
KĖNGA E
TETĖMBĖDHJETĖ
Atje njė vend, qė Lugjezezė i thonė,
prej gurėsh
ngjyrėhekuri i formuar,
si rrethi ngjan qė ferrin e pushton.
Dhe mu nė mes tė lėmit tė mallkuar 4
njė pus i
gjerė dhe i thellė nxin,
pėr tė mė
vonė kam pėr tė treguar.
Mes
pusit dhe tė ashpėrve shkėmbinj 7
mbetet
njė brez nė formė unazore,
qė dhjetė lugje brenda i pėrfshin.
Siē kanė pamjen shpesh disa llogore 10
qė shumėfish kėshtjellat i pėshtjellin
dhe sigurojnė muret madhėshtore,
tė tillė pamje lugjet mė pėrndjellin; 13
si portat, qė tė gjitha kanė urė
dhe nga fortesa mu nė breg tė hedhin,
kėshtu nga kjo errėsirė tėrė gurė 16
plot kreshta pranė pusit shkojnė ndėrpriten,
pasi qė lidhin gropė e armaturė.
U gjendėm te ky vend posa qė zbritėm 19
nga supet e Gerionit; prijsi im
merr majtas, ndėrsa prapa unė i ngjitem.
Shoh djathtas meje kob edhe mjerim; 22
nė lug tė parė jam duke vrojtuar
tė tjera vuajtje, tjetėr fshikullim.
Nė fund ka, lakuriq, plot tė dėnuar, 25
drejt nesh vjen gjysma, gjysma ik nga ne,
tė gjithė kanė ēap mė tė nxituar;
posi romanėt natė jubile, 28
qė pėr tė dalė urės pėrmatanė
sajuan njė mėnyrė krejt tė re:
me ballin lart nga kėshtjella nė njė anė 31
kalon njė turmė drejt pėr nė Shėn Pjetėr,
nė tjetrėn turma shkon drejt malit pranė.
Kudo mbi shkemb tė zi nuk shoh gjė tjetėr 34
veē djaj me brirė, me kamxhik pėrpjetė,
qė shpirtat fshikullojnė si tė egjėr.
Ah, si ia mbathin vrap ata tė shkretė 37
nga ky kamxhik! Pas fshikullit tė parė
askush tė
dytė spret, jo mė tė tretė.
Tek ecja sytė i ngula pa i ndarė 40
drejt njėrit dhe bėrtita menjėherė:
"Diku kėtė mė duket e kam parė!".
I ndala kėmbėt qė ta shoh njė herė. 43
U ndal me mua prijsi im i mirė
dhe mė lejoi tė kthehem prapsht atėherė.
Kot uli kokėn ky i fshikulluar 46
qė tė mos
njihej, se nė ēast i them:
"O ti, qė je pėrdhe duke vėshtruar,
fytyra
jote nėse smė gėnjen, 49
je
Venedik Kaēianemiku ti.
Te ky
vend turpi pėr ēmėkate vjen?".
"Dėshirė
skam ta them, - pėrgjigjet ai. - 52
Por tė hesht s'mė
lė kjo gjuhė e kulluar,
Qė botėn lart mė ndillka pėrsėri.
Ai
qeshė, Gilozabelėn qė pat ēuar 55
markezin
tė kėnaq me trup tė saj,
nga
thashethemet siē e ke dėgjuar.
I vetmi bolonjez sjam qė po qaj, 58
edhe tė tjerė plot kėtu do gjeni,
kaq njerėz sthonė "sipa""
te ai skaj
qė mes Savene ndodhet edhe Reni. 61
Atė qė them pėr ta vėrtetuar,
kujto se
shpirtmakutėr fort ne jemi".
Njė djall, tek fliste, e pat fshikulluar 64
dhe i bėrtiti: "Mu qėro, rrufjan,
kėtu ska femra ti pėr tė tregtuar!".
Kur prijsit tim i vajta fare pranė, 67
pas disa hapash
ne patėm arritur
atje ku dilet
nėpėr shkėmb matanė.
Mjaft lehtė shkėmbit lart iu patėm ngjitur,
70
shpejt djathtas
kthejmė e kėta tė dėnuar
i lėmė tė vėrdallen tė sfilitur.
Kur sosėm tek ai vend, ku i lakuar 73
ky shkėmb tė rrahurit lė qė tė kalojnė,
tha prijsi: "Ndalu pak pėr tė vrojtuar.
Tė tjerė plot, qė fatin e mallkojnė, 76
fytyrėn ende sdi ti si e kanė,
sepse nė njė drejtim me ne po shkojnė".
Nga urė e vjetėr shohim njė vargan 79
drejt bregut tjetėr duke u afruar,
qė si tė parėt plot kamxhikė hanė.
Dhe prijsi thotė pa ia kėrkuar: 82
"Shih kush po vjen me pamje madhėshtore,
qė vuan, por nuk rri duke lotuar:
endč e ruan pamjen mbretėrore! 85
Jasoni ėshtė, qė, i urtė e trim,
u mori kolkėve bashkėn pėrrallore.
Nė Lemnos erdh', kur ishte nė
shtegtim, 88
atje ku gratė me aq egėrsi
i vranė burrat pa njė pėrjashtim.
Me fjalė tėmbla e plot dashuri, 91
ai vashėn Izifilė pat mashtruar,
qė vetė kish pėrdorur njimėti.
E la shtatzėnė e tė vetmuar, 94
pėr tė po vuan ai kėtė ndėshkim
dhe pėr Medean qė e pat tradhtuar.
Me tė po shkon kush kreu si ky mashtrim. 97
Dėgjove mjaft pėr lug tė parė ti
dhe pėr ata qė brenda ai pėrfshin.
Ku rripi i ngushtė, sosim ne tani, 100
me pendėn e tė dytit kryqėzohet
dhe tjetėr urė ngrihet pėrsėri.
Nė lug tė dytė vaj i madh dėgjohet, 103
njė turmė rri veē duke psherėtirė,
rreh veten me pėllėmbė aq sa dėrrmohet.
Ēdo shpat me duhmė myku qe mbuluar 106
qė ngrihej lart si afsh nga kundėrmimet,
me sy, me flegra duke i trazuar.
Aq terr ka poshtė sa asgjė sshikon 109
mes urės sipėr ti pėr pa u ngjitur,
ku syri hapėsirėn e pėrshkon.
Nė fund tė gropės ne me tė mbėrritur 112
plot njerėz
shohim nė pėgėrė zhgrryer
kėtu nga gjithė
bota jashtėqitur.
Kur sytė poshtė unė i pata kthyer, 115
shoh njė
qė sdi ish prift a shekullar,
ngaqė dhe
kokėn
Bėrtiti
ai: "Ētė shtyn ty pėr tė parė 118
mes
njerėzish tė pėgėrė vetėm mua?".
"Dikur,
nė tė kujtohet, krejt tė tharė, -
i them, - i pata parė flokėt tua. 121
Aleks Interminel da Luka je,
prandaj ti ngula sytė, ashtu siē thua".
Qėllonte kokėn ai si njė shkėrbe: 124
"Kėtu mė sollėn fjalėt plot miklim,
qė gjuhės
sime siu ndanė pėr be".

"Pėrkulu
pak pėrpara, - tha prijsi im, 127
dhe hidhi
sytė pakėz mė andej,
surratin
qė tė rrokėsh me vėshtrim
tė kurvės
leshpėrpjetė atje pėrtej, 130
qė veten
po gėrric me thonj tė ndyrė,
qė ulet
poshtė e ngrihet prapė shpejt.
Taida
ėshtė kurva e pafytyrė, 133
qė mikut
"Mrekulli!" i qe pėrgjigjur
kur
pyeti: "Si tu duk kjo qė kam prurė?".
Por sytė tanė boll i kemi nginjur!" 136
![]()
V. l. Lugjezezė - Rrethi i
tetė i Ferrit pėrshkohet nga dhjetė hendeqe (lugje) koncentrikė, tė ndarė prej
pendash, dhe formojnė Lugjezezėn. Kėtu ndėshkohen mashtruesit. V. 25. Nė lugun e
parė mėkatarėt ecin nė dy rryma tė kundėrta. Djajt i qėllojnė pa mėshirė dhe ata ecin mė shpejt se poetėt.
Njė grup ecėn nė drejtim tė poetėve (rrufjanėt ),
grupi tjetėr ecėn nė njė drejtim me poetėt (ngashėnjyesit. V. 28-33. posi
romanėt - Pėr tė ngritur prestigjin e kishės dhe pėr tė mbushur thesarin
papėnor, nė vitin l300 papa Bonifaci VIII shpalli "jubileun" e parė
tė kishės, qė tėrhoqi shumė pelegrinė, meqė tė gjithėve u ishte premtuar falja
e mėkateve. Pėr tė mėnjanuar rrėmujėn, ura e Shėn
Engjėllit u nda nė dy pjesė: nė njėrėn anė turma shkonte drejt katedrales sė
Shėn Pjetrit me fytyrėn nga ana e kėshtjellės sė Shėn Engjėllit, ndėrsa turma
tjetėr ecte nė drejtimin e kundėrt, drejt malit Monte Xhordano. V. 50. Venedik
Kaēianemiku - udhėheqės i guelfėve tė Bolonjės (vdekur nė vitin l302). Dante, me sa duket,nuk e
dinte se nė vitin l300 ai ishte akoma gjallė. V. 55. Gilozabela -
Venediko Kaēianemiku ia shiti motrėn e tij, Gilozabelėn, markezit tė Ferrarės
Obicio II. V. 59. tė tjerė plot - Bolonja, ku nė vend tė "sia"
(njė nga format e foljes "jam") thonė "sipa", ndodhet
midis lumenjėve Savena dhe Reno. Sipas Kaēianemikut, nė Ferr ka mė shumė
bolonjezė tė vdekur "rrufjanė", se tė gjallė.V. 83-96. Shih
kush po vjen - Jasoni, udhėheqėsi i argonautėve, qė vodhi bashkėn e artė nė
Kolkidė. Nė Lemnos ai ngashėnjeu Izifilėn, mė vonė Medenė, tė cilėn gjithashtu
e braktisi pėr hir tė Kreuzės. V. ll3. plot njerėz - lajkatarėt.V.
l22. Alesio Intermineli - Vinte nga njė familje fisnikėsh nga Luka
dhe pat vdekur para vitit l300. V. 133. Taida - personazh nė komedinė e Terencit "Eunuku".
Copyright©1996
by Kurti Publishing
Dante Aligieri
Komedia Hyjnore
FERRI

Shqipėroi: Ēezar Kurti
Kurti Publishing, New Jork 1996