A.P. ĒEHOV
STEPA
HISTORIA E NJĖ
UDHĖTIMI
Pėrktheu: Ēezar Kurti
V
Karvani u vendos nė breg
tė lumit, nė anė tė fshatit. Dielli
digjte si dje, ajri ishte i palėvizshėm dhe i trishtė. Nė breg kishte disa
shelgje, por hija e tyre nuk binte nė tokė, por nė ujė, ku humbiste kot, ndėrsa
nė hijen nėn qerre ishte vapė dhe mėrzi. Ujėt e kaltėruar nga pasqyrimi i
qiellit tė ndillte pėr tu futur nė lumė.
Qerrtari Stepka, tė cilin Jegorushka e pa vetėm tani, njė djalė fshatar
nja tetėmbėdhjetė vjeē, me kėmishė tė gjatė, pa brez dhe me shallvare tė gjata
pa kėmbėza, qė valviteshin gjatė ecjes si flamurė, u xhvesh shpejt, zbriti
poshtė nėpėr bregun e pjerrėt dhe u hodh nė ujė. Ai u zhyt nja dy tri herė,
pastaj u kthye nė kurriz dhe mbylli sytė nga kėnaqėsia. Fytyra i ngėrdheshej e
rrudhej, sikur ti vinte guduli, tė ndiente dhembje dhe ti vinte pėr tė
qeshur.
Nė njė ditė tė nxehtė, kur nuk di ku tė futesh nga vapa dhe zagushia,
llapashitja e ujit dhe frymėmarrja e
thellė e atij qė lahet veprojnė mbi veshin si njė muzikė e bukur. Dimovi dhe
Kirjuha, me tė parė Stepkėn, u zhveshėn dhe ata dhe, njėri pas tjetrit, duke
qeshur me tė madhe dhe duke e shijuar qė mė parė kėnaqė-sinė, u hodhėn nė ujė.
Lumi i vockėl dhe i qetė ushtoi nga turfullimat, llapashitjet dhe britmat.
Kirjuha kollitej, qeshte dhe bėrtiste sikur donin ta mbysnin, ndėrsa Dimovi e
ndiqte nga prapa dhe donte ti kapte kėmbėn.
-
He-he-he! - thėrriste ai. - Kape, mbaje!
Kirjuha gajasej dhe kėnaqej, por shprehjen e
fytyrės e kishte si nė tokė: njė fytyrė budalli tė ēuditur, sikur dikush ti
ish afruar pa u diktuar nga prapa dhe ta
- Karavidhe! Shikoni, vėllezėr, karavidhe! -
filloi tė bėrtiste Kirjuha me ngadhėnjim dhe tregoi
vėrtet njė karavidhe.
Jegorushka notoi deri tek
shavari, u zhyt dhe filloi tė kėrkonte nėpėr rrėnjėt e shavarit. Duke rrmuar nė lymin e ujshėm dhe rrėshqitės, ai preku diēka tė
mprehtė dhe tė neveritshme, ndoshta ndonjė karavidhe, por nė kėtė ēast dikush e
kapi pėr kėmbe dhe e ngriti lart. Duke pirė ujė dhe
duke u kollitur, Jegorushka hapi sytė dhe pa para vetes fytyrėn e njomė dhe
pėrtallėse tė ēapkėnit Dimov. Ēapkėni merrte frymė rėndė dhe
nga sytė e tij dukej se donte tė vazhdonte tė tallej. Ai e kishte kapur
- Hajvan! Ta kėputa me grusht turinjve!
Duke e ndierė se kėto fjalė nuk mjaftonin pėr
tė shprehur urrejtjen, u mendua pakėz dhe shtoi:
- Maskara! Kėlysh bushtre!
Kurse Dimovi, sikur tė mos kishte ndodhur
gjė, as qė po e shikonte mė Jegorushkėn, por notoi nė drejtim tė Kirjuhės dhe
thirri:
- He-he-hej! Hajde tė zemė peshk! Ēuna,
hajde tė zemė peshk!
- E pse jo? - e miratoi Kirjuha. - Kėtu duhet tė ketė shumė peshk...
- Stepka, shko njė vrap nė fshat dhe u kėrko
fshatarėve njė rrjetė!
- Nuk e
japin!
- Ta japin! Ti shko kėrkoje! U thuaj qė ta japin pėr hir tė Krishtit,
fundi i fundit ne jemi shtegtarė.
- Mirė thua!
Stepka doli nga uji, u vesh shpejt dhe pa kapele, duke valavitur
shallvaret e gjera, rendi nė fshat. Pas ndeshjes me Dimovin ujėt kishte humbur
ēdo bukuri pėr Jegorushkėn. Ai doli jashtė dhe filloi tė vishej. Pantelej dhe
Vasja ishin ulur nė bregun e pjerrėt, kishin varur kėmbėt dhe po shikonin ata
qė po laheshin. Emeljani ishte zhveshur lakuriq dhe po rrinte me kėmbėt e
futura nė ujė deri nė gjunjė mu pranė bregut, mbahej me njėrėn dorė tek bari,
kurse me tjetrėn fėrkonte trupin. Me shpatullat e dala, me nishanin nėn sy, i
pėrkulur dhe me shprehjen e njė frike tė madhe nga ujėt, ai dukej shumė komik.
Fytyrėn e kishte serioze, tė vrazhdė, e vėshtronte ujėt me inat, sikur donte ta
shante ngaqė e kishte ftohur njė herė nė Donjec dhe i kishte marrė zėrin.
- Po ti pse nuk lahesh? - pyeti Jegorushka Vasjen.
- Kot... Nuk kam qejf... - u pėrgjigj Vasja.
- Pse tė ėshtė enjtur mjekra?
- Mė dhemb... Unė, paniēek30, kam punuar nė fabrikėn e shkrepseve...
Doktori mė pat thėnė se prandaj mė ėshtė enjtur nofulla. Atje ajri ėshtė i keq.
Pėrveē meje, edhe tre djemėve tė tjerė u ėshtė enjtur nofulla. kurse njėrit i ėshtė kalbur fare.
Pas njė ēike u kthye Stepka me njė rrjetė. Dimovi me Kirjuhėn prej
qėndrimit tė gjatė nė ujė u mavijosėn dhe u ngjirrėn, por filluan me qejf tė
mirren me peshkim. Nė fillim ecėn nėpėr njė vend tė thellė, pėrgjatė shavarit;
kėtu Dimovit ujėt i vinte deri nė zverk, ndėrsa Kirjuhėn e shkurtėr e mbulonte
krejt; ky i fundit pinte ujė dhe lėshonte flluska, ndėrsa Dimovi, duke shkelur
nėpėr rrėnjėt si gjemba, binte dhe ngatėrrohej nė rrjetė. Tė dy rrokulliseshin
dhe bėnin potere tė madhe, dhe peshkimi kthehej nė njė lodėr ēapkėnėsh.
- Ėshtė thellė, - thoshte me zė tė ngjirrur Kirjuha. - Asgjė nuk do tė
kapim!
- Mos e tėrhiq, djall! - bėrtiste Dimovi, duke u pėrpjekur ti jepte
rrjetės pozicionin e duhur. - Mbaje me duar!
- Kėtu nuk kapni gjė! - u bėrtiste nga bregu Pantelej. - Vetėm sa do tė
trembni peshkun, budallenj! Merrni majtas! Atje ėshtė mė cekėt!
Njė herė sipėr rrjetės kėrceu njė peshk i madh; tė gjithė ja bėnė ah!, ndėrsa Dimovi qėlloi me grusht vendin, ku ai u zhduk, dhe
fytyra e tij shprehte keqardhje.
- Eh! - bėrtiti Pantelej dhe pėrplasi kėmbėt. - Ju shpėtoi njė njil i
majmur! Iku!
Duke marrė majtas, Dimovi dhe Kirjuha dalėngadalė dolėn nė vend tė cekėt
dhe kėtu filluan tė zinin peshk si duhet. Ata u larguan nja treqind hapa prej
karvanit. Qė larg dukej se si ata pa bėrė fjalė dhe duke i lėvizur kėmbėt
ngadalė tėrhiqnin rrjetėn, duke u pėrpjekur ta fusnin rrjetėn sa mė thellė dhe
sa mė afėr shavarit. Pėr ta trembur peshkun dhe pėr ta futur nė rrjetė, ata
qėllonin me grushta ujin dhe bėnin zhurmė duke trazuar shavarin. Nga shavari
ata shkonin nė bregun tjetėr, tėrhiqnin rrjetėn pas vetes, pastaj me njė pamje
tė dėshpėruar, duke ngritur gjunjėt lart, ktheheshin pėrsėri tek shavari. Se
pėr ēfarė flisnin midis tyre, por nuk dėgjohej gjė. Dielli u digjte kurrizin,
mizat i kafshonin, ndėrsa trupat e tyre tė mavijosur morėn ngjyrėn e bronxit.
Pas tyre, me kovėn nė duar, me mėngėt e pėrveshura deri nė sqetull dhe duke
mbajtur cepat e kėmishės me dhembė, ecte Stepka. Sa herė qė kapnin ndonjė
peshk, ai e ngrinte lart dhe, duke e pėrshkėnditur nė diell, bėrtiste:
- Shikoni, ēfarė njili! Kemi zėnė nja pesė tė tillė!
Dukej se si, pasi e nxirrnin rrjetėn, Dimovi, Kirjuha dhe Stepka
gėrmonin pėr njė kohė tė gjatė nė lym, fusnin diēka nė kovė, diēka e hidhnin
poshtė; nga njė herė ndonjė send qė kishte rėnė nė rrjetė e merrnin doradorazi,
e shikonin me kureshtje, pastaj e hidhnin poshtė...
- Ēfarė ėshtė ajo? - u thėrrisnin nga bregu.
Stepka pėrgjigjej, por ishte vėshtirė tė kuptoje se ēfarė thoshte. Por
ja ai doli me vrap nga ujėt dhe, duke mbajtur kovėn me tė dy duart, duke
harruar tė ulte kėmishėn, rendi tek qerret.
- Ėshtė mbushur plot! - thėrriste ai, duke marrė frymė me zor. - Mė
jepni njė tjetėr!
Jegorushka vėshtroi brenda nė kovė. Ajo ishte plot. Nga ujėt nxori kokėn
e shėmtuar njė mlysh i ri, ndėrsa rreth tij rropateshin karavidhe dhe peshq tė
vegjėl. Jegorushka futi dorėn nė fund dhe pėrzjeu ujin: mlyshi u zhduk nėn
karavidhet, ndėrsa nė vend tė tij nė sipėrfaqe dolėn njė peshk persian dhe njė
njil. Edhe Vasja vėshtroi kovėn. Sytė iu pėrlotėn dhe fytyra iu embėlsua, tamam
ashtu si nė kohėn kur kishte parė dhelprėn. Ai nxori diēka nga kova, e afroi
tek goja dhe filloi tė pėrtypej. U dėgjua kėrcitja e dhėmbėve.
- Vėllezėr, - u ēudit Stepka, - Vaska po ha njė gjuhėz tė gjallė! Pfu!
- Kjo nuk ėshtė gjuhėz, por mustak, - u pėrgjigj Vasja pa e prishur
terezinė dhe duke vazhduar tė mbllaēitet.
Ai nxori nga goja bishtin e peshkut, e pa me kėnaqėsi dhe
pėrsėri e futi nė gojė. Kur ai po pėrtypej dhe kėrciste dhembėt, Jegorushkės i
dukej se pėrpara vetes kishte njė kafshė e jo njė njeri. Mjekra e enjtur e
Vasjes, sytė e tij tė venitur, tė parėt shumė tė mprehtė, bishti i peshkut nė
gojė dhe kėnaqėsia, me tė cilėn po pėrtypte mustakun, e bėnin atė tė ngjante si
njė kafshė.
Jegorushka filloi tė mėrzitej pranė tij. Tani edhe peshkimi kishte
pėrfunduar. Ai u ra njė herė rreth e rrotull qerreve, u mendua sa u mendua dhe
nga mėrzia u nis pėr nė fshat.
Pas pak u gjend nė kishė dhe, duke e vėnė ballin nė kurrizin e njė
njeriu qė vinte era kėrp, po dėgjonte se si kėndonte kori. Mesha po i afrohej
fundit. Jegorushka nuk i kuptonte kėngėt e kishės dhe i dėgjonte pa dėshirė.
Dėgjoi njė copė herė, gogėsiti dhe filloi tė kundronte zverqet dhe kurrizet e
njerėzve. Nė njėrin zverk, tė kuq dhe tė njomė nga tė larėt nė lumė, ai njohu
Emeljanin. Zverku ishte qethur boks dhe mė lart se sa ėshtė zakoni; edhe
temthat ishin qethur mė lart se sa duhet, dhe veshėt e kuq tė Emeljanit
dukeshin si dy llapa tė mėdha dhe sikur nuk e ndienin veten nė vendin e tyre.
Duke parė zverkun dhe veshėt, Jegorushka padashur mendoi se Emeljani ėshtė me
siguri njė njeri shumė fatkeq. Atij iu kujtuan dirizhimi, zėri i ngjirrur,
pamja e ndrojtur nė lumė dhe ndjeu pėr tė njė keqardhje tė madhe. I lindi nė
zemėr ti thoshte njė fjalė tė mirė:
- Jam edhe unė kėtu! - tha ai, duke e tėrhequr prej mėnge.
Njerėzit qė kanė kėnduar nė kor si tenor apo bas, sidomos ata qė kanė
patur rastin qoftė edhe njė herė nė jetė tė drejtojnė, mėsohen ti shikojnė tė
vegjėlit vrazhdė dhe me inat. Kėtė zakon e ruajnė edhe kur nuk kėndojnė mė.
Duke u kthyer nga Jegorushka, Emeljani e pa qė poshtė vetullave dhe i tha:
- Mos u llasto nė kishė!
Pastaj Jegorushka ēau pėrpara mė afėr ikonostasit. Kėtu pa njerėz
interesantė. Pėrpara tė gjithėve nė anėn e djathtė mbi qilim kishin qėndruar
njė zotni dhe njė zonjė. Prapa kishin nga njė karrike. Zotnia kishte veshur njė
kostum mėndafshi kinez tė porsa hekurosur, qėndronte pa lėvizur, si njė ushtar
nė drejtqendrim, dhe mbante lart mjekrėn e tij tė rruar si nė ngjyrė mavi. Nė
jakat e ngrira, nė ngjyrėn mavi tė mjekrės, nė tullėn e vogėl nė kokė dhe
bastunin qė mbante ndiehej shumė dinjitet. Nga tepria e dinjitetit qafa ishte
tendosur dhe mjekra shtyhej lart me kaq forcė, sa koka dukej sikur mund tė
shkėputej nga njėri ēast nė tjetrin dhe tė fluturonte lart. Kurse zonja, e
shėndoshė dhe e shkuar nga mosha, veshur me njė shall tė bardhė mėndafshi,
kishte ulur kokėn anash dhe vėshtronte nė njė mėnyrė tė tillė, sikur porsa i
kishte dhėnė ndonjėrit para borxh dhe donte ti thoshte: Ah, mos u shqetėsoni,
nuk ka nevojė tė mė falenderoni! Nuk kam qejf.... Rreth e qark qilimit si njė
mur i dendur kishin qėndruar fshatarėt.
Jegorushka iu afrua ikonostasit dhe filloi tu falej ikonave tė vendit.
Para ēdo figure ai pėrkulej mengadalė deri nė tokė, pa u ngritur nga toka
vėshtronte prapa popullin, pastaj ngrihej nė kėmbė dhe i prekte me ballė.
Prekja e ballit nė dyshemenė e ftohtė i jepte njė kėnaqėsi tė madhe. Kur nga
altari doli roja me njė shkop tė
gjatė me shuarėsen e qirinjėve nė majė, Jegorushka kėrceu shpejt nga toka dhe
rendi drejt tij.
- E kanė ndarė naforėn31? - pyeti ai.
- Nuk ka, nuk ka naforė ...- belbėzoi i vrenjtur roja. - Ik qė kėtej...
Mesha mbaroi. Jegorushka doli ngadalė nga kisha dhe shkoi tė shėtiste
nėpėr shesh. Kishte parė kaq shumė fshatra, sheshe dhe fshatarė nė jetėn e tij
sa tani ēdo gjė qė i dilte pėrpara nuk paraqiste asnjė interes pėr tė. Nga qė
skishte ēfarė tė bėnte dhe pėr tė vrarė kohėn, u fut nė njė dyqan, sipėr derės
tė tė cilit ishte varur njė rrip i gjerė i kuq. Dyqani pėrbėhej nga dy dhoma tė
gjera dhe tė ndriēuara keq: nė njėrėn dhomė shiteshin veshmbath-je dhe ushqime,
ndėrsa nė tjetrėn kishte ca voza me rrėshirė dhe nė tavan ishin varur ca qafore
kuajsh. Prej kėsaj vinte njė erė e shijshme lėkure dhe rrėshire. Dyshemeja e
dyqanit ishte e zbukuruar, me siguri e kishte zbukuruar ndonjė njeri me fantazi
tė madhe dhe shumė tė lirė, sepse ishte e mbuluar krejt me qėndisma dhe shenja
kabalistike. Pas banakut kish qėndruar duke u mbėshtetur me bark nė tavolinė
njė dyqanxhi i ushqyer mirė dhe me fytyrė tė gjerė e mjekėrr tė rrumbullakėt,
me sa duket njė velikorus32. Ai pinte ēaj me gllėnjka dhe pas ēdo gllėnjke
lėshonte nga njė psherėtimė tė thellė. Fytyra e tij shprehte njė mospėrfillje
tė plotė, por nė ēdo psherėtimė dėgjohej: Prit pak, pa ta tregoj unė qejfin.
- Mė jep njė kopejkė farė luledielli! - i tha Jegorushka.
Dyqanxhiu ngriti vetullat, doli qė prapa banakut dhe i hodhi Jegorushkės
nė xhep njė kopejkė farė luledielli. Si masė shėrbente njė kuti kremi bosh.
Jegorushka nuk kishte qejf tė ikte. Ai vėshtroi pė njė kohė tė gjatė arkat me
gurabije, mendoi sa mendoi dhe pyeti, duke treguar me gisht disa gurabije
Vjazemsku33, tė cilat ishin mykur nga koha e gjatė:
- Sa bėjnė kėto gurabije?
- Dy copė pėr njė kopejkė.
Jegorushka nxori nga xhepi gurabijen qė i kishte falur dje ēifutja dhe
pyeti:
- Po
gurabijet si kjo sa bėjnė?
Dyqanxhiu emori gurabijen nė dorė, e kontrolloi ngatė gjitha anėt dhe
ngriti njėrėn vetull:
- Si kjo? - pyeti ai.
Pastaj ngriti vetullėn tjetėr, u mendua dhe u pėrgjigj:
- Tri kopejka dy copė.
U bė heshtje.
- I kuja je? - pyeti dyqanxhiu, duke hedhur ēaj pėr vete nga njė ibrik
prej bakri tė kuq.
- Nipi i Ivan Ivaniēit.
- Sa Ivan Ivaniēa ka! - psherėtiu dyqanxhiu. Ai vėshtroi sipėr kokės sė
Jegorushkės nė drejtim tė derės, heshti pakėz dhe pyeti: - Mos doni pak ēaj?
- Falemnderit... - pranoi Jegorushka me njė farė ngurrimi, megjithėse
ndiente njė mall tė madh pėr ēajin e mėngjesit.
Dyqanxhiu i mbushi njė gotė dhe ia dha bashkė me njė copė sheqeri tė
brejtur. Jegorushka u ul nė njė karrige portative dhe filloi tė pinte. Ai donte
tė pyeste sa kushton njė funt34 bajamesh me sheqer dhe porsa e nisi muhabetin,
por hyri njė blerės dhe dyqanxhiu, duke e lėnė gotėn e vet mėnjanė, u muar me
punė. Ai e ēoi blerėsin nė dhomėn ku vinte erė rrėshirė dhe bisedoi me tė pėr
njė kohė tė gjatė. Blerėsi, qė me sa duket ishte kokėfortė dhe i mėnēur, gjatė
tė gjithė kohės nė shenjė mosaprovimi tundte kokėn dhe zbrapsej nga ana e
derės. Dyqanxhiu e bindi pėr diēka dhe filloi ti mbushte njė thes tė madh me
tėrshėrė.
- Pse
tėrshėrė ėshtė kjo? - tha i trishtuar blerėsi. - Kjo nuk ėshtė tėrshėrė, por
byk. Tua
japėsh pulave kėtė, do tė thotė tė tallesh me to...
- Jo, jo, po
shkoj tek Bondarenkoja mė mirė!
Kur Jegorushka u kthye tek
lumi, nė breg ishte ndezur njė zjarr i vogėl. Qerrtarėt
ishin duke gatuar drekėn. Nė mes tė tymit kishte
qėndruar Stepka dhe me njė lugė tė madhe tėrė dhėmbėza pėrziente gjellėn nė
kusi. Pak mė anash, me sy tė skuqur nga tymi, ishin
ulur Kirjuha dhe Vasja dhe pastronin peshkun.
Emeljani, qė porsa ishte kthyer nga kisha,
ishte ulur afėr Panteleit, tundte dorėn dhe me njė zė qė mezi dėgjohej kėndonte
Lavdi tė kėndojmė.... Dimovi vėrtitej
rreth kuajve.
Pasi mbaruan pastrimin, Kirjuha dhe Vasja
mblodhėn tė gjithė peshqit dhe karavidhet e gjalla nė kovė, tundėn kovėn dhe
hodhėn gjithēka kishte brenda nė ujin qė po vlonte.
- Ti fusim sallo? - pyeti
Stepka, duke hequr shkumėn me lugė.
- E pse? Peshku lėshon vetė yndyrė, - u
pėrgjigj Kirjuha.
Tė gjithė, me pėrjashtim
tė Panteleit, u ulėn rreth kusisė dhe filluan tė punojnė me lugė.
- I jepni ēunit njė lugė! - tha me njė zė tė rreptė Pantelei. - Ndoshta edhe ai do tė hajė!
- Kjo ėshtė gjellė fshatarėsh!... - psherėtiu Kirjuha.
- Edhe gjella fshatare tė bėn mirė, po tė
kesh uri.
Jegorushkės i dhanė njė
lugė. Ai filloi tė hante, por pa u ulur, duke qėndruar
nė kėmbė mu pranė kusisė, qė i dukej si njė gropė. Supa
vinte erė peshk, midis kokrrave tė bullgurit kishte luspa; karavidhet nuk mund
ti kapje me lugė, kėshtu qė i nxirrnin nga kusia me dorė. Sidomos
Vasjes nuk i vinte hiē zor dhe njomi nė supė jo vetėm
duart, por edhe mėngėt. Megjithatė Jegorushkės supa iu
duk shumė e shijshme dhe i kujtonte supėn me karavidhe qė gatuante nė ditėt e
kreshmės mamaja e vet nė shtėpi. Pantelei ishte
ulur mėnjanė dhe hante bukė.
- Babagjysh, po ti pse nuk ha? - e pyeti Emeljani.
- Nuk i ha karavidhet... Uf, dreqėrit! - tha plaku dhe ktheu kokėn me
neveri.
Duke ngrėnė, duke biseduar. Nga bisedat e tyre Jegorushka kuptoi se tė
gjithė tė njohurit e tij tė rinj, pavarėsisht nga dallimet e moshės dhe tė
karakterit, kishin njė gjė tė pėrbashkėt, qė i bėnte tė ngjanin me njėri tjetrin:
tė gjithė ishin njerėz me njė tė kaluar tė mrekullueshme dhe me njė tė tanishme
tė keqe; pėr tė kaluarėn tė gjithė, pa pėrjashtim, flisnin me entuziazėm,
ndėrsa pėr tė tanishmen flisnin pothuajse me pėrbuzje. Rusit i pėlqen tė
kujtojė, por nuk i pėlqen tė jetojė. Jegorushka akoma nuk e dinte kėtė gjė dhe
para se supa tė kishte mbaruar besonte thellėsisht se rreth kusisė ishin ulur
njerėz tė fyer dhe tė zhgėnjyer nga fati. Pantelei tregonte se dikur, kur akoma
nuk kishte hekurudha, ai shkonte me karvane nė Moskė dhe Nizhnij35, fitonte kaq
shumė sa nuk dinte ku ti ēonte paratė. E ēfarė tregtarėsh kishte atėherė,
ēfarė peshku, sa lirė qė ishte! Ndėrsa tani rrugėt janė bėrė mė tė shkurtra,
tregtarėt mė dorėshtrėnguar, populli mė i varfėr, buka mė e shtrenjtė, ēdo gjė
ėshtė keqėsuar sa ska ku vete mė. Emeljani thoshte se mė pėrpara kishte
shėrbyer nė uzinėn e Lluganskut si kėngėtar, kishte patur njė zė tė
mrekullueshėm dhe lexonte shumė mirė notat, ndėrsa tani ėshtė kthyer nė njė
muzhik dhe ushqehet me mėshirėn e tė vėllait, i cili e dėrgon me kuajt e tij
dhe i merr gjysmėn e fitimit. Vasja dikur kishte punuar nė fabrikėn e
shkrepseve. Kirjuha kishte qenė karrocier tek disa njerėz tė mirė dhe nė tė
gjithė rrethin njihej si ngarėsi mė i mirė i trojkave. Dimovi, djali i njė
fshatari tė pasur, jetonte pėr qejfin e vet, shėtiste dhe nuk dinte se ēėshtė
e keqja, por me tė mbushur njėzet vjeē, i jati, njė burrė i ashpėr dhe i prerė,
duke dashur qė ta mėsonte me punė dhe duke patur frikė se mos pėrkdhelej shumė
nė shtėpi, filloi ta dėrgonte si argat pėr tė mbartur me qerre. Vetėm Stepka
nuk fliste, por edhe nga fytyra e tij pa musteqe dukej se mė pėrpara kishte
jetuar shumė mė mirė se tani.
Kur iu kujtua i ati, Dimovi e la gjellėn dhe u vrenjtė. Ai vėshtroi
shokėt qė poshtė vetullave dhe e ndali vėshtrimin mbi Jegorushkėn.
- Ti, antikrisht, hiqe kapelen! - i bėrtiti ashpėr. - Pse me kapele ulen
njerėzit pėr tė ngrėnė? Lėre, pa je dhe zotni!
Jegorushka hoqi kapelen dhe nuk tha asnjė fjalė, por nuk po e ndiente mė
shijen e supės dhe nuk po dėgjonte se si filluan ta mbronin Pantelei dhe Vasja.
Nė gjoksin e tij filloi tė angullijė njė inat i madh kundėr kėtij ēamarroku dhe
vendosi qė me ēdo kusht ti luante ndonjė rreng.
Pas drekės tė gjithė shkuan tek qerret dhe u shtrinė nė hije.
- Babagjysh, do tė nisemi shpejt? - pyeti Jegorushka Pantelein.
- Kur ta bėj zoti mbarė, atėherė do tė nisemi... Tani nuk nisemi dot,
ėshtė vapė... O zot i madh, u bėftė vullneti yt... Bjer e fli, djalo!
Pas njė ēike qė poshtė qerreve dėgjoheshin gėrrhima. Jegorushka deshi tė
shkonte pėrsėri nė fshat, por u mendua, gogėsiti dhe u shtri pranė plakut.
VI
Karvani qėndroi gjithė ditėn pranė lumit dhe u nis kur filloi tė
perėndonte dielli.
Jegorushka pėrsėri rrinte i shtrirė mbi thesin me lesh, qerrja kėrciste
lehtė dhe lėkundej, ndėrsa poshtė ecte Pantelej, pėrplaste kėmbėt, fėrkonte
kėrcinjtė dhe mėrmėriste me vete; nė ajėr ashtu si dje dėgjohej muzika e
stepės.
Jegorushka ishte shtrirė nė kurriz dhe, duke i mbajtur duart nėn kokė,
vėshtronte lart nė qiell. Ai pa se si u pėrflak qielli i mbrėmjes dhe si u shua
pastaj. Engjėjt mbrojtės, si e mbuluan horizontin me krahėt e tyre tė
praruar, ranė tė flenė. Dita kish kaluar mirė e bukur, tani erdhi njė natė e
qetė, e mirė, dhe ata mund tė rrinin pa u shqetėsuar nė shtėpinė e tyre lart nė
qiell... Jegorushka pa se si u err dalėngadalė qielli, si nė tokė ra muzgu dhe
si u ndezėn pastaj njėri pas tjetrit yjet.
Kur vėshtron pėr njė kohė tė gjatė pa shkėputur sytė qiellin e kaltėrt,
mendimet dhe shpirti sepse shkrihen nė njė ndjenjė vetmie. Fillon ta ndiesh
veten tmerrėsisht tė vetmuar, dhe ēdo gjė qė ti mė parė e mendoje tė afėrt, tė
dashur, bėhet tani pėr ty e largėt dhe e pavlerė. Yjet, tė cilėt kanė mijėra
vjet qė vėshtrojnė nga qielli, vetė qielli i pakuptueshėm dhe muzgu, tė cilėt
janė mospėrfillės ndaj jetės sė shkurtėr tė njeriut, kur mbetesh vetėm sy pėr
sy me ta dhe pėrpiqesh ti kuptosh, ta ndrydhin shpirtin me heshtjen e tyre. Tė
vjen ndėrmend ajo vetmi qė e pret ēdonjėrin prej nesh nė varr, dhe thelbi i
jetės tė duket i dėshpėruar, i frikshėm...
Jegorushka filloi tė mendonte pėr gjyshen, e cila fle tani nė varreza
nėn drunjtė e qershive; iu kujtua se si ajo rrinte shtrirė nė arkivol me
monedhat e bakėrta nė sy, se si pastaj e kishin mbyllur kapakun dhe e kishin
lėshuar nė varr; iu kujtua dhe kėrcitja e shurdhėr e plisave tė dheut mbi
kapak... E pėrfytyroi gjyshen nė njė varr tė ngushtė dhe tė errėt, tė braktisur
nga tė gjithė dhe pa ndihmė. Po fantazonte me vete sikur gjyshja paprimtas
zgjohej dhe, duke mos e kuptuar se ku ishte, trokiste nė kapak, thėrriste pėr
ndihmė dhe mė nė fund, e lodhur nga tmerri, vdiste pėrsėri. Pėrfytyroi si tė
vdekur mamanė e tij, at Kristoforin, konteshėn Dranickaja, Solomonin. Por sado
qė u mundua tė pėrfytyronte veten e tij nė njė varr tė errėt, larg shtėpisė, tė
braktisur, pa ndihmė dhe tė vdekur, nuk ia arriti dot qėllimit; pėr vete nuk
shihte asnjė mundėsi pėr tė vdekur dhe i dukej se kurrė nuk ka pėr tė vdekur...
Ndėrsa Pantelei, qė kishte kohėn tė vdiste, ecte aty pėrposhtė dhe
rendiste mendimet e tij:
- Ske ēthua, zotėrinj tė mirė... - mėrmėriste ai. - E ēuan djalin tė
mėsojė, por se si ja kalon ai atje nuk dihet... Atje, nė Sllavjanoserbsk e kam
fjalėn, nuk ka shkollė qė tė marrėsh shkencė tė madhe... Nuk ka, vėrtet...
Kurse djali ėshte i mirė, ske ēi thua. Do tė rritet, do ti ndihmojė tė
jatit. Ti, Jegor, tani je i vockėl, por do tė rritesh dhe do tė ushqesh nėnėn e
babanė. Kėshtu e ka sajuar zoti... Ndero babanė tėnd dhe nėnėn tėnde... Edhe
unė vetė kam patur fėmijė, por mu dogjėn... Ashtu vėrtet, natėn e epifanisė37 u dogj kasollja... Unė nuk
isha nė shtėpi, kisha shkuar nė Orjoll37. Nė Orjoll... Marja pėr vete doli me
vrap nė rrugė, por u kujtua pėr fėmijėt qė flinin nė kasolle. U kthye me vrap dhe u dogj bashkė me ta... Po... Tė
nesėrmen vetėm kockat gjetėn.
Afėr mesnatės qerrtarėt dhe Jegorushka ishin ulur pėrsėri afėr njė
zjarri tė vogėl. Nė kohėn qė kishte filluar njė erė e fortė, Kirjuha dhe Vasja
kishin shkuar pėr ujė diku nė njė hurmė; ata u zhdukėn nė errėsirė, por gjithė
kohės dėgjoheshin kovat qė kėrcisnin dhe biseda e tyre. Domethėnė hurma ishte
afėr. Drita e zjarrit shtrihej nė tokė si njė njollė e madhe vezulluese.
Megjithėse ndriste hėna, pėr shkak tė kėsaj njolle tė pėr rreth ishte terr i
zi. Qerrtarėve u binte drita nė sy dhe ata shikonin vetėm njė pjesė tė rrugės
sė madhe. Shumė dobėt, si male me njė formė tė papėrcaktuar, nė errėsirė
pėrvijoheshin qerret me thasė dhe kuajt. Njėzet hapa larg zjarrit, nė kufirin e
rrugės me fushėn, ishte njė kryq varri prej druri, qė ishte shtrembėruar anash.
Jegorushka, kur akoma nuk ishte ndezur mirė zjarri dhe mund tė shihje larg,
kishte vėnė re se njė kryq tjetėr, po kaq i vjetėr dhe i shtrėmbėruar, ishte nė
anėn tjetėr tė rrugės sė madhe.
Kur u kthyen, Kirjuha dhe Vasja mbushėn njė kusi plot me ujė dhe e
vendosėn sipėr zjarrit. Stepka me lugėn tėrė ēallata nė dorė, midis tymit, zuri
vend afėr kusisė dhe, duke vėshtruar i menduar ujin, filloi tė priste sa tė
dilte shkuma. Pantelei dhe Emeljani ishin ulur aty pranė, nuk flisnin dhe po
mendonin. Dimovi ishte shtrirė nė bark, duke mbajtur kokėn me grushte, dhe
vėshtronte zjarrin. Hija e Stepkės kėrcente nėpėr trupin e tij, prandaj dhe
fytyra e tij e bukur herė mbulohej nga errėsira, herė bėhej e ndritshme...
Kirjuha dhe Vasja endeshin afėr zjarrit dhe mblidhnin shkarpa dhe bar tė thatė.
Jegorushka, me duart nė xhepa, kish qėndruar afėr Panteleit dhe shikonte se si
zjarri pėrpinte barin.
Tė gjithė po pushonin, kishin rėnė nė mendime dhe vėshtronin me bisht tė
syrit kryqin, mbi tė cilin kėrcenin e dridheshin njolla tė kuqe. Varri i
vetmuar ka diēka tė trishtuar, ėndėrrimtare dhe jashtėzakonisht poetike... Ai
hesht, dhe nė kėtė heshtje ndiehet prania e shpirtit tė njė njeriu tė panjohur,
qė ėshtė i shtrirė nėn kryq. A e ndien veten mirė nė stepė ky shpirt? Mos ndien
vallė trishtim kur nata ėshtė me hėnė? Ndėrsa stepa afėr varrit duket e
trishtuar, e pikėlluar dhe e menduar, bari duket akoma mė i trishtuar dhe
karkalecėt si mė tė pėrmbajtura nė kėngėn e tyre... Dhe nuk ka asnjė kalimtar
qė tė mos e kujtojė shpirtin e vetmuar dhe tė mos rrijė duke e kthyer kokėn nga
varri deri sa ai tė ketė mbetur shumė prapa dhe tė mos jetė mbuluar nga
errėsira...
- Babagjysh, pėrse e kanė vėnė kėtė kryq? - pyeti Jegorushka.
Pantelei vėshtroi kryqin, pastaj Dimovin dhe pyeti:
- Mikolla, mos ėshtė ky ai vendi, ku kositėsit vranė tregtarėt?
Dimovi u ngrit pa qejf mbi bėrryla, pa rrugėn dhe u pėrgjigj:
- Ai vetė ėshtė...
U bė heshtje. Kirjuha po thyente barin e thatė, e
bėnte lėmsh dhe e fuste nėn kusi. Zjarri ndriti mė tepėr. Stepkėn e mbuloi njė
tym i zi dhe nė errėsirė, nėpėr rrugėn afėr qerreve, vrapoi hija e kryqit.
- Po, i vranė...- tha si pa qejf Dimovi. - Tregtarėt, babai me tė birin,
shkonin pėr tė shitur ikona. U ndalėn kėtu afėr nė hanin qė mban tani Ignat
Fomini. Plaku kishte pirė njė ēikė si shumė dhe filloi tė mburrej se kishte me
vete shumė para. Dihet se tregtarėt janė mburravecėr, mos dhėntė zoti tė kesh
punė me ta... Nuk u rrihet pa u mburrur para njerėzve tė varfėr si ne, mendojnė
se kushedi se ējanė. Por nė atė kohė nė han kalonin natėn disa kositės. E
dėgjuan ata tregtarin tek lėvdohej dhe e mbajtėn mend.
- O Perėndi i pushtetshėm! - psherėtiu Pantelei.
- Tė nesėrmen, porsa u gdhi, - vazhdoi Dimovi, - tregtarėt u bėnė gati
pėr rrugė dhe kositėsit iu qepėn nga prapa. Shkojmė bashkė, zotėrinj. Bashkė
mė pak do tė mėrzitemi, edhe rrezik mė pak do tė ketė, sepse kėtu ėshtė vend i
humbur.... Tregtarėt pėr tė mos thyer ikonat, megjithėse ishin kaluar, ecnin
me hap, gjė qė u pėrshtatej qėllimit tė kositėsve...
Dimovi u ngrit nė gjunjė dhe u shtryq.
- Po, - vazhdoi ai duke gogėsitur. - Sikur ēdo gjė po shkonte mirė, por
me tė mbėrritur tregtarėt nė kėtė vend, kositėsit i pastruan me kosė. Djali, qė
kishte qenė trim, i rrėmbeu njėrit kosėn dhe forca ti grinte edhe ai...
Natyrisht, ata i mundėn tregtarėt, sepse bėheshin nja tetė vetė. I prenė dhe i
bėnė copė tregtarėt dhe su lanė asnjė vend tė gjallė nė trup. Mbaruan punėn e
tyre dhe i hoqėn nga rruga tė dy, tė jatin e shpunė nė njėrėn anė, tė birin nė
anėn tjetėr. Pėrballė kėtij kryqi matanė rrugės ėshtė njė kryq tjetėr... Ėshtė
akoma apo jo, nuk e di. Nuk duket qė kėtej.
- Ėshtė, - tha Kirjuha.
- Thonin se para gjetėn pak.
- Pak, vėrtet, - tha Pantelei. - Nja njėqind rubla gjetėn.
- Pastaj nja tre prej tyre vdiqėn, sepse edhe tregtari kishte punuar
mirė me kosė. U rrodhi gjaku nga plagėt. Njėrit tregtari i kishte prerė dorėn
dhe thonė se ai kishte rendur nja katėr vėrste pa dorė dhe afėr Kurikovos e
kishin gjetur mbi njė sop. Ishte ulur galiē, kokėn e kishte mbėshtetur nė
gjunjė, sikur tė kishte rėnė nė mendime, dhe kur vėshtruan mirė, panė se ishte
pa shpirt, kishte vdekur...
- Nga gjurmėt e gjakut e gjetėn, - tha Pantelei.
Tė gjithė vėshtruan kryqin dhe pėrsėri u bė heshtje.
Diku, me siguri nga pėrroi, u dėgjua thirrja e trishtuar e njė zogu:
Fli, Fli, Fli!....
- Njerėz tė ligj ka plot nė botė, - tha Emeljani.
- Plot, plot! - pohoi Pantelei dhe iu afrua mė tepėr zjarrit me njė
shprehje tė tillė sikur ti kishte hyrė frika. - Plot! - vazhdoi ai me gjysmė
zėri. - Kam parė nė jetėn time tė kėtillė sa tė duash... Njerėz tė ligj, de...
Tė shenjtė dhe tė drejtė kam parė shumė, por tė ligjtė nuk i numėron dot...Na
mėshiro e shpėto, o e shėnjta Mari... Mė kujtohet njė herė, nja tridhjetė vjet
mė parė, ndoshta ka edhe mė shumė, po shpija njė tregtar nga Mershansku37.
Tregtari ishte burrė i mirė shumė, i pashėm dhe paralli... Tregtari-de... Njeri
fort i mirė ishte, ske ēi thua... Dhe ja, pra, po ecnim dhe u ndalėm pėr tė
kaluar natėn nė njė han. Por nė Rusi hanet nuk janė si kėtu. Atje hanet janė tė
mbuluar si magaze ose, si tė them, si koēekėt nė ekonomitė e mira. Vetėm se
koēekėt janė mė tė lartė. U ndalėm, pra, dhe sikur ēdo gjė ishte nė rregull.
Tregtari im zuri njė dhomė, ndėrsa unė ndenja pranė kuajve, sikundėr edhe
duhet. Kėshtu, pra, vėllezėr, iu luta zotit para se tė bie tė fle dhe fillova
tė ecė nėpėr oborr. Nata ishte e errėt, xėk nė sy, mor po nuk mund tė shihje
fare. Eca pak, si tė them kėtu e tek qerret, dhe shoh njė dritė. Po kjo
ēėshtė? Tė zotėt e hanit kishin kohė qė kishin rėnė dhe pėrveē meje dhe
tregtarit nuk kishte bujtės tė tjerė... Po kjo dritė ētė ishte? Mė kapi
dyshimi... U afrova... pranė dritės... O zot, na mėshiro e shpėto, o e shenjta
Mari! Shikoj, mu pranė tokės njė dritare me rrjetė... nė shtėpi, de. Shtrihem
pėr tokė dhe vėshtroj. Porsa hodha sytė brenda, nėpėr tė gjithė trupin mė
shkuan mornica...
Kirjuha, duke u munduar tė mos bėjė zhurmė, hodhi nė zjarr njė tufė bari
tė thatė. Pasi priti deri sa pushoi sė kėrcituri bari i thatė, plaku vazhdoi:
- Vėshtrova atje brenda, ndėrsa atje na qėnkesh njė bodrum i madh, i
errėt, i dyshimtė... Sipėr njė fuēie lėshonte dritė njė fener. Nė mes tė podrumit
kishin qėndruar nja dhjetė vetė me kėmisha tė kuqe, kishin pėrveshur mėngėt dhe
nė dorė mbanin ca thika tė gjata... Ehe! Domethėnė, paskemi rėnė midis
kusarėve, thashė me vete... Ētė bėj? Shkova me vrap tek tregtari, e zgjova pa
bėrė zhurmė dhe i them: Ti, tregtar, mos u tremb, por punėn e kemi pisk... Ne,
i them, kemi rėnė nė njė fole kusarėsh. Ai ndėrroi fytyrė dhe mė pyet: Po
tani, Pantelej, si tia bėjmė? Unė kam me vete shumė para jetimėsh tė
shkretė... Sa pėr shpirtin, thotė, e ka nė dorė perėndia, nuk kam frikė tė
vdes, por, thotė, mė vjen keq tė humbas paratė e jetimėve.... E ētė bėjmė?
Porta ėshtė e mbyllur, nuk ke nga tė dalėsh, tė ikėsh... Po tė kishte mur, mund
tė kėrcenim nėpėr mur, mirėpo hani ishte i mbuluar!... Ti, tregtar, i them,
mos u tremb, por lutju zotit. Ndoshta zoti nuk do ti lėrė jetimėt pa gjė.
Qėndro kėtu, i them, dhe bėj sikur nuk di gjė, ndėrsa unė gjatė kėsaj kohe
ndoshta mendoj diēka.... Epo mirė... Iu luta zotit, dhe zoti mė dha mend...
Hipa sipėr nė pajtonin tim dhe dalėngadalė, qė tė mos dėgjonte njeri, fillova
tė heq kashtė nga streha, bėra njė vrimė dhe dola jashtė. Jashtė - de... Pastaj
u hodha nga ēatia dhe renda nėpėr rrugė me sa fuqi pata. Vrapova, vrapova, u
cfilita pėr vdekje... Ndoshta vrapova nja pesė vėrsta, mos mė shumė, pa asnjė
pushim... Lavdi zotit, shoh se aty ishte njė fshat. Iu afrova me vrap njė
kasolleje, fillova tė trokas nė dritare. Tė krishterė, u them, kėshtu e kėshtu
ėshtė puna, prandaj mos lejoni tė marrin mė qafė njė njeri tė mirė.... I
zgjova tė gjithė... U mblodhėn fshatarėt dhe erdhėn pas meje. Kush me litar,
kush me hu, kush me cfurk... Thyem portėn e hanit dhe u futėm menjėherė nė
podrum... Ndėrsa kusarėt i kishin mprehur thikat dhe po bėheshin gati ta
thernin tregtarin. Fshatarėt i kapėn tė gjithė sa ishin, i lidhėn dhe i shpunė
nė polici. Tregtari si shpėrblim shpenzoi treqind rubla pėr ti gostitur ata,
ndėrsa mua mė dha pesė verdhushka dhe emrin ma mori shėnim pėr tė mos e harruar
kurrė. Tregonin pastaj se nė bodrum kishin gjetur njė mori kockash. Po kocka...
Ata pra grabisnin njerėzit dhe i groposnin pėr tė zhdukur gjurmėt. Pastaj nė
Mershansk ata i ekzekutoi xhelati.
Pantelei mbaroi tregimin dhe i vėshtroi tė gjithė dėgjuesit. Ata
heshtnin dhe e shikonin. Ujėt kishte vluar dhe Stepka po hiqte shkumėn.
- Salloja ėshtė gati? - e pyeti atė duke pėshpėritur Kirjuha.
- Prit pak... tani.
Stepka, pa i shkėputur sytė nga Pantelei dhe duke patur frikė se mos ky
fillonte tė tregojė pa qenė ai kėtu, shkoi me vrap tek qerret dhe u kthye
shpejt me njė kupė tė vogėl druri, nė tė cilėn filloi tė tresė sallo derri.
- Njė herė tjetėr udhėtoja me njė tregtar... - vazhdoi Pantelei, pėrsėri
me gjysmė zėri dhe pa i luajtur qerpiku. - E quanin atė, si tani mė kujtohet,
Pjetėr Grigoriē. Ishte njeri i mirė... tregtari-de... U ndalėm si zakonisht nė
njė han... Ai nė dhomė, ndėrsa unė pranė kuajve... Tė zotėt e hanit, burrė e
grua, dukeshin si njerėz tė mirė, tė sjellshėm, as punėtorė tė kėqinj nuk
dukeshin, vetėm se, vėllezėr, nuk po mė zinte gjumi, ma ndillte zemra! Ma
ndillte dhe mbaroi. Edhe porta ishte e hapur, edhe njerėz pėr rreth kishte
plot, por megjithatė kisha frikė, nuk po mė zinte vendi vend. Tė gjithė kishin
fjetur me kohė, ishte bėrė krejt natė, edhe pak dhe duhej tė ngriheshim, kurse
unė po rri shtrirė nė pajtonin tim dhe nuk mbyll sy fare, si kukumjaēkė. Vetėm
se kur dėgjoj, vėllezėr: fėsh! fėsh! fėsh! Dikush po i afrohet fshehurazi
pajtonit. Nxjerr kokėn pėrjashtė, shoh njė grua vetėm nė kėmishė dhe zbathur...
Ēfarė ke, i them, moj grua?. Kurse ajo dridhej e tėra, pikė gjaku nuk i kish
mbetur nė fytyrė... Ēou, thotė, njeri i mirė! Keq janė punėt!... Tė zotėt e
hanit kanė menduar tė bėjnė njė hata... Duan ta vrasin tregtarin tėnd. Vetė,
thotė, i dėgjova me veshėt e mi se si zotėria me zonjėn po pėshpėrisnin....
Nuk ma ndillte mua zemėra kot! Po ti vetė kush je? - e pyes. Unė jam
kuzhinierja e tyre.... Mirė... Zbrita nga pajtoni dhe shkoj tek tregtari. E
zgjova dhe i them: Kėshtu e kėshtu, i them, Pjetėr Grigoriē, puna nuk ėshtė
hiē mirė... Ka kohė, zotėria juaj, pėr tė fjetur, kurse tani, sa nuk ėshtė
vonė, vishu, i them, dhe tė largohemi nga e keqja me tė mirė, pa pėsuar
gjė.... Porsa ai nisi tė vishej, kur hapet dera dhe ētė shikoj - o zonja shėn
Mari! - futen nė dhomė i zoti dhe e zonja e hanit me tre punėtorė... Domethėnė,
paskan bėrė pėr vete edhe punėtorėt... Tregtari ka para tė madhe, prandaj
hajde, medemek, ti ndajmė bashkė... Tė gjithė, tė pestė sa ishin, kishin nė
dorė nga njė thikė tė gjatė... Nga njė thikė-de... Mbylli i zoti i hanit derėn
me ēelės dhe po thotė: Lutjuni zotit, o udhėtarė... Po bėrtitėt, thotė, nuk u
lėmė as tė faleni para vdekjes.... E ku tė bėrtasėsh! Na ishte zėnė gurmazi
nga frika, si tė bėrtisnim!... Tregtari filloi tė qante dhe thotė: Tė
krishterė! Ju, thotė, vendosėt tė mė vrisni mua, pasi doni tė mė merrni paratė.
Le tė bėhet si doni ju, tek e fundit unė nuk jam as i pari dhe as i fundit, sa
tregtarė si unė janė vrarė nėpėr hane! Por pėrse, thotė, vėllezėr tė krishterė,
ta vrisni kot karrocierin tim? Ēfaj ka ai qė tė vuaj pėr shkak tė parave tė
mia?. Dhe sa prekshėm qė flet! Ndėrsa i zoti i hanit i thotė: Po ta lemė
gjallė, thotė, do tė jetė i pari qė do tna kallėzojė. Njėlloj ėshtė, thotė, si
tė vrasėsh njė, si tė vrasėsh dy vetė.. Pėr shtatė tė liga, njė herė
pėrgjigje... Faljuni zotit dhe mos e zgjasni muhabetin kot!. U ulėm bashkė me
tregtarin nė gjunjė, filluam tė qanim dhe ti luteshim zotit. Ai fillon e
kujton fėmijėt e vet, ndėrsa unė isha akoma i ri, doja tė rroja... Shikojmė
ikonat, lutemi, me kaq dėshpėrim, sa dhe tani mė shkojnė lot nga sytė... E
zonja e hanit po na vėshtron dhe thotė: Ju, thotė, njerėz tė mirė, mos na
kujtoni pėr keq nė botėn tjetėr dhe mos e lusni zotin kundėr nesh, sepse ne nga
nevoja po e bėjmė kėtė. U lutėm, u lutėm, qamė, qamė, dhe zoti na dėgjoi. I
erdhi keq, siē duket... Tamam atėherė, kur i zoti i hanit kapi tregtarin pėr
mjekre qė ti priste qafėn, befas dikush troket me tė madhe nė dritare nga
jashtė! Tė gjithė ngrimė nė vend, kurse tė zotit tė hanit iu lėshuan duart...
Dikush trokiste nė dritare dhe po bėrtet: Pjetėr Grigoriē, kėtu je? Bėhu gati,
thotė, se do tė nisemi!. Shohin ata se kanė ardhur pėr tė marrė tregtarin, u
trembėn dhe o burra kush tė ikė mė parė... Kurse ne dolėm shpejt nė oborr,
mbrehėm kuajt dhe ja mbathėm...
- Kush kishte trokitur nė dritare? - pyeti Dimovi.
- Nė dritare? Me siguri ndonjė engjėll i zotit. Sepse nuk kish tjetėr
njeri veē tyre... Kur ne dolėm nga oborri, nė rrugė nuk kishte asnjė frymė
njeriu... Punėt e zotit kėto!
Pantelej tregoi edhe diēka tjetėr, dhe nė tė gjithė tregimet e tij
luanin tė njėjtin rol thikat e gjata dhe pėrdorej e njėjta mėnyrė trillimi.
Nuk kuptohej nėse i kishte dėgjuar kėto tregime dikur nga ndonjė person tjetėr
apo i kishte trilluar vetė nė tė kaluarėn dhe tani, qė kujtesa i ishte
dobėsuar, ngatėrronte atė qė kishte parė me trillimin dhe nuk dinte tė dallonte
njėrėn nga tjetra. Ēdo gjė mund tė
ndodhė, por e ēuditshme ishte se tani dhe gjatė tė gjithė rrugės, kur qėllonte
tė tregonte, ai i jepte shumė mė tepėr rėndėsi trillimit dhe kurrė nuk fliste
pėr atė qė kishte pėrjetuar vetė. Tani Jegorushka i merrte tė gjitha pėr tė
vėrteta, por mė vonė atij i dukej e ēuditshme qė njė njeri, qė kishte shėtitur
gjatė jetės sė vet tė gjithė Rusinė, qė kishte parė dhe dinte shumė gjera, njė
njeri, tė cilit i ishin djegur gruaja dhe fėmijėt, e ēvleftėsonte jetėn e tij
tė pasur aq sa gjithnjė, kur rrinte pranė zjarrit, ose rrinte i heshtur ose
fliste pėr gjėra qė nuk kishin ndodhur.
Kur po hanin supėn asnjėri nuk po fliste dhe tė gjithė po mendonin pėr
ato qė kishin dėgjuar. Jeta ėshtė e frikshme dhe e mrekullueshme njėkohėsisht,
prandaj ēfarėdo tregimi tė tmerrshėm qė tė tregosh nė Rusi, sa do qė ta
zbukurosh me fole hajtdutėsh, thika tė gjata dhe ēudira tė tjera, ai do tė
dėgjohet nga tė gjithė si legjendė dhe vetėm ndonjėri qė ėshtė mjaft i
stėrvitur nė shkrim e kėndim do tė tė shikojė me mosbesim, megjithėse edhe ai
do tė heshtė. Kryqi pranė rrugės, thasėt e zinj, hapėsira e madhe dhe fati i
njerėzve qė ishin mbledhur pranė zjarrit - tė tėra kėto nė vetvete ishin aq tė
ēuditshme dhe tė frikshme, sa karakteri fantastik i njė pėrralle apo gjepure
zbehej dhe shkrihej e bėhej njė me jetėn.
Tė gjithė hanin nė kusi, ndėrsa Pantelej ishte ulur mėnjanė dhe hante
supė nė njė kupė druri. Luga e tij nuk ishte si e tė tjerėve, por e bėrė prej
qiparisi dhe me njė kryq. Jegorushkės, qė po vėshtronte nga ai, iu kujtua kupa
e ujit dhe pyeti me zė tė ulėt Stepkėn:
- Pėrse rri vetėm babagjyshi?
- Ėshtė i besimit tė vjetėr38, - u pėrgjigjėn duke pėshpėritur Stepka
dhe Vasja dhe ndėrkohė vėshtronin nė mėnyrė tė tillė, sikur ishin duke folur
pėr ndonjė dobėsi apo ves tė fshehtė.
Tė gjithė kishin heshtur dhe po mendoheshin. Pas kėtyre tregimeve tė
tmerrshme asnjėri nuk kishte qejf tė fliste pėr gjėra tė zakonshme. Befas midis
qetėsisė Vasja drejtoi trupin dhe, duke pėrqėndruar vėshtrimin e tij nė njė
pikė, ngriti veshėt.
- Ēėshtė? - pyeti Dimovi.
- Njė njeri ėshtė duke ardhur, - u pėrgjigj Vasja.
- Ku e shikon?
- Ja, ja! Mezi duket...
Atje ku vėshtronte Vasja nuk dukej asgjė pėrveē errėsirės. Tė gjithė
vunė veshin, por nuk dėgjohej asgjė.
- Nėpėr rrugė po ecėn? - pyeti Dimovi.
- Jo, fushės... Po vjen kėtu.
Kaloi njė minutė nė heshtje.
- Ndoshta ėshtė duke bredhur nėpėr stepė tregtari qė ėshtė varrosur
kėtu, - tha Dimovi.
Tė gjithė vėshtruan me bisht tė syrit kryqin, panė njėri tjetrin dhe ja
dhanė gazit, tė gjithėve u vinte turp qė ishin trembur.
- E pėrse tė bredhė? - tha Pantelej. - Vetėm ata qė nuk i pranon toka
bredhin natėn. Kurse tregtarėt janė njerėz tė mirė... Ata janė njerėz tė
pėrvuajtur...
Dhe ja tek u dėgjuan disa hapa. Dikush po ecte me nxitim.
- Diēka po mban, - tha Vasja.
Filloi tė dėgjohej se si nėn kėmbėt e atij qė ecte fėshfėrinte bari dhe
kėrcisnin kėrthiat, por pas dritės sė zjarrit nuk dukej njeri. Mė nė fund hapat
u dėgjuan afėr, dikush u kollit; drita vezulluese u davarit,
njė perde sikur ra nga sytė dhe qerrtarėt panė papritmas njė njeri.
Ngaqė zjarri vezulloi nė njė mėnyrė tė atillė apo ngaqė tė gjithė donin
tė shikonin mė pėrpara fytyrėn e kėtij njeriu, por ēuditėrisht ndodhi qė tė
gjithė nė fillim panė jo fytyrėn, as rrobet, por buzėqeshjen e tij. Kjo ishte
njė buzėqeshje jashtėzakonisht e butė, e mirė dhe e dlirėt, si buzėqeshja e njė
fėmije kur zgjohet nga gjumi, njė nga ato buzėqeshjet ngjitėse qė nuk mund ti
shikosh pa iu pėrgjigjur po me buzėqeshje. I panjohuri, kur e panė mirė, doli
se ishte njė burrė nja tridhjetė vjeē, i shėmtuar dhe skishte asgjė tė veēantė
si njeri. Ishte njė fshatar i gjatė, hundmadh, krahėgjatė dhe kėrcigjatė; nė
pėrgjithėsi ēdo gjė e kishte tė gjatė dhe vetėm qafėn e kishte kaq tė shkurtėr
sa dukej si kėrrusur. Kishte veshur njė kėmishė tė bardhė me jakė tė qėndisur,
pantallona tė bardha dhe ēizme tė reja dhe nė krahasim me qerrtarėt dukej
elegant. Nė duar mbante diēka tė madhe, tė bardhė dhe, nė vėshtrim tė parė, tė
ēuditshme, ndėrsa qė prapa supit dukej gryka e ēiftes, qė gjithashtu ishte e
gjatė.
Duke rėnė nga errėsira nė njė rreth drite, ai ndali si i shtangur dhe
nja njė gjysmė minute po i vėshtronte qerrtarėt sikur donte tu thoshte: E
shikoni ēfarė buzėqeshjeje kam unė!. Pastaj ai eci drejt zjarrit, buzėqeshi
edhe mė shumė dhe tha:
- Bukė e kripė, vėllezėr!
- Mirė se erdhe! - u pėrgjigj Pantelei pėr tė gjithė.
I panjohuri vendosi pranė zjarrit atė sendin qė mbante nė duar, ishte
njė gjel i egėr i vrarė, dhe u pėrshėndet edhe njė herė.
Tė
gjithė iu afruan shpendit dhe filluan ta shohin.
- Shpezė e
bukur! Me se e vrave? - pyeti Dimovi.
- Me plumb... Saēmet nuk e zėnė, nuk le ti afrohesh
Blijeni, vėllezėr!
Pėr njėzet kopejka ua jap...
- E ēe duam? Ajo vetėm e fėrguar hahet, kur e zjen bėhet e fortė, nuk e
kafshon dot ...
- Ej, sa keq! Tė kesh tua shesės zotėrinjėve, ata njė gjysmė ruble
kishin pėr tė ma blerė, por ėshtė larg, nja pesėmbėdhjetė vėrsta!
I panjohuri u ul, hoqi ēiften dhe e vendosi pranė vetes. Ai dukej i
pėrgjumur, i ronitur, buzėqeshte, rrudhte sytė nga drita e zjarrit dhe, me sa
duket, mendonte pėr diēka tė kėndshme. I dhanė njė lugė. Filloi tė hante.
- Ti vetė kush je? - e pyeti Dimovi.
I panjohuri nuk e dėgjoi pyetjen; ai nuk u pėrgjigj dhe bile as qė e
vėshtroi Dimovin. Me siguri qė ky njeri qė buzėqeshte vazhdimisht nuk ndiente
as shijen e supės, sepse hante nė mėnyrė mekanike dhe me pėrtaci, duke futur nė
gojė lugėn, qė herė e mbushte plot, herė e kishte bosh. I dehur nuk ishte, por
nė kokė i endej diēka e hareshme.
- Po tė pyes, kush je? - pėrsėriti Dimovi.
- Unė? - u drodh i panjohuri. - Konstantin Zvoniku, nga Rovnij. Prej
kėtej ėshtė nja katėr vėrsta.
Dhe duke dashur qė nė fillim tė tregojė se ai nuk ėshtė njė fshatar si
tė gjithė, por mė i mirė, Konstantini shtoi me nxitim:
- Ne mbajmė bletė dhe rrisim derra.
- Me babain jeton apo vetėm?
- Jo, tani jetoj mė vete. U ndava. Nė kėtė muaj pas ditės
sė shėn Pjetrit u martova. Tani jam i martuar!... U bėnė tetėmbėdhjetė ditė qė
jam martuar me ligj.
- Mirė paske bėrė! - tha Pantelej. Duhet edhe gruaja... Vetė zoti e ka
bekuar.
- Gruaja e re fle nė shtėpi, kurse ai bredh nėpėr stepė, - filloi tė
tallej Kirjuha. - Taravol!
Konstantini, sikur ta kishin pickuar nė vendin mė delikat, u drodh,
qeshi dhe mori zjarr...
- Po nuk ėshtė nė shtėpi, mor, jo! - tha ai, duke hequr shpejt lugėn nga
goja dhe duke i parė tė gjithė me gėzim e habi. - Nuk ėshtė! Ka shkuar tek e
ėma pėr dy ditė! Pėr zotin, ajo iku, kurse mua mė duket vetja sikur nuk jam
martuar...
Konstantini tundi dorėn dhe kokėn; donte tė vazhdonte tė mendonte, por
gėzimi qė i ndriste fytyrėn e pengonte. Sikur tė mos qe rehat ulur, mori njė
pozė tjetėr, filloi tė qeshte dhe pėrsėri tundi dorėn. I vinte rėndė tu
tregonte njerėzve tė huaj pėr mendimet e veta tė kėndshme, por nė tė njėjtėn
kohė kishte njė dėshirė tė papėrmbajtshme pėr ta ndarė gėzimin me tė tjerėt.
- Ka shkuar nė Demidovo tek e ėma! - tha ai, duke u skuqur dhe duke e
vendosur ēiften nė njė vend tjetėr. - Nesėr do tė kthehet... Mė tha se nė drekė
do tė jetė nė shtėpi...
- Je mėrzitur? - pyeti Dimovi.
- Pėr zotin, po, e si tė mos mėrzitem? Nuk ka
as dy javė qė jemi martuar dhe ajo iku... Ė? Ou, shpuzė, pėr zotin! Ėshtė kaaq
e mirė, kaq e dashur, gjithė ditėn qesh e kėndon, more barut i vėrtetė! Kur e
kam pranė, koka mė sillet vėrdallė, kurse kur nuk e kam mė duket sikur kam
humbur diēka dhe bredh si budall nėpėr stepė. Qė nė drekė kam qė bredh, u
cfilita.
Konstantini fshiu sytė, vėshtroi zjarrin dhe filloi tė qeshte.
- Domethėnė e dashuron... - tha Pantelei.
- Ėshtė kaq e mirė dhe e dashur, - pėrsėriti Konstantini pa ua vėnė
veshin tė tjerėve, - njė amvisė kaq e zgjuar dhe e mėnēur, sa nė gjithė
guvernėn tė kėrkosh midis njerėzve tė thjeshtė njė si ajo nuk e gjen dot.
Iku... Megjithėse mėrzitet, e di unė! E njoh laraskėn! Tha se nesėr nė drekė do
tė kthehet... Ja pra si ndodhin nganjėherė gjėrat! - tha pothuajse duke
bėrtitur Konstantini, duke marrė njė ton mė lart dhe duke ndrruar pozėn, - tani
mė do dhe mėrzitet pa mua, kurse nė fillim nuk donte tė martohej!
- Ha, mik, ha! - i tha Kirjuha.
- Nuk donte tė martohej me mua! - vazhdoi Konstantini, duke mos ia vėnė
veshin. - Tre vjet u mundova me tė! E pashė nė panair nė Kallaēik, e dashurova
pėr vdekje, mor nė zjarr hidhesha pėr tė... Unė nė Rovno, ajo nė Demidovo,
njėzet e pesė vėrsta larg njėri nga tjetri dhe nuk kisha asnjė mundėsi pėr ta
parė. Dėrgoj shkesin, kurse ajo: nuk dua! Eh, ti, laraskė! Mor provova edhe
kėshtu, edhe ashtu, i dėrgova vathė, gurabije, gjysmė pudi mjaltė - nuk dua!
Hajde merre vesh. Dhe vėrtetė, po ta gjykosh mirė, ēfarė burri isha unė pėr tė?
Ajo ėshte e re, e bukur, zhivė e shkathėt, kurse unė jam plak, sė shpejti mbush
tridhjetė, apo nuk jam dhe i bukur shumė: mjekra si gozhdė, fytyrėn gjithė
puērra! Ku barabitesha unė me tė? Vetėm jemi tė pasur dhe jetojmė mirė, por
edhe ata, Vahramenkot, mirė jetojnė. Tre pendė kanė dhe mbajnė dy argatė. E
dashurova, vėllezėr, dhe u ēmenda...As fle, as ha e pi, nė kokė kam njė jerm qė
zoti mos e dhėntė! Kam qejf ta shikoj, kurse ajo ėshtė nė Demidovo... Dhe si
thoni ju? Mė vraftė zoti, po gėnjeva, tri herė nė jave shkoja atje nė kėmbė pėr
ta parė. Punėn e lashė fare! Aq shumė mu errsua mendja, sa desha tė pajtohem
argat nė Demidovo vetėm e vetėm pėr tė qėnė mė afėr. U cfilita! Nėna thirri njė
plakė pėr tė mė yshtur, ndėrsa babai u mat nja dhjetė herė tė mė rrihte. Tre
vjet unė e di se ēhoqa dhe mė nė fund vendosa: qoftsh tri herė e mallkuar, unė
po shkoj nė qytet dhe po bėhem karrocier... Kėshtu qenka thėnė nga fati! Ditėn
e pashkėve shkova nė Demidovo pėr ta parė pėr herė tė fundit...
Konstantini i dha kokės prapa dhe filloi tė qeshte me zė tė ulėt, i
gėzuar, sikur porsa tia kishte hedhur ndonjėrit me dredhi.
- E shikoj me ca djem afėr lumit, - vazhdoi ai. - Mė kapi inati... E
thirra mėnjanė dhe ndoshta nja njė orė tė tėrė fola me tė... Mė dashuroi! Tre
vjet nuk mė deshi, pėr fjalėt mė dashuroi!...
- E ēfarė fjalėsh i the? - pyeti Dimovi.
- Ēfarė fjalėsh? As qė mė kujtohet... Pse mund ti mbash mend? Unė nuk
pushoja si currili qė del nga ulluku: ta-ta-ta-ta! Kurse tani asnjė fjalė nuk
mund tė them dot... Dhe u martua me mua. Tani ka shkuar, laraska, tek e ėma,
kurse unė bredh i vetėm nėpėr stepė. Nuk mund tė rri nė shtėpi. Nuk kam fuqi!
Konstantini ēliroi me zor kėmbėt, qė i kishte zėnė nėn vete, u shtri nė
tokė dhe mbėshteti kokėn nė grushtat e duarve, pastaj u ngrit dhe pėrsėri u ul.
Tani tė gjithė e kuptonin shumė mirė se ky ishte njė njeri i dashuruar dhe i
lumtur, i lumtur deri nė trishtim; buzėqeshja, sytė dhe ēdo lėvizje e tij
shprehnin njė lumturi tė trishtuar. Ai nuk zinte dot vend, nuk dinte se ēfarė
poze tė marrė apo ētė bėnte pėr tė mos u lodhur nga vėrshimi i mendimeve tė
kėndshme. Pasi shpalosi shpirtin para njerėzve tė huaj, mė nė fund u ul i qetė
dhe, duke vėshtruar zjarrin, ai filloi tė mendonte.
Tė gjithė u mėrzitėn, duke parė kėtė njeri tė
lumtur, dhe u lindi dėshira qė tė jenė edhe ata tė lumtur. Tė gjithė ranė nė
mendime. Dimovi u ngrit, filloi tė ecte mengadalė rreth zjarrit, dhe nga ecja,
lėvizja e shpatullave, dukej se ai ishte trishtuar dhe ishte mėrzitur. Ai
qėndroi pak nė kėmbė, vėshtroi Konstantinin dhe u ul.
Ndėrkohė zjarri po shuhej. Drita nuk vezullonte mė, kurse njolla e kuqe
po ngushtohej, po zbehej... Sa mė shpejt qė shuhej zjarri, aq mė mirė shquhej nata me hėnė. Tani mund ta shihje rrugėn nė tė
gjithė gjerėsinė e saj, thasėt, trupat e kuajve qė pėrtypeshin, nė anėn tjetėr
tė rrugės filloi tė dukej mė qartė kryqi tjetėr...
Dimovi mbėshteti faqen nė pėllėmbėn e dorės dhe filloi tė kėndonte njė
kėngė prekėse. Konstantini buzėqeshi pėrgjumėsh dhe filloi tia mbante me njė
zė tė hollė. Kėnduan nja njė gjysmė minute dhe pastaj pushuan... Emeljani u
drodh, lėvizi bėrrylat dhe tundi gishtrinjtė.
- Vėllezėr! - tha ai duke u lutur. - Ejani tė kėndojmė diēka hyjnore!
- Unė nuk di, - tha Konstantini.
Asnjeri nuk pranoi. Atėherė Emeljani filloi tė kėndonte vetė. Ai tundi
tė dy duart, pėrkuli kokėn, hapi gojėn, por nga gėrmazi i doli vetėm njė
frymėmarrje e ngjirrur dhe pa zė. Ai po kėndonte me duar, me kokė, me sy dhe
bile dhe me nishanin, kėndonte me pasjon dhe dhembje, dhe sa mė shumė qė
tendoste gjoksin pėr tė nxjerrė prej tij qoftė dhe njė notė, aq mė e shurdhėr
dhe pa zė bėhej frymėmarrja e tij...
Jegorushkėn, sikundėr dhe tė tjerėt, e kaploi mėrzia. Ai shkoi nė qerren
e tij, hipi mbi thesin me lesh dhe u shtri. Po vėshtronte qiellin dhe mendonte
pėr Konstantinin e lumtur dhe gruan e tij. Pėrse martohen njerėzit? Pėrse duhen
gratė nė kėtė botė? Jegorushka po i bėnte vetes pyetje tė paqarta dhe mendonte
se njė burrė me sa duket e ndien veten mirė kur pranė tij jeton vazhdimisht njė
grua e gėzuar, e bukur dhe e dashur. I erdhi ndėrmend pa dashur Kontesha
Dranickaja dhe mendoi se me njė grua tė tillė ėshtė kėnaqėsi tė jetosh; ai,
ndoshta, do tė ishte martuar me kėnaqėsi me tė, sikur mos tė ishte turp. Iu
kujtuan vetullat, bebet e syrit, karroca e saj, sahati me kalorės... Njė natė e
ngrohtė, e qetė po zbriste sipėr tij dhe po i pėshpėriste nė vesh diēka, kurse
atij i dukej se kjo ishte ajo gruaja e bukur qė po pėrkulej drejt tij, po e
vėshtronte e buzėqeshur dhe donte ta puthte...
Prej zjarrit kishin mbetur vetėm dy sy tė veckėl tė kuq, qė po
vogėloheshin vazhdimisht. Qerrtarėt dhe Konstantini ishin ulur pranė tyre, tė
errėt, tė palėvizshėm dhe dukej sikur tani ishin shumė mė tepėr se mė parė. Tė
dy kryqet dukeshin njėlloj dhe diku larg, nė rrugėn e madhe, lėshonte dritė njė
zjarr i kuq, me siguri dikush ishte duke zier edhe atje supė.
- Nėna jonė Rusi ėshtė kreu i gjithė botės! - filloi befas tė kėndonte
me njė zė tė egėr Kirjuha, por iu zu zėri dhe heshti. Jehona e stepės e kapi
zėrin e tij, e shpuri larg, dhe dukej sikur nėpėr stepė mbi ca rrota tė rėnda
filloi tė rrokullisej vetė marrėzia.
- Ėshtė koha tė nisemi! - tha Pantelei.
- Ngrihuni, djema.
Nė kohėn qė po mbrehnin kuajt, Konstantini vėrtitej rreth qerreve dhe
fliste me admirim pėr gruan e tij.
- Lamtumirė, vėllezėr! - thirri ai, kur karvani u nis. - Ju falemnderit pėr bukėn dhe kripėn! Kurse
unė prapė po shkoj tek ai zjarri tjetėr. Nuk kam mė fuqi!
Dhe u zhduk shpejt nė errėsirė, ndėrsa pėr njė kohė tė gjatė u dėgjua se
si ai po ecte drejt vendit, ku ndriste zjarri tjetėr, pėr tu treguar njerėzve
tė huaj pėr lumturinė e vet.
Kur u zgjua tė nesėrmen Jegorushka, ishte mėngjes herėt; dielli nuk
kishte lindur akoma. Karvani kishte ndalur. Njė burrė me kapele tė bardhė dhe
kostum prej cohe tė lirė gri, hipur mbi njė mėz kazak, kish qėndruar pranė qerres
sė parė dhe po bisedonte me Dimovin dhe Kirjuhėn. Pėrpara, nja dy vėrsta larg
karvanit, zbardhnin ca hambarė tė ulėt tė gjatė dhe dukeshin ca shtėpi me ēati
me tjegulla; afėr shtėpive nuk kishte as oborre, as pemė.
- Babagjysh, ēfarė fshati ėshtė ky? - pyeti Jegorushka.
- Kėto, djalo, janė fshatrat e armenėve, - u pėrgjigj Pantelei. - Kėtu
jetojnė armenėt. Njerėz tė mirė... e kam fjalėn pėr armenėt de ...
Burri me kostum gri mbaroi bisedėn me Dimovin dhe Kirjuhėn, ktheu kalin
dhe vėshtroi nga fshati.
- Punė e madhe! - psherėtiu Pantelej, duke vėshtruar edhe ai nga fshati
dhe duke u mbledhur pėr shkak tė freskisė sė mėngjesit. - Ka dėrguar njė njeri
nė fshat pėr njė copė letėr, kurse ai nuk po kthehet.. Tė kishte dėrguar
Stepkėn mė mirė!
Babagjysh, po kush ėshtė ky? -
pyeti Jegorushka.
- Varllamovi.
O zot i madh! Jegorushka brofi shpejt nga vendi, u ul nė gjunjė dhe
vėshtroi kapelen e bardhė. Ky njerith trupvogėl e i pėrhitur, me ēizme tė
gjata, hipur nė njė kalė tė shėmtuar dhe duke biseduar me fshatarėt nė njė kohė
kur tė gjithė njerėzit flinin, ishte e vėshtirė tė mendoje se ishte ai
Varllamovi misterioz, i pakapshėm, tė cilin e kėrkojnė tė gjithė, i cili
gjithmonė vėrtitet dhe ka para shumė mė tepėr se kontesha Dranickaja.
- Ėshtė njeri i mirė, ske ēi thua... - thoshte Pantelei, duke
vėshtruar nga ana e fshatit. - I dhėntė zoti shėndet, ėshtė njė zotni i
mrekullueshėm... Varllamovi-de, Semjon Aleksandriēi... Mbi kėta njerėz, vėlla,
mbahet bota. Kjo ėshtė e vėrtetė... Kėndezėt akoma nuk kanė kėnduar, kurse ai
ėshtė nė kėmbė... Ndonjė tjetėr do tė ishte duke fjetur ose do tė ishte me
mysafirėt duke bėrė tėrribėrri-rastabėrri, kurse ai gjithė ditėn nėpėr stepė...
Vėrtitet... Ky nuk e lė punėn pas dore... Jo-o! Ky ėshtė trim...
Varllamovi nuk i shqiste sytė nga fshati dhe se ēfarė po thoshte. Kali
ndėrronte kėmbėt nga padurimi.
- Semjon Aleksandriē, - thirri Pantelei, duke hequr kapelen, - na jepni
leje tė dėrgojmė Stepkėn! Emeljan, thirr qė tė dėrgojnė Stepkėn!
Por ja mė nė fund nga fshati doli njė kalorės. Duke u pjerrur anash dhe
duke tundur sipėr kokės kamxhikun, si duke dashur tė imitonte xhigitėt dhe tė
habiste tė gjithė njerėzinė me ecjen e tij tė shpejtė, ai fluturoi me
shpejtėsinė e zogut drejt karvanit.
- Ky duhet tė jetė korrieri i tij, - tha Pantelei. - Ai ka nja njėqind,
mos mė tepėr, korrierė si ky.
Kur u barazua me qerren e parė, kalorėsi mbajti kalin dhe, duke hequr
kapelen, i dha Varllamovit njė fletore tė trashė. Varllamovi nxori nga fletorja
disa letra, i lexoi dhe thirri:
- Po ku ėshtė letra e Ivanēukut?
Kalorėsi mori fletoren, pa letrat dhe ngriti supet; ai filloi tė thoshte
diēka, me siguri donte tė justifikohej, dhe kėrkoi leje pėr tė shkuar edhe njė
herė nė fshat. Befas kali lėvizi, sikur Varllamovi tė ishte bėrė mė i rėndė.
Edhe Varllamovi lėvizi.
- Shporrmu nga sytė! - bėrtiti me inat dhe e qėlloi kalorėsin me
kamxhik.
Pastaj si ktheu kalin prapa dhe duke parė letrat qė ishin nė fletore, ai
eci me hap pėr sė gjati karvanit. Kur iu afrua qerres sė fundit, Jegorushka
tendosi shikimin pėr ta parė mė mirė. Varllamovi ishte plak. Fytyra e tij me
njė mjekėrr tė vogėl tė thinjur, njė fytyrė e thjeshtė dhe e nxirė rusi, ishte
e skuqur, e njomė nga vesa dhe e mbuluar me deje mavi; ajo kishte po atė
shprehje tė thatė qė kishte fytyra e Ivan Ivaniēit dhe tregonte po atė
fanatizėm pėr punė. Por, megjithatė, ēfarė ndryshimi ndiehej midis tij dhe Ivan
Ivaniēit! Krahas kėsaj shprehjeje tė thatė, ungji Kuzmiēov kishte nė fytyrė
gjithmonė vulėn e shqetėsimit e tė frikės se nuk do ta gjejė Varllamovin, se do
tė vonohet dhe do ti shpėtoje nga dora njė ēmim i mirė. Asnjė gjė tė tillė, qė
ėshtė karakteristikė pėr njerėzit e vegjėl e tė varur, nuk vihej re as nė
fytyrėn dhe as nė tė gjithė pamjen e jashtme tė Varllamovit. Ky njeri i
caktonte vetė ēmimet, nuk kėrkonte asnjeri dhe nuk varej prej askujt. Sidoqė
pamjen e kishte fare tė zakonshme, nė tė gjitha, madje dhe nė mėnyrėn se si
mbante kamxhikun, ndiehej vetėdija e forcės dhe e pushtetit tė zakonshėm mbi
stepėn.
Duke kaluar afėr Jegorushkės, ai as ia hodhi sytė fare, vetėm kali
tregoi vėmendje pėr Jegorushkėn dhe e vėshtroi me sytė e tij tė mėdhenj dhe
taravolė, por edhe ai me shumė mospėrfillje. Pantelei u pėrul para Varllamovit.
Ai e vuri re kėtė gjė dhe, duke mos i hequr sytė nga letra, tha:
- Tungjatjeta, plak!
Biseda e Varllamovit me kalorėsin dhe goditja me kamxhik me sa duket
bėnė njė pėrshtypje tė keqe nė tė gjithė karvanin. Tė gjithė kishin fytyra
serioze. Kalorėsi, i ēkurajuar nga zėmėrimi i kėtij njeriu tė fortė, pa kapele,
me frenat e lėshuara, kish qėndruar i heshtur pranė qerres sė parė dhe sikur
nuk po i besohej se e kishte filluar ditėn kaq keq.
- Plak i egėr... - belbėzonte Pantelei. - O zot, sa i egėr! Por kėshtu
nuk ėshtė i keq, njeri i mirė ėshtė... Nuk tė fyen kot...
Pasi pa letrat, Varllamovi e futi fletoren nė xhep. Sikur tia kishte kuptuar mendimin, pa pritur
ta urdhėrojnė, kali turfulloi dhe vrapoi revan nėpėr rrugėn e madhe.
________________________________________________________
© Copyright
2005 by translator
No
part of this book may be translated or reproduced in any form, by print,
photoprint, microfilm, microfiche, or any other means, without the written
permission from the copyright folder.