
KĖNGA E PARĖ
Nė
mesin e shegtimit tim nė jetė
u
gjenda nė njė pyll tė zi tė errėt
se
kisha humbur rrugėn e vėrtetė .
Si ishte pylli as me mend nuk merret 4
aq ish i zi, i ashpėr dhe i egėr.
Kur mė kujtohet dridhem prapė nga tmerret.
E hidhur ėshtė vdekja pak mė tepėr! 7
Pėr tė treguar atje ētė mira gjeta,
do tė pėrmend edhe ndonjė gjė tjetėr.
Nuk di tė them si brenda pyllit mbeta 10
se gjumi sytė fort mi pat platitur
kur rrugėn e vėrtetė i mjeri treta.
Pastaj kur rrėzė kodrės pata arritur, 13
atje ku merrte fund ajo luginė,
qė zemrėn plot me frikė ma pat tronditur,
vėshtrova lart dhe kodrėn pashė nė shpinė 16
me rreze veshur tė atij planeti ,
qė ēdo shtegtari nėpėr udhė i prin.
Mu duk aherė se disi zateti 19
ai tmerr qė zemrėn time kish pushtuar
njė natė qė kalova nė ankth, i shkreti.
Si ai njeri qė fort duke gulēuar 22
kur del nė breg nga deti shkumė e valė,
vėshtron prapė ujėt dallgėsh shkumėzuar,
kėshtu dhe shpirti im qė rend e sndal, 25
u kthye rrugėn prapa tė vėshtronte,
nga ku i gjallė askush nuk mund tė dalė.
Pak trupn e lodhur lashė tė pushonte 28
dhe nisa rrugėn nėpėr breg tė shkretė,
mė poshtė kėmbė e ndalur diē qėndronte.

Sa
kisha nisur njė si tė pėrpjetė, 31
kur stisur lara-lara njė panterė
pėrpara del e shkathėt dhe e lehtė.
Krejt rrugėn time duke e ndėrprerė, 34
mu para meje bisha kish qėndruar,
sa bėra mend tė kthehem disa herė.
Mėngjes i herėt ish, nė tė aguar, 37
dhe dielli ngrihej lart me yllėsitė,
si ditėn kur me dashuri t' amėshuar
krijoi Tenzot tė gjitha bukuritė. 40
Veē shpresė mė jepnin mua pėr tė shpėtuar
nga bisha me lėkurėn ngjyrė e dritė
mėngjesi i herėt, stinė e lulėzuar. 43
Por zemra zu nga frika shpejt tė dridhej
prej pamjes sė njė luani tė kreshpėruar.
Mu duk sikur mbi mua ai desh tė hidhej 46
me kokėn lart, tėrbuar nga uria.
Nga frika edhe ajri zu tė mblidhej.
Dhe njė ulkonjė, qė plot tė kėqia 49
pėshtillte nė njė trup krejt tė drobitur
dhe mijėra njerėz kish rrėnuar, lubia,
me frikė zemrėn fort ma pat tronditur. 52
Nga pamja e saj mizore i tmerruar
i humba shpresat majės pėr tiu ngjitur.
Si ai qė mall gjithnjė ka grumbulluar 55
dhe rastin qė ta humbė kur koha sjell
veē humbjen rri mendon duke lotuar,
kjo bishė njė tė madh trishtim mė ndiell 58
dhe qetė-qetė duke mu avitur
mė shtyn atje ku slindi kurrė diell.
Kur nė humnerė isha duke shkitur 61
mė doli para njė imazh i zbehtė,
qė heshtj e gjatė krejt e kish nemitur.
Atė kur pashė te ky vend i shkretė: 64
"Mėshirė ki pėr mua,- tėrė ankth e
grisha,-
kushdo qofsh, hije a njeri vėrtetė!"
Ai mu pėrgjigj: "Njeri nuk jam, por
isha. 67
Lombardė i pata tė parėt e mi tė vjetėr,
dy prindėrit nga Mantova i kisha.
Nėn Julin linda, por nėn njė tjetėr 70
jetova, nėn Augustin tim tė mirė,
kur zotat ishin fare tė gėnjeshtėr.
Poet qeshė e kėndova me dėshirė 73
shtegtimet qė pat bėrė Ene kryetrimi
kur shembėn grekėt Trojėn pa mėshirė.
Po ēpate ti? Ēdo te ky vend trishtimi? 76
Pėrse
si ngjitesh majės sė bekuar,
qė
ėshtė arsye dhe nism e ēdo gėzimi?"
"Virgjili qėnke, ai krua i kulluar 79
nga rrjedh njė lumė i gjerė poezie!"-
unė u pėrgjigja krejt i turpėruar.
"Ti, qė pėr poetėt je simbol lavdie, 82
mė ndih se veprėn tėnde e studiova
me
zell e plot me ndjenja dashurie.
Autor e mjeshtėr je qė preferova, 85
tė ėmblin stil e mora veē prej teje,
prej tij nė jetė aq shumė u lartėsova.
Shih bishėn qė do prapa tė mė kthejė, 88
ec mė shpėto, o mendimtar i vjetėr,
se gjakun po ma ngrin qė rrjedh ndėr
dejė!"
"Ti duhet tė vazhdosh njė rrugė tjetėr,
- 91
ai mu pėrgjigj, tek qaja duk e parė, -
po deshe tė shpėtosh nga pyll i egėr.
Kjo bishė qė tė bėri pėr tė qarė 94
nuk lė njeri tė ndjekė rrugn e nisur,
ca i pengon, por shumė i lė tė vrarė.
Natyra fort makute e ka stisur, 97
ajo urinė dot se shuan kurrė,
pas ngrėnies ndihet mė e babėzitur.
Ajo lloj-lloj gjallese merr pėr burrė 100
dhe mė do marrė sa tė vijė ai Veltėr,
nė hu qė do ta ngordhė e nė torturė.
Slakmon
Ai pasurinė apo gjė tjetėr, 103
por
veē virtytet, dijet, dashurinė,
prej
Feltri do sundojė e gjer nė Feltėr,
do
jetė ai shpėtimtar pėr Italinė. 106
Pėr tė Kamila e virgjėr jetėn fali,
Euriali, Turni, Nisi bėnė flinė.
Prej tij lubia vrapin sdo ta ndali, 109
nė ferr do mbyllet bisha e mallkuar,
nga ku dikur zilia e shtyu tė dali.
Dhe pėr tė mirėn tėnde kam gjykuar 112
qė ty tė prijė nė kėto shtegtime.
Kam pėr tė ēuar ty nėpėr vend tamėshuar
atje ku do tė shohėsh veē mundime, 115
ku vdekje tjetėr lut pėr tė shpėtuar
ēdo shpirt antik me lotė e pėrgjėrime.
Tė shohėsh si mbi zjarr pa u ankuar 118
rri kush ka shpresė lart pėr tė arritur,
atje ku prehen shpirtat e bekuar.
Kur lart tė vijė koha pėr tu ngjitur, 121
njė shpirt mi denjė ty atje tė shpie,
me tė do tecėsh nėpėr vend tė ndritur.
Se sundimtari i asaj mbretėrie, 124
me
mua, njė rebel qė sndoqa mėsimet,
nuk
do tė ngjitet asnjeri nė qieje.
Kudo
sundon ai, por atje shpall ligjet, 127
atje
ka fronin, ka atje selinė.
Oh,
ėshtė i lumur kush prej tij lart ngjitet!"
Dhe
unė i them: "Poet, pėr perėndinė 130
qė ti
nė jetė spate adhuruar,
shpėtomė
nga ky pyll, ku vdekja nxin,
Mė
shpjer atje ku ti mė ke treguar 133
qė tė
shikoj pak portėn e Shėn Pjetrit
dhe
shpirtrat, pėr tė cilėt je trishtuar!"
Ai u nis.
Unė pas i vajta mjeshtrit. 136
Vargu l. Nė mesin - Dante
lindi nė vitin l265. Nėse mosha mesatare e njeriut ėshtė 70 vjeē, mund tė
mendojmė se bėhet fjalė pėr vitin l300, kur Dante ishte 35 vjeē. V. 2.
njė pyll - Simbol i jetės mėkatare. V. l3. rrėzė kodrės - simbol
i virtytit. V. l7. tė atij planeti - Dielli. nė Antikitet
mendohej se dielli ishte njė planet qė vėrtitej rreth tokės. V. 30.
mė poshtė - Poeti heziton tė ngjitet. V. 32. njė panterė -
simbol i epsheve njerėzore. V. 38. Yllėsia e Dashit, ku ndodhet
dielli nė pranverė. sipas besimit tė krishterė, nė kėtė kohė e krijoi Zoti
botėn. V. 45. njė luani - - simbol i krenarisė dhe dhunės. V.
49. njė ulkonjė - simbol i lakmisė. V. 62. njė imazh
- Ėshhtė Virgjili, poet i shquar romak,
autor i Eneidės (70-l9 p. e. s.). Virgjili bėhet udhėrrėfyes i poetit nėpėr
Ferr dhe Purgator. V. 68. lombardė - Virgjili ishte nga krahina e
Mantovės qė quhej Lombardi. V. 70. Nėn Julin - Jul Cezari
(vrarė nė vitin 44 p.e.s.). V. 71. nėn Augustin - Perandori romak
August (v.27 p.e.s. deri nė v. l4 tė e.s.). V. 74. Ene - Heroi i
"Eneidės". V. 91. njė rrugė tjetėr - Dante duhet
mė parė tė vizitojė botėn e pėrtejvarrit . V. 101. Veltėr -
Veltėr nė italisht do tė thotė langua, qen, por kėtu, nė mėnyrė alegorike,
Dante bėn fjalė pėr njė qėnie tė mveshur me atributet e pushtetit dhe tė
drejtėsisė absolute qė do ta ēlirojė Italinė nga lakmia e sundimtarėve tė saj. V.
105. Feltėr - Vend i diskutueshėm dhe i papėrcaktuar. V. 107.
Kamila - E bija e mbretit tė Volshėve, vrarė nė luftė me Trojanėt. V.
108. Euriali, Turni, Nisi - Personazhe tė "Eneidės"
vrarė nė luftėrat midis trojanėve dhe vendasve. V. 114. nėpėr vend
tamėshuar - Ferr. V. 116. vdekje tjetėr - Mėkatarėt e vdekur
trupėrisht, luten tė vdesin shpirtėrisht pėr tė shpėtuar nga vuajtjet nė Ferr. V.
118. mbi zjarr - Zjarri i Purgatorit. V. 122. Njė shpirt
mi denjė - Beatriēja. V. 125. rebel - Virgjili ishte pagan. V.
133. portat e Shėn Pjetrit - Portat e Qiellit, ruhen nga njė
engjėll, mėkėmbės i Shėn Pjetrit.
Background
music: Debussy: La Mer
Copyright©1996
by Kurti Publishing
Dante Aligieri
Komedia Hyjnore
FERRI

Shqipėroi: Ēezar Kurti
Kurti Publishing, New Jork 1996