkonin pėr tė
mbledhur hala i nisnin pas shpėrndarjes sė njerėzve nė punė, pa u zbardhur
akoma.
Ishte bukur kur, duke ngrohur
duart nė kutinė e konservės me kongjijt qė nxirrnin tym, ecje pa u ngutur drejt
kodrave, tė cilat nė fillim mė dukeshin tė largėta dhe tė paarritshme, dhe tė
ngjitesha gjithnjė e mė lart, duke ndierė gjatė tė gjithė kohės si njė befasi
tė lumtur vetminė dhe qetėsinė e thellė tė dimrit nė mal, sikur ēdo gjė e keqe
nė botė zhdukej dhe ekzistonin vetėm ti, shoku yt dhe brezi i ngushtė, i errėt,
i pafund me dėborė, qė tė shpie diku lart, nė male.
Shoku im i shihte me mosaprovim
lėvizjet e mia tė ngathta. Ai kishte kohė qė shkonte pėr tė mbledhur hala dhe
me tė drejtė mė konsideronte si njė "ortak" tė dobėt, tė pafuqishėm
dhe tė pazotin. Punonim nga dy vetė, "shpėrblimi" ishte i pėrbashkėt
dhe ndahej pėrgjysmė.
- Unė do t'i pres, kurse ti do tė
ulesh dhe tė qėrosh, - mė tha ai. - Dhe lėviz njė ēikė mė shpejt, pėrndryshe
nuk do ta bėjmė dot normėn. Mirėpo tė iki prej kėtej dhe tė shkoj pėrsėri nė
galeri nuk kam qejf.
Ai preu mjaft degė bredhi dhe
pruri tek zjarri njė krah tė madh me degė tė gjelbėrta. Unė i bėja degėt mė tė
vogla dhe duke filluar nga majat e tyre nisa tė shkulja halėt bashkė me
lėkurėn. Ato ngjanin me njė kadife tė gjelbėrt.
- Duhet pak mė shpejt, - mė tha
shoku, duke sjellė njė krah tjetėr.
Edhe vetė e kuptoja se po punoja
keq. Por nuk kisha mundėsi tė punoja mė shpejt. Veshėt mė ushtonin dhe
gishtrinjtė e duarve, qė mė kishin ngrirė nė fillim tė dimrit, po mė dhimbnin
me atė dhembjen e topitur mjaft tė njohur. Unė shkulja halėt, i thyeja degėt nė
copa tė vogla, pa ua zhveshur lėkurėn, dhe i fusja nė thes. Por thesi nuk donte
qė nuk donte tė mbushej. Njė mal i tėrė me degė tė rjepura, qė ngjanin me
kockat e lara nga shirat, u ngrit afėr zjarrit, kurse thesi fryhej e fryhej dhe
pėrpinte krahė tė tjerė me degė bredhi.
Shoku u ul pranė meje pėr tė mė
ndihmuar dhe puna filloi tė ecte mė shpejt.
- Tani ėshtė koha tė ikim, - mė
tha ai befas. - Pėrndryshe do tė vonohemi pėr darkėn. Normėn nuk e kemi bėrė. -
Dhe njė tė marrė bėri nga hiri i zjarrit njė gur tė madh dhe e futi brenda nė
thes.
- Nuk kanė pėr ta hapur thesin, -
tha ai, duke u vrenjtur. - Tani norma ėshtė e plotėsuar.
U ngrita, i shpėrndava degėt e
ndezura anash dhe me kėmbė hodha dėborė sipėr kongjijve tė ndezur. Zjarri
fėrshėlleu, u shua dhe pėrnjėherė u bė ftohtė dhe e kuptova se mbrėmja ishte
afėr. Shoku mė ndihmoi ta hidhja thesin nė kurriz. U lėkunda nėn peshėn e tij.
- Tėrhiqe zvarr, - mė tha shoku. -
Poshtė ke pėr ta ēuar, nuk do tė ngjitesh lart.
Mezi arritėm tė merrnim supėn
tonė. Kur bėje njė punė kaq tė lehtė, gjellė tė dytė nuk tė jepnin.
ME USHQIM TĖ THATĖ
Kur erdhėm ne tė katėr nė burimin
"Duskanja", u gėzuam kaq shumė, sa pothuaj nuk po flisnim me njėri-tjetrin.
Kishim frikė se mos ardhja jonė kėtu ishte njė gabim, njė shaka, se do tė na
kthenin nė galeritė shkėmbore, tė tmerrshme, qė kullonin ujė tė ftohtė nga
akulli i shkrirė. Galloshet prej gome, qė i quanin galloshe ēunakėsh dhe qė na
i jepte derzhava, nuk do t'i shpėtonin dot kėmbėt tona, tė cilat kishin ngrirė
kushedi sa herė nga tė ftohtit.
Po ecnim nėpėr gjurmėt e
traktorit, sikur tė ndiqnim gjurmėt e njė kafshe parahistorike, por rruga e
traktorit mbaroi dhe nėpėr njė shteg tė vjetėr kėmbėsorėsh, qė mezi dukej,
arritėm nė njė kolibe tė vogėl me dy dritare dhe njė derė, e cila rrinte varur
nė njė menteshė tė madhe druri, qė ngjante me dorezat e dyerve tė restoranteve
nė qytetet e mėdhenj. Brenda nė kolibe ndodheshin ca shtretėr tė xhveshur prej
dėrrase tė lėmuar, ndėrsa nė dyshemenė prej dheu ishte njė kuti konserve e
tymosur dhe e zezė. Tė tilla kuti, tė
ndryshkuara dhe tė zverdhura, tė mbuluara me myshk, kishte plot edhe rreth e
rrotull kasolles. Kjo ishte kolibja e sektorit tė kėrkimeve nė mal. Kishte mė
se njė vit qė atje nuk banonte askush. Ne duhej tė jetonim kėtu dhe tė hapnim
njė shteg nėpėr pyll, prandaj kishim marrė me vete sėpata dhe sharra.
Ishte hera e parė qė e patėm marrė
racionin tonė ushqimor nė dorė. Mua mė kishin ngarkuar thesin mė tė shtrenjtė,
atė me bollgur, sheqer, peshk dhe yndyrė. Thesi ishte lidhur me disa copa
spangoje vende-vende, ashtu siē lidhen suxhukėt. Aty brenda kishte sheqer
pluhur dhe bollgur tė dy llojeve - bollgur elbi dhe "magar".
Saveljevi kishte njė thes tjetėr tė
ngjashėm, ndėrsa Ivan Ivanoviēi mbante dy trasta tė qepura me tegel tė madh,
sikundėr qepin burrat. I katėrti nga ne, Fedja Shapovi, me shumė mėndjelehtėsi
e kishte futur bollgurin nė xhepat e kapotės, kurse sheqerin pluhur e kishte
futur dhe lidhur nė njė pece kėmbėsh. Xhepi i brėndshėm i shqepur i kapotės i
shėrbente Fedjes si njė qese, ku ai fuste dhe mbante me kujdes bishtat e
cigareve qė gjente.
Racionet dhjetėditėshe tė kallnin
frikėn kur i shihje, ne nuk donim tė mendonim se ky ushqim duhej tė ndahej nė
tridhjetė pjesė, nė rast se do tė hamė mėngjes, drekė dhe darkė, dhe nė njėzet
pjesė, nėse do tė hamė vetėm
dy herė nė ditė. Bukė kishim marrė pėr dy ditė, pjesėn tjetėr do tė na e
sillte pėrgjegjėsi i grupit, sepse asnjė grup punėtorėsh, sado i vogėl qoftė,
nuk mund tė mendohet pa patur njė pėrgjegjės. Se kush ėshtė ai, ne as qė
pyetėm. Na thanė vetėm se para se tė vijė ai,
duhej tė pėrgatisnim banesėn.
Tė gjithėve na ishte mėrzitur
ushqimi i barakės, ku gjithnjė ishim gati tė qanim kur shihnim kusitė e mėdha
xingo mbi shkopinj, me tė cilat na sillnin supėn. Ishim gati tė qanim nga frika
se mos supa ishte e hollė. Dhe kur ndodhte ndonjė mrekulli, kur supa ishte e
trashė, nuk u besonim syve dhe fillonim ta hanim javash-javash, por edhe pas
supės sė trashė nė stomakun qė ishte ngrohur pak mbetej njė dhėmbje
pėrthithėse, sepse uria jonė kishte filluar qėkur. Tė gjitha ndjenjat njerėzore
- dashuria, miqėsia, zilia, njeridashja, mėėshira, etja pėr lavdi, ndershmėria -
na kishin braktisur sė bashku me mishin qė kishim humbur gjatė kohės sė urisė
sonė tė gjatė. Nė atė shtresė tė vockėl muskulare, qė kishte mbetur akoma nė
kockat tona dhe qė na jepte ende mundėsi tė hanim, tė lėviznim, tė merrnim
frymė dhe bile tė sharronim trungjet dhe tė hidhnim me lopatė gurėt e dheun nė
karrocė dhe bile ta shtynim karrocėn nėpėr trapin qė nuk kishte tė sosur deri
nė galerinė, ku nxirrej ari, nėpėr njė rrugė tė drunjtė deri nė aparatin e
shpėlarjes, nė kėtė shtresė muskulare kishte vetėm inat, qė ėshtė ndjenja mė e
qėndrueshme njerėzore.
Saveljevi dhe unė vendosėm qė
secili tė ushqehet pėr hesapin e vet. Pėrgatitja e ushqimit ėshtė pėr tė
burgosurin njė kėnaqėsi e njė lloji tė veēantė. Ėshtė njė kėnaqėsi qė nuk mund
tė krahasohet me asnjė kėnaqėsi tjetėr ta pėrgatitėsh ushqimin vetė, me duart e
tua, dhe pastaj ta hash, mor po sikur edhe tė jetė gatuar edhe mė keq nga ē'e
gatuajnė duart e stėrvitura tė kuzhinjerit. Dijenitė tona pėr artin e kuzhinės
ishin tė papėrfillshme, bile nuk dinim tė gatuanim as edhe njė supė tė thjeshtė
apo kashė1 . Megjithatė, unė
me Saveljevin mblodhėm kutija konservash, i pastruam, i dogjėm nė zjarr, pastaj
diēka pėrziem, e vluam, duke mėsuar njėri nga tjetri.
Ivan Ivanoviēi dhe Fedja i
bashkuan ushqimet e tyre. Fedja i ktheu tė gjithė xhepat me kujdes dhe pa mirė
ēdo tegel, duke pastruar thėrrimet me thonjtė e tij tė thyer dhe tė ndotur.
Ne, qė tė katėr, ishim tė
pėrgatitur si s'ka mė mirė pėr njė udhėtim nė tė ardhmen, sido qė tė ishte ky
udhėtim - qiellor apo tokėsor. Ne e dinim mirė se ē'janė normat e ushqimit tė
argumentuara shkencėrisht, ē'janė tabelat e zėvėndėsimit tė ushqimeve, sipas tė
cilave dilte se njė kovė me ujė zėvendėson pėr nga kaloritė 100 gramė vaj. Ne
ishim mėsuar tė pajtoheshim me gjithēka, tė rrinim urtė, ishim ēmėsuar tė
habiteshim. Nuk
kishim as krenari, as sedėr, as egoizėm, kurse xhelozia dhe pasioni na
dukeshin koncepte marsiane dhe madje gjėra fare boshe. Shumė mė e rėndėsishme
ishte qė nė dimėr, nė mes tė ngricės, tė tregoheshim tė shkathėt dhe tė
mbėrthenim pantallonat, sepse kishte burra tė moshuar qė qanin nga qė nuk e
bėnin kėtė me shpejtėsinė e duhur. Ne e kuptonim se vdekja nuk ishte aspak mė e
keqe se jeta dhe prandaj nuk kishim frikė as njėrėn, as tjetrėn. Njė
moskokėēarje e madhe na kishte pushtuar. Ne e dinim se e kishim nė dorė qė
qoftė edhe nesėr ta ndėrprisnim jetėn tonė dhe nga njė herė merrnim vendim qė
ta bėnim njė gjė tė tillė dhe pėrherė na pengonin ca vogėlima, nga tė cilat
pėrbėhet jeta. Ose sot kanė pėr tė na dhėnė "dhuratėn", njė kilogram
bukė si shpėrblim, dhe do tė ishte njė marrėzi ta humbisje njė ditė tė tillė.
Ose korrieri i barakės fqinje ka premtuar se do tė tė japė ta thithėsh bishtin
e cigares nė darkė, duke tė kthyer njė borxh tė kahershėm.
Ne e kishim kuptuar se jeta, qoftė
edhe ajo mė e keqja, pėrbėhet nga njė zėvėndėsim i gėzimeve dhe hidhėrimeve, i
suksesit dhe i disfatės dhe nuk duhet tė trembemi qė disfata ka mė shumė se sa
suksese.
Ne ishim tė disiplinuar dhe tė
bindur ndaj shefave. E kuptonim se e vėrteta dhe gėnjeshtra janė motra me njė
nėnė, se nė botė ka mijėra tė vėrteta... Ne thuajse e konsideronim veten
shėnjtorė, duke menduar se gjatė viteve tė kaluara nė kamp i kishim larė
mėkatet tona. Kishim mėsuar t'i njihnim njerėzit, tė parashihnim sjelljet e
tyre, tė pėrcaktonim se si ishin ata. E kishim kuptuar, dhe kjo ishte mė
kryesorja, se aftėsia jonė pėr tė njohur njerėzit nuk na sillte asnjė dobi nė
jetė. E ē'rėndėsi ka qė unė mund t'i kuptoj, t'i parashoh, t'i marr me mend
sjelljet e njė njeriu? Sepse sjelljen time kundrejt kėtij njeriu nuk jam nė
gjendje ta ndryshoj, unė nuk mund ta raportoj njė qė ėshtė i burgosur, sikurse
edhe unė, me ēfarėdo qė ai tė merret. Unė as qė kam ndėrmend tė pėrpiqem tė zė
ndonjė post brigadieri, qė tė jep mundėsi tė mbetesh gjallė, sepse gjėja mė e
keqe nė kamp ėshtė qė t'i imponosh vullnetin tėnd (apo tė kujtdo) njė njeriu
tjetėr, qė ėshtė i burgosur sikurse edhe ti. Unė nuk kam ndėr mend tė zė
miqėsira "tė dobishme", tė jap bakshishe. Prandaj ē'kuptim ka qė unė
e di se Ivanovi ėshtė i poshtėr, kurse Petrovi ėshtė spiun dhe Zasllavski ėshtė
dėshmitar i rremė?
Pamundėsia pėr tė pėrdorur disa
lloje tė njohura "armėsh" na bėnte tė dobėt nė krahasim me disa qė
kishim fqinjė shtrati nė kamp. Ne ishim mėsuar tė gėzoheshim me pak dhe tė
kėnaqeshim me pak.
Ne gjithashtu kishim kuptuar edhe
njė gjė tė ēuditshme: nė sytė e shtetit dhe tė pėrfaqėsuesve tė tij njė njeri i
fortė fizikisht ėshtė mė i mirė, bash mė i mirė, mė i moralshėm, mė i vyer se
njė njeri i dobėt qė nuk mund tė bėjė njėzet metra kubė dhé gjatė njė turni. I
pari ėshtė mė i moralshėm se i dyti. Ai realizon "pėrqindjen",
domethėnė plotėson detyrėn kryesore qė ka para shtetit dhe shoqėrisė, prandaj
dhe nderohet nga tė gjithė. Atij i kėrkojnė kėshilla dhe e pyesin, e ftojnė nė
konsulta dhe mbledhje, qė pėr nga tematika janė shumė larg nga ēėshtjet e
heqjes sė dheut tė rėndė dhe tė rrėshqitshėm nga kanalet e lagėshta tė
minierės.
Nė saje tė epėrsive fizike, ai
kthehet nė njė forcė morale gjatė zgjidhjes sė problemeve tė shumta e tė
pėrditshme tė jetės sė kampit. Pėr mė tepėr ai ėshtė njė forcė morale deri sa
tė jetė njė forcė fizike.
Aforizmi i Pavlit tė Parė: "Nė
Rusi ėshtė i shquar ai me tė cilin flas unė dhe pėr sa kohė qė unė flas me
tė" - ka gjetur papritmas njė shprehje tė re nė galeritė e Veriut ekstrem.
Gjatė muajve tė parė tė jetės sė
tij nė minierė Ivan Ivanoviēi ishte "punonjės" i pėrparuar. Ai nuk
mund ta kuptonte kurrsesi pėrse tani, qė ishte dobėsuar, ishte i uritur, e
rrihnin tė gjithė me radhė, jo aq fort, por e rrihnin. E rreh dezhurni,
berberi, kartelisti, pėrgjegjėsi i grupit, brigadieri, roja i shoqėrimit.
Pėrveē personave zyrtarė atė e rrahin vjedhėsit. Ivan Ivanoviēi ishte i lumtur
qė mundi tė vinte me shėrbim kėtu nė pyll.
Fedja Shapovi, njė ēunak altajas,
u bė "i mbaruar" para tė tjerėve, pasi organizmi i tij gjysmėfėminor
nuk ishte forcuar akoma. Prandaj Fedja rezistoi nja dy javė mė pak se tė
tjerėt, u dobėsua mė pėrpara. Ai ishte djali i vetėm i njė vejushe dhe e kishin
dėnuar pėr therje tė paligjshme bagėtie, tė deles sė vetme qė kishte therur
Fedja. Therjet e bagėtisė ishin tė ndaluara me ligj. Fedjės i dhanė dhjetė
vjetė. Puna e nxituar e minierės, qė nuk ngjante aspak me punėn nė fshat, i
vinte e rėndė. Fedja mahnitej me jetėn e lirė tė hajdutėve nė minierė, por
kishte diēka nė natyrėn e tij qė nuk e lejonte tė afrohej me vjedhėsit. Ishte
fillimi i shėndetshėm fshatar, dashuria e natyrshme dhe jo pėrbuzja pėr
punėn qė e ndihmonin pakėz atė. Ai qė
ishte mė i riu midis nesh "iu ngjit" menjėherė njeriut mė tė moshuar
dhe nė tė njėjtėn kohė mė pozitivit - Ivan Ivanoviēit.
Saveljevi kishte qenė student i
Institutit tė Ndėrlidhjes nė Moskė dhe bashkėvuajtėsi im nė burgun Butirskaja.
Duke qenė nė qeli, i tronditur nga tė gjitha ato qė kishte parė, ai i shkruajti
njė letėr "udhėheqėsit" tė partisė, si komsomolas besnik qė ishte, i
bindur se "udhėheqėsi" nuk ka dijeni pėr to. Ēėshtja e tij personale
ishte fare boshe (letėrkėmbimi me tė fejuarėn) dhe si dėshmi tė agjitacionit
(pika l0 e nenit pesėdhjetė e tetė) ishin letrat qė dhėndėrri dhe nusja i
kishin dėrguar njėri-tjetrit; organizata e formuar prej tij (pika 11 e po tė
njėjtit nen) pėrbėhej nga dy persona. Tė gjitha kėto shkruheshin me
seriozitetin mė tė madh nė fletėt e dosjes hetimore. Megjithatė, tė gjithė
mendonin se pėrveē internimit, bile edhe nė kushtet e pėrpjestimet e dėnimeve
tė asaj kohe, ai nuk do tė kishte dėnim tjetėr.
Menjėherė pas dėrgimit tė letrės
njė ditė tė bukur Saveljevin e thirrėn nė korridor dhe i thanė tė nėnshkruante
njė njoftim. Prokurori i pėrgjithshėm e njoftonte se do tė merrej vetė
personalisht me shqyrtimin e ēėshtjes sė tij. Pas kėsaj Saveljevin e thirrėn
vetėm njė herė pėr t'i dorėzuar vendimin e "konsultės sė posaēme" qė
e dėnonte me dhjetė vjetė kamp.
Saveljevin e dėrguan nė kamp me
anije shumė shpejt. Ai edhe sot e kėsaj dite nuk e kupton pėrse e persekutuan
dhe e dėnuan kaq ligėsht. Ne tė dy jo se ishim miq, por kishim qejf tė kujtonim
sė bashku Moskėn, rrugėt, pėrmendoret e saj, lumin e Moskės, tė mbuluar nga njė
shtresė e hollė nafte qė shkėlqente si sedefi. As leningradasit, as banorėt e
Kievit apo tė Odesės nuk kanė admirues, vlerėsues dhe amatorė tė tillė. Ne
ishim gati tė flisnim pa mbarim pėr Moskėn.
Sobėn prej llamarine qė e kishim
prurė me vete e vendosėm nė kasolle dhe e ndezėm, megjithėse akoma ishte behar.
Ajri i thatė dhe i ngrohtė kishte njė kundėrmim jashtėzakonisht tė
mrekullueshėm. Secili prej nesh ishte mėsuar tė thithte erėn e thartė tė
rrobeve tė mbajtura, tė djersės. Mirė qė lotėt nuk kanė erė!
Sipas kėshillės sė Ivan Ivanoviēit
ne i hoqėm rrobat dhe i groposėm gjatė natės nė dhe, kėmishat veē dhe brekėt
veē, duke lėnė ndonjė cep tė tyre pėrjashta. Kjo ishte njė mėnyrė qė pėrdor
populli pėr tė luftuar morrat, mirėpo nė minierė ne ishim tė pafuqishėm nė
luftėn kundėr tyre. Dhe me tė vėrtetė, nė mėngjes morrat u mblodhėn nė cepat e
rrobave qė kishim lėnė jashtė. Toka e mbuluar nga ngrica e pėrjetshme sidoqoftė
shkrinte kėtu nė verė aq sa ne tė mund tė gėrrmonim pėr tė groposur rrobat.
Natyrisht, kjo ishte toka e kėtushme, njė tokė qė kishte mė shumė gurė se sa
dhe. Por edhe nė kėtė tokė prej gurėsh dhe tė ngrirė kėtu rriteshin pyje tė
dendur me pisha tė mėdha, trungjet e tė cilave arrinin tre pashė gjerėsi - e
tillė ishte forca vitale e drurėve, njė shembull i madh mėsimdhėnės qė na e
jepte natyra.
Morrat ne i digjnim duke e afruar
kėmishėn tek kongjijt e ndezur tė zjarrit. Pėr fat tė keq, kjo mėnyrė mjaft e
zgjuar nuk i zhdukte thėrrijat dhe po atė ditė ne i ziem pėr njė kohė tė gjatė
dhe pa pushim rrobat nė kuti tė mėdha konservash dhe kėtė herė dezinfektimi
ishte i sigurtė.
Veēoritė e mrekullueshme tė tokės
nė i mėsuam mė vonė, kur filluam tė kapnim minj, korba, sgalemė, ketrra. Mishi
i ēfarėdo lloj kafshe e humbet kundėrmimin e vet specifik, nė rast se groposet
mė parė nė dhe.
Ne u kujdesėm qė ta mbanim zjarrin
tė pashuar, sepse kishim vetėm disa fije shkrepse qė i mbante Ivan Ivanoviēi.
Ai i kishte mbledhur kujat e vyera nė njė copė mushamaje pasi i kishte
mbėshtjellė me kujdesin mė tė madh me njė reckė.
Ēdo mbrėmje vendosnim pranė
njėri-tjetrit dy kėrcunj tė ndezur dhe ata treteshin deri nė mėngjes, pa u
shuar dhe pa marrė flakė. Po tė ishin tre kėrcunj ata do tė merrnin flakė. Kėtė
ligj unė dhe Saveljevi e dinim nga bankat e shkollės, ndėrsa Ivan Ivanoviēi dhe
Fedja e dinin qė nė fėmini nga fshati. Nė mėngjes u frynim urėve, ndiznim njė
zjarr tė verdhė dhe sipėr zjarrit tė ndezur hidhnim ndonjė kėrcu mė tė
trashė...
Unė e ndava bollgurin nė dhjetė
pjesė, por doli se kjo ishte diēka e tmerrshme. Me sa duket, operacioni pėr
furnizimin me pesė bukė tė pesė mijė vetėve ishte mė i lehtė dhe mė i thjeshtė
se sa ndarja e racionit ushqimor dhjetėditor nė tridhjetė porcione nga ana e
njė tė burgosuri. Racionet dhe triskat ishin gjithnjė dhjetėditore. Nė
"kontinent" kishte kohė qė i kishin hequr triskat
"pesėditėshe", "dhjetėditėshe" dhe "tė
pandėrprera", por kėtu sistemi dhjetor ishte shumė mė i qėndrueshėm. Kėtu
askush nuk i merrte parasysh tė dielat dhe ditėt e festave qė nuk llogariteshin
si ditė pushimi pėr tė burgosurit.
Unė e pėrzieva bollgurin pėrsėri,
duke mos e duruar kėtė torturė tė re. Iu luta Ivan Ivanoviēit dhe Fedjės qė tė
mė pranonin nė shoqėrinė e tyre dhe i dorėzova ushqimet e mia nė kazanin e
pėrbashkėt. Saveljevi ndoqi shembullin tim.
Duke u marrė vesh njėri me
tjetrin, ne tė katėr morėm njė vendim tė mėnēur - tė gatuajmė dy herė nė ditė,
sepse pėr tri herė ushqimet nuk dilnin nė asnjė mėnyrė.
- Do tė mbledhim fruta tė egra dhe
kėpurdha, - tha Ivan Ivanoviēi. - Do tė zėmė minj dhe zogj. Dhe njė ose dy ditė
nė dhjetė ditė do tė jetojmė vetėm me bukė thatė.
- Por nė rast se do tė rrimė pa
ngrėnė njė ose dy ditė para se tė na bien ushqimet, - tha Saveljevi, - si do tė
pėrmbahemi pastaj qė tė mos hamė mė tepėr nga ē'duhet kur tė sjellin ushqimet?
Vendosėm tė hanim dy herė nė ditė
me ēdo kusht dhe nė rastin mė tė keq ta bėnim gjellėn mė tė hollė. Tek e fundit
kėtu tek ne askush nuk vjedh, ne i kemi marrė ushqimet tė plota, sipas normės,
kėtu nuk kemi as kuzhinjerėt-pijanecė, as magazinierėt hajdutė, as gardianėt e
pangopur, as hajdutėt qė zhvasin ushqimet mė tė mira, tė gjithė ata shefa tė
panumurt qė vjedhin dhe grabisin tė burgosurit pa patur frikė, pa ndėrgjegje,
duke mos patur asnjė lloj kontrolli.
Ne i kishim marrė tė gjitha
"yndyrnat" nė formėn e "hidroyndyrės", sheqer pluhur mė pak
se sa ē'mund tė kapje pluhur ari nė galeri me njė lugė. Buka ishte e qullėt,
ngjitėse. Pėr pjekjen e saj ishin munduar mjeshtrit e mėdhenj dhe tė
pashembullt tė vjedhjes "nė peshė", qė majmnin shefat e furrave.
Bollguri kishte nja njėzet emra qė nuk i kishim dėgjuar asnjė herė gjatė tė
gjithė jetės sonė: "magar", "krunde gruri". E gjithė kjo
ishte njė gjė mjaft misterioze. Dhe e tmerrshme njėkohėsisht.
Peshku qė zėvendėsonte mishin,
sipas "Tabelave tė zėvėndėsimit tė ushqimeve" (ca tabela vėrtet mjaft
misterioze), ishte njė hareng i ndenjur qė premtonte tė zėvėndėsonte harxhimin
e shtuar tė albuminave tona.
Por, medet, as
"ushqimet" e marra nė racion tė plotė nuk mund tė na ushqenin dhe tė
na ngopnin. Ne do tė na duhej dy herė apo katėr herė mė shumė, sepse organizmi
i secilit kishte kohė qė ishte i uritur. Nė atė kohė ne nuk e kuptonim njė gjė
kaq tė thjeshtė. Ne u besonim "normave" dhe nuk kishim dėgjuar pėr
vrojtimin e bėrė nga tė gjithė kuzhinjerėt se ėshtė mė lehtė tė gatuash pėr
njėzet se sa pėr katėr vetė. Vetėm njė gjė e kuptonim me qartėsinė mė tė madhe:
ushqimet nuk na mjaftonin. Kjo mė tepėr na ēudiste se na frikėsonte. Duhej tė
fillonim punėn, duhej tė hapnim shtegun nėpėr pyllin e rrėzuar.
Nė veri drurėt vdesin shtrirė, si
njerėzit. Rrėnjėt e tyre tė mėdha e tė zhveshura ngjajnė me kthetrat e njė zogu
gjigant grabitqar qė janė ngulur nė shkėmb. Nga kėto kthetra gjigante
zgjateshin poshtė, drejt ngricės sė pėrjetshme, mijėra tentakula tė vogla,
rrėnjėza tė bardhemta, tė mbuluara me njė kore nė ngjyrė kafeje tė ngrohtė. Ēdo
verė ngrica zbrapsej paksa dhe nė ēdo pėllėmbė toke tė shkrirė ngulej dhe
fiksohej njė tentakulė-rrėnjėz me fijet e saj. Pishat arrinin pjekurinė nė
moshėn treqind vjeēe, duke e ngritur me ngadalė trupin e tyre tė rėndė e tė
fuqishėm mbi rrėnjėt e tyre tė dobėta, tė shtrira nėpėr tokėn shkėmbore. Njė
shtrėngatė e fortė i rrėzonte lehtėsisht drunjtė qė mezi mbaheshin nė kėmbė.
Pishat binin pėrmbys, me kokėn nė njėrėn anė dhe vdisnin tė shtrira mbi njė
shtresė tė butė dhe tė hollė myshku nė ngjyrė tė gjelbėrt apo bakri.
Vetėm drurėt trupshkurtėr tė
spėrdredhur, tė shtrembėruar, tė munduar nga rrotullimet e tyre pėr tė marrė sa
mė shumė diell, sa mė shumė ngrohtėsi, mbaheshin tė fortė nė vetminė e tyre,
larg njėri-tjetrit. Pėr njė kohė kaq tė gjatė bėnin njė luftė tė mundimshme pėr
jetėn, sa lėnda e tyre e sfilitur, e shtypur dhe e shtrembėruar nuk vlente mė
pėr asgjė. Trungu i tyre i shkurtėr tėrė gunga, i mbuluar me breshkėza tė
tmerrshme tė ngjashme me kallot e thyerjeve kockore, nuk bėnte pėr ndėrtim,
madje as nė veri, qė nuk ishte edhe aq kėrkues ndaj cilėsisė sė materialit.
Kėta drurė tė spėrdredhur nuk bėnin as edhe pėr dru zjarri, pasi me rezistencėn
qė i bėnin sėpatės gjatė ēarjes, ato mund tė sfilitnin ēdo druvar. Kėshtu
hakmerreshin ata kundėr tė gjithėve pėr jetėn e tyre tė shkallmuar nga veriu.
Ne kishim pėr detyrė tė hapnim
shtegun dhe me guxim ia nisėm punės. Sharronim gjithė ditėn, sa lindte e
perėndonte dielli, prisnim degėt, stivosnim. Kishim harruar gjithēka, donim tė
qėndronim kėtu pėr njė kohė sa mė tė gjatė, kishim frikė galeritė e arit. Por
stivat e drunjve rriteshin tepėr mengadalė dhe nė fund tė ditės sė dytė shumė
tė tendosur u duk qartė se ne kishim bėrė pak dhe se mė shumė nuk kishim fuqi
tė bėnim. Ivan Ivanoviēi pėrgatiti njė farė metri, duke prerė trungun e njė
pishe tė sharruar dhjetėvjeēare pesė pėllėmbė tė gjatė.
Nė mbrėmje erdhi pėrgjegjėsi i
grupit, mati punėn tonė me shkopin e tij tė dhembėzuar dhe tundi kokėn. Ne
kishim bėrė dhjetė pėrqind tė normės!
Ivan Ivanoviēi u pėrpoq tė
provonte diēka, e mati edhe njė herė, por pėrgjegjėsi ishte i papėrkulshėm. Ai
se ē'mėrmėriti pėr ca lloje "metrash", pėr drutė qė "nuk janė
ngjeshur" si duhet, pėr gjėra qė ne nuk i kuptonim fare. Njė gjė ishte e
qartė: ne do tė na kthenin pėrsėri nė zonėn e kampit, do tė hynim pėrsėri nė
portėn me mbishkrimin: "Puna ėshtė ēėshtje nderi, ēėshtje lavdie dhe
ēėshtje heroizmi". Thonė se nė portat e kampeve gjermane ishte shkruar njė
citat i marrė nga Niēja: "Secilit atė qė i takon". Duke imituar
Hitlerin, Beria ia kishte kaluar atij nė cinizėm.
Kampi ishte vendi ku tė mėsonin tė
urreje punėn fizike, tė urreje punėn nė pėrgjithėsi. Grupi mė i privilegjuar i
popullatės sė kampeve ishin vjedhėsit, vallė mos ishte pėr ata puna njė ēėshtje
nderi dhe heroizmi?
Por ne nuk trėmbeshim. Madje
pohimi i pėrgjegjėsit se puna jonė ishte e pashpresė, se forcat tona fizike nuk
vlenin fare, na solli njė lehtėsim qė nuk mund tė mirret me mend, pa na
ngjallur as inat, as frikė.
Ne lundronim sipas rrymės dhe
"e kishim arritur fundin", sikundėr thuhej nė gjuhėn e kampit. Tani
nuk na shqetėsonte mė asgjė, e kishim mė tė lehtė tė rronim duke qenė nėn
pushtetin e njė vullneti tė huaj. Madje nuk ēanim kokėn as pėr tė ruajtur jetėn
dhe nė rast se flinim, kėtė e bėnim vetėm duke iu nėnshtruar urdhėrave, rendit
tė ditės tė jetės sė kampit. Qetėsia shpirtėrore e arritur me anė tė topitjes
sė ndjenjave tona tė kujtonte lirinė mė tė lartė tė kazermės, pėr tė cilėn
ėndėrronte Lourensi, ose pėr moskundėrshtimin tolstojan tė sė keqes, vullneti i
huaj ishte gjithnjė nė roje tė qetėsisė sonė shpirtėrore.
Kishte kohė qė ne ishim bėrė
fatalistė, llogaritė pėr jetėn tonė nuk i bėnim pėr mė shumė se tė nesėrmen.
Logjike do tė ishte qė ne t'i hanim tė gjitha ushqimet menjėherė dhe tė ktheheshim
nga erdhėm, tė vuanim dėnimin e caktuar nė burg dhe tė dilnim pastaj pėr tė
punuar nė galeri, por nuk e bėmė njė gjė tė tillė. Ēdo ndėrhyrje nė rrjedhėn e
fatit, nė vullnetin e perėndive ishte e pahijshme dhe nė kundėrshtim me kodin
moral tė sjelljes nė kamp.
Pėrgjegjėsi iku dhe qėndruam atje
ku ishim, pėr tė hapur shtegun, pėr tė stivosur dru tė tjera, por tani me njė
qetėsi mė tė madhe, me njė indiferencė mė tė madhe. Nuk ziheshim mė se kush
duhej tė vinte supin nėn "rrėnjėn" e trungut dhe kush nė majė gjatė
transportimit tė tyre tek stivat - "treljovkat", sikundėr i quajnė
druvarėt e kėtushėm.
Mė tepėr pushonim, i kushtonim mė
shumė vėmendje diellit, pyllit, qiellit tė lartė nė ngjyrė tė kaltėrt tė hapėt.
"I bėnim bisht punės".
Nė mėngjes unė me Saveljevin mezi
e rrėzuam njė pishė tė madhe tė zezė, qė pėr ēudi u kishte rezistuar
shtrėngatave dhe zjarrit. E hodhėm sharrėn nė bar dhe sharra tringėlliu duke u
pėrplasur nė shkėmb, pastaj u ulėm nė trungun e drurit tė rrėzuar.
- Kėshtu, pra, - tha Saveljevi. -
Le tė ėndėrrojmė pakėz. Do tė shpėtojmė gjallė dhe do tė shkojmė nė kontinent,
do tė plakemi shpejt dhe do tė bėhemi ca pleq tė sėmurė: herė do tė na therė
zemra, herė dhembjet e reumatizmės nuk do tė na lėnė tė qetė, herė do tė na
dhembė gjoksi. Ēdo gjė qė po bėjmė dhe mėnyra si po i kalojmė kėto vite tė
rinisė - netėt pa gjumė, uria, puna e rėndė shumė e gjatė - nuk do tė kalojnė
pa lėnė gjurmė edhe sikur tė mbetemi tė gjallė. Do tė jemi tė sėmurė, pa e
ditur shkakun e sėmundjes, do tė rėnkojmė dhe do tė bredhim nėpėr ambulanca,
puna tej fuqive na ka shkaktuar plagė tė pashėrueshme dhe e gjithė jeta jonė nė
pleqėri do tė jetė njė jetė dhembjesh - dhembjesh tė panumurta dhe tė ndryshme
fizike dhe shpirtėrore. Por midis kėtyre ditėve tė tmerrshme nė tė ardhmen do
tė ketė edhe ditė tė tilla, kur ne do tė mund tė marrim frymė mė lehtė, kur ne
do tė jemi pothuajse tė shėndetshėm dhe vuajtjet tona nuk do tė na shqetėsojnė.
Kėto ditė do tė jenė tė pakta. Do tė ketė aq, sa ditė ka mundur secili prej
nesh "t'i bėjė bisht punės" nė kamp.
- Po "puna e ndershme"? -
pyeta unė.
- Thirrje pėr punė tė ndershme nė
kamp bėjnė tė poshtėrit dhe ata qė na rrahin, na gjymtojnė, qė hanė ushqimin
tonė dhe qė i detyrojnė skeletėt e gjallė tė punojnė deri sa vdesin. Atyre u leverdis kjo punė
"e ndershme", megjithėse ata i besojnė asaj edhe mė pak se ne.
Nė mbrėmje po rrinim rreth sobės
sonė tė dashur dhe Fedja Shapovi dėgjonte me vėmendje zėrin e ngjirrur tė
Saveljevit.
- Pra, nuk pranova tė shkoja nė punė.
Bėnė proces-verbalin, ku shkruajtėn: ėshtė veshur sipas stinės...
- E ē'do tė thotė "ėshtė
veshur sipas stinės"? - pyeti Fedja.
- Shkruajnė kėshtu pėr tė mos
numėruar tė gjitha plaēkat qė ke veshur nė verė apo nė dimėr. Sepse nuk mund tė
shkruash nė proces-verbalin e hartuar nė dimėr se tė kanė dėrguar nė punė pa
kapotė ose pa doreza. Sa herė ke ndenjur nė kazermė, kur nuk ke patur doreza?
- Ne nuk na linin kurrė nė
kazermė, - tha Fedja me gjysmė zėri. - Shefi na ēonte tė hapnim rrugėn. Pėrndryshe
do t'i thoshnin se tė burgosurit kanė ndenjur nė kazermė "pasi janė tė
paveshur".
- Ja, pra, e gjete vetė.
- Tani na trego pėr metronė.
Dhe Saveljevi i tregonte Fedjės
pėr metronė e Moskės. Edhe unė me Ivan Ivanoviēin i dėgjonim me interesim tregimet
e Saveljevit. Ai dinte plot gjėra
qė as unė, qė jam moskovit, nuk i dija.
- Myslimanėt, Fedja, - thoshte Saveljevi,
duke u gėzuar qė truri i tij akoma punonte, - i thėrret pėr t'u falur njė
muezin nga minarja e xhamisė. Muhameti zgjodhi zėrin si sinjal, si thirrje pėr
t'u lutur. Muhameti nuk la asgjė pa provuar, fyellin, borijen, daullen,
sinjalet e zjarrit, asnjė nuk i pėlqeu... Njė mijė e pesėqind vjet mė vonė duke
provuar sinjalet pėr trenat e metrosė u pa qartė se as bilbili, as sirena nuk
kapen nga veshi i njeriut, nga veshi i makinistit tė trenit, me atė saktėsi qė
kapet zėri i gjallė i dispetēerit dezhurn qė thėrret: "Gati!".
Fedja ja bėri ah! nga habia. Ai ishte mė i
pėrshtatur se tė gjithė ne me jetėn e pyllit, mė me pėrvojė, megjithėse ishte
mė i ri. Fedja mund tė bėnte punėn e karpentierit, mund tė ndėrtonte njė kasolle
nė pyll, dinte si rrėzohen drurėt dhe si mbulohet me degė njė vend pėr tė
kaluar natėn. Fedja ishte gjuetar, nė vendlindjen e tij njerėzit mėsoheshin me
armėt qė nė fėmini. Tė ftohtit dhe uria bėnin qė asnjė nga kėto zotėsi tė
Fedjas tė mos vlente, toka i pėrbuzte dituritė dhe shkathtėsitė e tij. Fedja
nuk i kishte zili qytetarėt dhe vetėm i admironte. Tregimet, pėr sukseset e
teknikės, pėr ēudirat e qytetit ishte gati t'i dėgjonte pa u mėrzitur kurrė,
pavrėsisht nga uria.
Miqėsia nuk lind as nė nevojė, as nė
fatkeqėsi. Kushtet "e vėshtira" tė jetės qė, sikur na dėrdėllisin
pėrrallat e letėrsisė artistike, janė kusht i detyrueshėm i lindjes sė
miqėsisė, nuk janė aq tė vėshtira (?). Nė rast se fatkeqėsia dhe nevoja i
bashkojnė njerėzit, krijojnė miqėsinė midis tyre, do tė thotė se kjo nevojė nuk
ėshtė skajore dhe se kjo fatkeqėsi nuk ėshtė e madhe. Fatkeqėsia nuk ėshtė aq e
thellė dhe e mprehtė, nė rast se atė mund ta ndashė me miqtė e shokėt. Nė
rastin e nevojės sė vėrtetė mund tė njohėsh vetėm forcėn tėnde shpirtėrore dhe
fizike, mund tė pėrcaktosh vetėm kufijt e "mundėsive" tė tua fizike,
tė qėndrueshmėrisė fizike dhe tė forcės morale.
Ne tė gjithė e kuptonim se mund tė shpėtonim
gjallė vetėm rastėsisht. Dhe ėshtė pėr t'u ēuditur se dikur nė rini sa herė qė
pėsoja ndonjė disfatė apo nuk kisha sukses, unė kisha qejf tė pėrsėrisja me
vete fjalėn e urtė: "Mos ēaj kokėn, s'kemi pėr tė vdekur nga uria".
Unė i besoja kėsaj fraze, i besoja me tė gjithė qėnien time. Dhe ja nė moshėn
tridhjetėvjeēare unė u gjenda nė kushtet e njė njeriu qė ishte me gjithė mend
duke vdekur nga uria, tė njė njeriu qė grindet e zihet vėrtetė pėr njė copė
bukė - dhe tė gjitha kėto ndodhėn para se tė fillonte lufta.
Kur ne tė katėr u mblodhėm tek burimi
"Duskanja", e dinim tė gjithė se nuk ishim mbledhur kėtu pėr hir tė
miqėsisė. E dinim se po tė shpėtonim gjallė nuk do tė takoheshim me qejf njėri
me tjetrin. Nuk do tė na vinte mirė tė kujtonim urinė qė tė bėn tė luash nga
mendja, pastrimin e morrave nė kusitė ku gatuanim ushqimin, gėnjeshtrat pa
mbarim duke u ngrohur pranė zjarrit, gėnjeshtrat-ėndėrrime, pėrrallat pėr tė
ngrėnat, grindjet me njėri-tjetrin dhe ėndėrrat tona tė njėllojta, sepse tė
gjithė shikonim nė ėndėrr po tė njėjtėn gjė - franxhollat e bukės sė thekrės qė
fluturonin pranė nesh si engjėj apo si bolidė1 .
Njeriu rron, sepse ka aftėsinė tė harrojė.
Kujtesa ėshtė gjithnjė e gatshme tė harrojė tė keqen dhe tė fiksojė vetėm tė
mirėn. Asgjė tė mirė nuk kishte tek burimi "Duskanja", nuk pati asgjė
tė mirė as pėrpara dhe as mė pastaj nė rrugėn e jetės sė secilit prej nesh. Ne
ishim helmuar nga veriu pėrgjithmonė, dhe kėtė gjė e kuptonim fare mirė. Tre
vetė prej nesh filluan tė mos i bėnin qėndresė fatit, vetėm Ivan Ivanoviēi
vazhdonte tė punonte me atė zellin e mėparshėm tragjik.
Saveljevi provoi njė herė ta sillte nė vete
Ivan Ivanoviēin nė kohėn e njė pushimi "pėr tė pirė cigare". Pushimi
qė bėhet "pėr tė pirė cigaren" ėshtė mėnyra mė e zakonshme pėr tė
pushuar ata qė nuk e pijnė duhanin, sepse ne kishim vite qė nuk kishim duhan,
kurse pushime tė tilla bėnim gjithnjė. Amatorėt e duhanit mblidhnin dhe thanin
nė tajgė gjethe rrushi tė egėr dhe bėheshin diskutime mjaft tė gjata, qė tė
burgosurit i zhvillonin, si zakonisht, me shumė pasion, lidhur me temėn nėse
gjethet e belushit apo tė rrushit tė egėr ishin "mė tė shijshme". As
tė njėrit, as tė tjetrit nuk bėnin njė grosh, sipas mendimit tė zanatalive,
sepse organizmi kėrkonte helmin e nikotinės dhe jo tym dhe ishte e pamundur t'i
gėnjeje qelizat e trurit me njė mėnyrė kaq tė thjeshtė. Por pėr "pushimet
sa pėr tė pirė njė duhan" gjethja e rrushit tė egėr bėnte, sepse nė kamp
fjala "pushim" nė kohėn e punės ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me
rregullat themelore tė moralit tė prodhimit qė edukohen nė Veriun e largėt. Tė
pushosh ēdo orė ėshtė njė sfidė, ėshtė njė krim, por tė bėsh pushim sa
"pėr tė pirė njė cigare" ėshtė njė gjė brenda rregullit tė zakonshėm.
Kėshtu edhe kėtu, sikurse kudo nė veri, fenomenet nuk pėrputheshin me
rregullat. Gjethja e tharė e rrushit tė egėr shėrbente si njė kamuflim i
natyrshėm.
- Mė dėgjo, Ivan, - tha Saveljevi. - Do tė
tė tregoj njė histori. Nė Bamllag (l), nė ndėrtimin e shinave tė dyta, ne
transportonim rėrė me karroca dore. Rėrėn duhej ta shpinim larg, norma ishte
njėzet e pesė metra kubė.
-
- Unė nuk dua tė provoj asgjė, por duam tė
tė ndihmojmė ty.
- Po ju?
- Pėr ne, i dashur, njėlloj ėshtė.
- Edhe pėr mua nuk ka asnjė
rėndėsi. Le tė vijė makari vetė sotski (2).
Sotski, domethėnė pėrgjegjėsi i
grupit, erdhi pas disa ditėsh. Parashikimet tona mė tė kėqia u bėnė realitet.
- E, pushuat? Tani mjaft. Lirjuani
vendin tė tjerėve. Puna juaj kėtu ėshtė si tė jeshė nė ozdorovitelni punkt
(2) apo nė ozdorovitelnaja komanda (3),
si nė OP dhe OK, - u tall pėrgjegjėsi i grupit.
- Po, - tha Saveljevi:
"Nė fillim OP-e, pastaj OK-a.
Nė kėmbė njė fasho
Pak pushim - hata!"
"Nė fillim OP-e, pastaj OK-a.
Njė plagė nė kėmbė
Dhe nė atė dynja!"
Qeshėm pėr t'u treguar tė mirėsjellshėm.
-
Kur do tė kthehemi?
- Do tė nisemi qė nesėr.
Ivan Ivanoviēi nuk pyeti mė gjė tjetėr.
Natėn ai vari veten nja dhjetė hapa larg kasolles nė njė degė tė spėrdredhur
peme, pa litar fare. Tė tillė vetėvrasje nuk mė kishte qėlluar tė shihja
asnjėherė. E gjeti Saveljevi, e pa nga shtegu dhe bėrtiti. Pėrgjegjėsi i grupit
qė erdhi me vrap urdhėroi qė tė mos e hiqnim nga pema deri sa tė vinte
"operativi" dhe na nisi me nxitim.
Fedja Shapovi dhe unė po bėheshim gati pėr
t'u nisur duke qenė shumė tė turbulluar, sepse Ivan Ivanoviēi kishte pece tė
mira, tė pagrisura, trasta, peshqirė, njė kėmishė pazeni rezervė, tė cilėn Ivan
Ivanoviēi e kishte pastruar nga morrat, ēizme pambuku tė mballosura, nė shtrat
ishte xhupi i tij. Pas njė kėshillimi tė shkurtėr ne i morėm kėto plaēka pėr
vete. Saveljevi nuk mori pjesė nė ndarjen e rrobave tė tė vdekurit, ai vetėm
ecte rreth e qark kufomės sė Ivan Ivanoviēit. Trupi i njė tė vdekuri kudo dhe
kurdoherė "nė jetėn e lirė" tė ngjallė njė interes tė pakuptueshėm,
tė tėrheq si magnet. Kjo gjė nuk ndodh nė kamp: shpeshėsia e vdekjeve, topitja
e ndjenjave e heqin interesin pėr trupin e tė vdekurit. Pėr Saveljevin vdekja e
Ivan Ivanoviēit kishte prekur, kishte ndriēuar dhe kishte shqetėsuar disa qoshe
tė errėta tė shpirtit, e shtynte atė pėr tė marrė njė farė vendimi.
Ai hyri nė kasolle, mori sėpatėn nė qoshe
dhe kapėrceu prakun. Pėrgjegjėsi i grupit qė ishte ulur mbi njė trung tė
rrėzuar kėrceu nė kėmbė dhe bėrtiti ca fjalė tė pakutpueshme. Unė me Fedjen
dolėm me vrap nė oborr.
Saveljevi iu afrua trungut tė shkurtėr e tė
trashė tė pishės, mbi tė cilin ne sharronim gjithnjė drutė. Trungu ishte i
prerė gjithandej, korja ishte hequr. Ai vendosi dorėn e majtė mbi trung, hapi
gishtrinjtė dhe goditi me sa fuqi me sėpatė.
Pėrgjegjėsi i grupit uluriti me njė zė tė
ējerrė e therės. Fedja u turr drejt Saveljevit - katėr gishtrinj fluturuan dhe
ranė midis tallashit tė sharrės. Nė fillim ata nuk shquheshin midis copave tė
drurit, ashklave dhe pluhurit tė sharrės. Njė gjak i kuq rridhte nga
gishtrinjtė. Fedja dhe unė shqyem kėmishėn e Ivan Ivanoviēit, e bėmė si lak nė
dorėn e Saveljevit dhe ia lidhėm plagėn. Saveljevin e shpumė nė ambulancė pėr
tė lidhur plagėn, pastaj nė seksionin hetimor pėr tė filluar ēėshtjen hetimore
lidhur me dėmtimin me dashje tė gjymtyrėve. Fedja dhe unė u kthyem po nė atė
ēadėr, prej nga kishim dalė dy javė mė parė me shpresa tė mėdha pėr tė gjetur
lumturinė.
Vendet sipėr shtretėrve na i kishin zėnė tė
tjerėt, por nuk patėm asnjė gajle, tani ishte verė dhe nė shtretėrit e poshtėm
ishte, ndoshta, mė mirė se nė tė sipėrmit, kurse deri sa tė vijė dimri ka kohė
sa tė duash.
Mė zuri gjumi menjėherė, por nė mes tė natės
u zgjova dhe iu afrova tavolinės sė postės qė kishte dezhurnin. Atje ishte
Fedja me njė fletė letre nė dorė. Qė prapa supit tė tij lexova ēfarė kishte
shkruar:
"Nėnė, - shkruante Fedja, - nėnė, unė
jam mirė. Nėnė, unė jam veshur sipas stinės...".
__________
l. Bamllag - grup
kampesh nė linjėn Bajkal-Amur (ndėrtim hekurudhash).
2. Sotski - Nė
ushtrinė cariste, komandant mbi l00 ushtarė.
3. OP -
Ozdorovitelnij punkt - qėndėr kurimi, OK - ozdorovitelnaja komanda - ekip
kurimi. Shpesh tė burgosurit i shkaktonin vetes plagė pėr tė shkuar nė kėto
qendra, ku shpesh ndodhte qė tė vdisnin.