KĖNGA E NJĖZETĖ

Dėnim tė ri tregon ky vargu im

dhe mbush me lėndė kėngėn e njėzetė

kantikės pėr shpirtrat humbur shqim.

Vėshtrimin hedh drejt gropės tatėpjetė, 4

po e shihja pėr tė parėn herė

ankth tė mbytur dhe nė lot’ tė nxehtė.

Nė lugun rrumbullak shoh plot tė mjerė 7

me lot tek ecin, heshtaz, pa nxitim,

siē shkon ndėr ne njė procesion pėrherė.

Atje pėrposh kur zbrita me vėshtrim, 10

gjithė i shoh pėrdredhur pėr ēudi

ku qafa del nga trungu nė fillim.

Fytyra prapa shpine kthyer rri, 13

sikush sė prapthi vetėm mund tė ecė,

tė shohin para nuk i lė njeri.

Ngrin trupi, ndofta, si njė dordolec 16

kur paralizė njė njeri pėson,

por s’di nė ngrin porsi kėta memecė.

Lexues, nė dhėntė Zoti, pėrfiton 19

nga ky mėsim. Tani mendo pėr mua:

si mundet qė me sy qė nuk loton

imazhi ynė sesi u shėmtua 22

tė shihja, kur nga lugu i shpinės lotėt

mes vithesh po u rridhnin si pėrrua?

Dhe nis tė qajė pėr tė mjerėn frotė, 25

nė shkėmb pėshtetur, sa : "Po ti, i shkretė,

i marrė je qė qan ?" - mėsuesi thotė. -

Kėtu mėshira rron kur vdes vėrtet. 28

Ka mė tė mbrapshtė sesa njė njeri

qė drejtėsinė e Zotit s’pėrshėndet?

Ngri kokėn, ngrije lart dhe shih tani 31

Atė qė para tebasve u gremis,

sa njerėzit thirrėn: "Ku u zhduke ti,

Anfiarao ? Luftėn pse braktise ?" 34

Nėn dhe tė gremisej pat vazhduar,

nė duart e Minosit sa u vithis.

Nė kraharor dy shpatullat ka shndėrruar 37

veē nga dėshira larg tė shohė i shtyrė,

ai ecėn praptas, pas duke vėshtruar.

Tirezian shih si ndėrron fytyrė, 40

nga mashkull nė njė femėr pėr t’u kthyer,

dhe pa ndryshuar s’lė asnjė gjymtyrė.

Dy gjarpėrinj tė pleksur e mbėrthyer 43

t’i godit iu desh me shkop atij

prap’ pėndė mashkulli pėr t’i shpėrthyer.

Aronti shpinėn ngjesh nė bark tė tij. 46

mal tė Lunit, dru ku pėr tė prerė

arrarasi shkon qė ka atje shtėpi,

ky rronte nė njė shpellė krejt mermer, 49

prandaj dhe yj e det pa u penguar

atje i pat soditur kurdoherė.

Ajo qė fsheh me flokėt e lėshuar 52

dy gjinjėt, qė nuk mund t’i shohėsh dot,

dhe nga kjo anė leshi e ka mbuluar,

ish Mantoja, qė brodhi nėpėr botė, 55

pastaj u ngul ku kam vendlindjen time.

Dėshirė kam tė flas pėr tė atbotė.

Kur vdiq i jati dhe e la jetime, 58

qyteti i Bakut ra nė skallvėri,

ajo mjaft kohė mbeti ndėr shtegtime.

Ka njė liqen e bukura Itali 61

nė rrėzė Alpesh, afėr Gjermanisė,

pėrmbi Tiral, Benak i thonė atij.

Njė lum’ me mijra kroje i ujis 64

nė Gardė e Kamonikė Apeninet,

pastaj te ky liqen ai shpejt bitis.

Njė vend atje ka, ku shpėrndan bekime 67

ēdo prift breshjan, trentjan a veronez,

kur tek tė vetėt vjen pėr predikime.

Peskiera me tė bukurėn fortesė 70

pikėn mė tė ulėt lartėsohet

dhe i pėrball breshjanė e pergamezė.

Dhe pikėrisht kėtu ai grafullohet, 73

tėrė ujėt qė Benako nuk nxė dot

pėrmbyt kullotat, fushės nis harbohet.

Ku rrjedh gjer nė Governo s’quhet mė 76

Benako, Minēo nisin e thėrrasin

gjersa nė Po ai zhduket pėrgjithnjė.

Pėrhapen ujėrat nė njė rrafsh qė hasin 79

dhe lumi fushėn moēalishtė e bėn,

prej saj banorėt verės sa s’pėlcasin.

E egra virgjėreshė gjen njė kėnd, 82

duke kaluar nėpėr kėtė kėnetė,

pa bimė e njerėz, e kėtu zė vend.

Me njerėz punė mė qė mos tė ketė 85

qėndroi kėtu me gjithė shėrbėtorė,

magjisė iu dha gjersa ndėrroi jetė.

Andej pėrreth shpejt ē’kish nuk kish banorė 88

u dyndėn te ky vend i pėrforcuar

nga kjo kėnetė qė i vjen tėrthor.

Mbi varr tė saj qytet patėn ndėrtuar, 91

qė Mantova e quajtėn pėr kujtim,

mendim orakujve pa u kėrkuar.

Dikur banorė pat pa numėrim, 94

sa Kasalodėve jo fort tė zgjuar

ua hodhi Pinamonti me mashtrim.

Ta dish se ndryshe po pate dėgjuar 97

pėr origjinėn e qytetit tim,

gėnjeshtra tė vėrtetėn ka mbuluar".

I them: "Mė ngjall gjithnjė besim 100

ky arsyetimi yt kaq i vėrtetė,

sa ngjan kongjill i shojtur ēdo rrėfim.

Por nuk mė thua, ndėr kėta tė shkretė 103

e vlen pėr tė veēuar ndonjė njeri ?

Veē pėr kėtė po ndiekam pak siklet".

"Ky qė nga faqet mjekrėn, - mė tha ai, - 106

gjer nė kurriz tė zeshkėt ka zgjatuar,

kur veē nė djep kish meshkuj nė Greqi,

augur qe dhe nė Aulidė pat divnuar, 109

bashku me Kalkantin, se nė det

anij’ e parė greke do lėshuar.

I thoshin Euripil: pėr tė, vėrtet, 112

kėndova nė tė lartėn tragjedi,

qė ti tė gjithė e di pėrmendėsh vetė.

Ky tjetri, qė tė dobėt ka ēdo ijė, 115

Mikele Skoto ish, qė njihte mirė

zanatin pėr tė bėrė ēdo magji.

Bonatin shih, Asdentin; me dėshirė 118

me sholl e spango ky do kish punuar,

pendohet vonė, s’ka pėr tė mėshirė.

Tė gjorat shih, qė i patėn harruar 121

gjergjef, gjilpėrė e furkė veē pėr magji

me kukulla e barna tė trazuar.

Por shkojmė, ja ku sosi nė kufi 124

dhe mes dy hemisferash preku dallgėt

pėrtej Seviljes Kaini me kėrthi.

Dje mbrėma hėna qe e rrumbullakėt, 127

ty tė kujtohet se nė pyll tė zi

tė ndihu mjaft kjo dritė e saj e vakėt".

Kėshtu mė tha dhe ecėm pėrsėri. 130

 

V. 3. kantikės - tė pjesės sė parė tė "Komedisė" - "Ferrit". V. 7.< Janė falltarėt, qė nuk flasin, sepse janė dėnuar tė jenė memecėr. V. 28. Kėtu mėshira rron kur vdes vėrtet - Je i mėshirshėm vetėm kur je i pamėshirshėm pėr kėtė mėkat. V. 31-39. Anfiarao - mbret dhe parashikues i sė ardhmes, njė nga shtatė udhėheqėsit argivas qė rrethuan Tebėn gjatė luftės midis djemėve tė Edipit. Iu hap toka nėn kėmbė dhe u kumbis nėn dhe. V. 40. Tirezia - Profetizues i sė ardhmes nga Teba, i ati i Mantos. Duke qėlluar me shkop dy gjarpėrinj tė mpleksur tok, ai u shndėrrua nė grua. Pas shtatė vjetėsh, duke i qėlluar pėrsėri gjarpėrinjtė me tė njėjtin shkop, u shndėrrua nė burrė. V. 45. pendė mashkulli - qime. V. 46-51. Aronti - falltar etrusk. V. 47. Luni - njė qytet etrusk i shkatėrruar nė shekullin XI nga saraēenėt. Afėr tij janė qyteti Karrara dhe malet e Karrarės, ku nxirret mermeri i famshėm karraras. V. 55. Mantoja - e bija e Tirezias, falltare. V. 56. Virgjili pat lindur nė Mantovė. V. 59. qyteti i Bakut - Teba konsiderohej qytet i Bakut. Kur Poliniku dhe Ete-okli, djemtė e Edipit, vranė njėri tjetrin, Teba ra nėn pushtetin e ungjit tė tyre mizor Kreontit. V. 62-63. Benak (lat. Benacus) - Liqeni i Gardės nė shpatet jugore qė ngrihen mbi kėshtjellėn e Tiralit dhe qė shėrbejnė si kufi midis Italisė dhe Gjermanisė. V. 67. Ishulli dei Frati qė varej nga peshkopėt e tre qyteteve: Veronės, Breshjas dhe Tridentit (Trentos). V. 70. Peskiera - njė fortesė e ndėrtuar nga veronezėt buzė liqenit tė Gardės pėr t’u mbrojtur nga Bergamo dhe Breshja. V. 73-78. Midis banorėve bėn kėrdi malaria. V. 94. Nė vitin l269 konti Alberto da Kasalodi, guelf dhe zot i Mantovės, pranoi kėshillat dhelparake tė gibelinit Pinamonte dei Bonakolsi dhe humbi pushtetin. Ky shfarosi fisin e Kasalodit dhe dėboi shumė guelfė nga qyteti. V. l06-114. Euripili - Nė luftėn e Trojės Euripili dhe Kalkanti ishin priftėrinjė. Nė qytetin e Aulidės ata treguan se cila ishte dita e pėrshtatshme pėr nisjen e flotės greke drejt Trojės. V. 113. tragjedi - Virgjili e quante "Eneidėn" tragjedi. V. 116. Mikele Skoto - astrolog i shekullit XIII me origjinė skoceze. V. 118. Asdente - kėpucar nga Parma, qė merrej me profetizime. V. 121-124. Tė gjorat - Mendohej se magjistarėt mund t’i shkaktonin vuajtje njė njeriu duke gdhendur prej dylli figurėn e tij dhe pastaj duke e munduar figurėn me gjithė farė mėnyrash. V. 124-126. ja ku sosi nė kufi - Hėna, nė tė cilėn imagjinata popullore shquante Kainin me njė barrė kėrthijash, preku kufirin midis dy hemisferave dhe po fundoset pėrtej Seviljes. V. 127. Dje mbrėma - Dome-thėnė natėn kur Dante po endej akoma nėpėr pyll.


 Copyright©1996 by Kurti Publishing

Dante Aligieri

Komedia Hyjnore

FERRI

Shqipėroi: Ēezar Kurti

Kurti Publishing, New Jork 1996