
KĖNGA
E NJĖZETEPESTĖ
Me
tė mbaruar fjalėn ky hajdut,
i ngre
pėllėmbėt, kall nė mes gishtrinjtė
e thotė:
"Merri, Zot, i ke tė tutė!".
Qė
nga ky ēast mu bėnė miq gjarpinjtė: 4
nė qafė njė
prej tyre i pėrdridhet shpejt,
sikur ti
thotė: "Mė mos dėrdėllit!".
Ia lidh
njė tjetėr tė dy krahėt krejt 7
dhe aq
sa forcė e tyre
menjėherė u mejt.
Pistojė, Pistojė, tė djegtė zjarri, 10
as emri yt mė
mos u dėgjoftė kurrė!
Pėr ligėsi ia shkove ēdo barbari!
Nė tėrė
ferrin spashė tjetėr burrė 13
qė kundėr Zotit tishte aq krenar,
as ai qė ra nė Tebė nga njė mur.
Ai sfoli mė dhe vrapin pati marrė, 16
por pashė njė kentaur tė tėrbuar
qė ēirrej: "Ku u zhduk ai
gjuhėtharė?".
Kujtoj se as Marema ska gėluar 19
nga aq gjarpinj sa ēka mbi trup tė tij,
veē ku me ne
ngjason pa u mbuluar.
Mbi
zverk, mes shpatullash i rri atij 22
me krahėt
anash hapur njė dragua,
qė cilin
ndesh e kthen nė shkrum e hi.
"Ky
ishte Kaku, - prijsi mu drejtua, 25
prej tij tek shpella pėrmbi Aventin
qe derdhur gjaku shpesh porsi pėrrua.
Vėllezėrit atij fort larg i rrinė, 28
sepse ky pati
vjedhur me dredhi
njė tufė dhensh
qė hasi nė lėndinė.
Fund mori
jet e tij plot prapėsi 31
kur
Herkuli me topuz e pat qėlluar
njėqind
herė, por dhjetė ndieu ai".
Tek prijsi thosh kėto, ai qe larguar. 34
Ndėrkaq,
tri hije pa u vėnė re
te kėmbėt
tona shpejt qenė afruar.
"Kush jeni ju?" - ata na pyetėn ne.
37
Nė ēast biseda jonė qe ndėrprerė
dhe po soditnim veē ata tė tre.
Si njihja. Ndodhi sikur ndodh shpeshherė, 40
njė emėr qė u thirr me zė tė mekur
ndėrmend mė solli emra krejt tė tjerė.
Kur njėri pyeti: "Ēanfa ku ka
mbetur?", 43
shpejt unė, qė mėsuesi ti dėgjonte,
me gisht ia bėra buzėn duke prekur.
Nė ti, lexues, atė qė po tregoj 46
nuk ma beson, smė duket hiē ēudi,
ēmė panė sytė as vetė se besoj.
Prej tyre nuk i shqisja sytė e mi. 49
Njė gjarpėr gjashtėkėmbėsh u vėrsul
dhe njė prej tyre gllabėroi ai.
Kėmbėt e mesit mu nė bark ia ngul, 52
me tė pėrparmet krahėt ia shtrėngon,
tė dyja faqet krejt me dhėmbė ia shkul;
dy
kofshėt me tė sprapsmet ia pushton, 55
pastaj nė
mes tė kėmbėve bishtin nxjerr
dhe mbi
kėrbishtin bukur e lakon.
Nuk mund ti ngjitet urthi asnjėherė 58
trungut tė pemės si atij tė shkretė
nė ēdo gjymtyrė iu ngjit kjo bishė-tmerr.
Pastaj tė dy si tishin dyll i nxehtė 61
nė njė u shkrinė, ngjyra u ndryshua
aq sa e humbėn ngjyrėn e vėrtetė;
si flakėsh njė papir po u pushtua 64
dhe e mbulon njė si e murrme ngjyrė,
i zi nuk ėshtė, i bardhė dot si thua.
"Anjel, sa fort ndryshove ti natyrė, 67
i thirrėn
shokėt duke e vėshtruar, -
ti ske tani
as dy, as njė fytyrė!".
Nė
njė dy kokėt duke u shndėrruar, 70
me njė
fytyrė qėniet unė i pashė
dhe
humbėn tok si lėmsh i ngatėrruar.
Nga
katėr krahė u bėnė dy tė trashė 73
dhe
kofshė, kėmbė, bark e kraharor
gjymtyrė u
bėnė, qė gjėkund si has.
Si ishin ta dalloja pata zor, 76
as njė, as
dy figura spo mė ngjan
javash tek ecėn si vegim mizor.
Si njė zhapi, kur kohė e bukur mban, 79
qė rrugėn ēan si tish njė vetėtimė
dhe shpejt shullėrin zė nė tjetrėn anė,
kėshtu po vjen drejt tyre me rrėmbim 82
njė gjarpėr-sterr si njė piper i zi
dhe mu nė bark u sulet me tėrbim.
Tek vendi ku sė pari pjella rri 85
dhe thith ushqim, ai njėrin pat kafshuar,
pastaj pėrpara tij pėrtokė u shtri.
I gjori shihte, por pa belbėzuar, 88
i tėri ngriu duke gogėsitur
nga gjumi o nga ethet i pushtuar.
Shoshoqin rrinin duke e soditur, 91
nga goja - gjarpėri e nga plagėt - hija
veē tym tė dy po rrinin duke qitur.
Ti hesht, Llukan, nuk ėshtė gjė Libia 94
ku vdiq Sabel-ziu, si dhe Nasidi,
bėn mirė tė dėgjosh ndodhitė e mia.
Pėr Aretuzė e Kadm tė heshtė Ovidi: 97
sia kam zili kur njė nė gjarpėr kthen
dhe tjetrėn njė pėrrua bėn Aidi!
Tek ai dy qėnie si kėto si gjen: 100
aq fort secilit forma i ndryshohet,
saqė me tjetrin lėndėn e kėmben.
Njėlloj tė dy ndryshimit i nėnshtrohen: 103
si bigė bisht i gjarpėrit nis ēahet,
tė ziut kėmbėt ngjitaz i shtrėngohen.
U ngjitėn kofshėt, mesi gjer te krahėt, 106
aq fort sa veē
njė trung shpejt u formua,
qė skish njė
shenjė se ku mund tė ndahet.
Nė kėmbė bishti-bigė u shndėrrua, 109
pastaj lėkurė e
gjarpėrit u zbut,
lėkurė e hijes
krejt u ashpėrsua.
Nėn sqetull hija tė dy krahėt fut, 112
tė dyja kėmbėt
gjarpėrit i zgjatohen,
ēdo krah i hijes
bėhet mė i shkurtėr.
Dy kėmbė nga tė gjarpėrit shpejt shndėrrohen
115
nė veglėn qė
njė burrė fshehur mban,
nga vegl e
hijes dy kėmbė formohen.
Mbulon dy qėniet tymi anembanė, 118
ndryshojnė ngjyrė dhe
diku plot flokė,
diku as qime nė lėkurė
skanė.
Njė ngrihet, tjetri poshtė bie pėrtokė, 121
vėshtrojnė
njėri-tjetrin me inat,
turiri u ndryshon tė
dyve tok.
Drejt tėmthash, ai nė kėmbė, atė e zgjat 124
dhe tuli qė del tepėr nė turi
dy veshėt
shpejt formon qė ky si pat.
Me
tulin qė i mbetet pėrsėri 127
pėrftohet
hunda nė atė surrat,
sa duhet buzėt
marrin trashėsi.
Pėrdhe i zhgrryer turirin tjetri zgjat, 130
nė kafkė veshėt
duke i mbuluar,
si njė kėrmill
qė fsheh shpejt brirė e shtat.
Por gjuha, qė i fliste pa pushuar, 133
nė mes i ēahet,
furkė e parė ngjitet,
ndėrkaq pėrreth dhe
tymi ka tymtuar.
Nė bishė e kthyer hija nis zvarritet 136
dhe duke vėrshėllyer
merr arratinė,
vjen tjetri
prapa, flet e jargavitet.
Pastaj nga tjetri ky u suall me shpinė 139
dhe tha:
"Si unė kėmbadoras dua
tė hiqet Buozo
te kjo lėndinė!".
Nė lug tė shtatė mė qelloi mua 142
tė shoh
ēuditshėm hijet si ndryshuan,
prandaj mė falni pena nu gabua.
Edhe pse sytė e mi u mjegulluan 145
e mendja ime krejt u hallakat,
ata aq shpejt nga pamja nuk mu shuan
sa tė mos njihja Fuēion sakat; 148
ky vetėm nga tė tre nuk pat ndryshim
dhe po e ruante tė njėjtin shtat.
Gavilėn tjetri mbytur kish nvajtim. 151
![]()
V. l9. Marema - Bregdet
moēalor dhe i pashėndetshėm i detit Tirren. V. 25. Kaku - I biri
i Vullkanit. Nuk ėshtė midis kentaurėve tė tjerė nė
Flegjeton, por i dėnuar si hajdut mashtrues. Ai i
kishte vjedhur buajt Heraklitit. Ky e zbuloi
dhe e e vrau. V. 35. tri hije -
Sikundėr do tė sqarohet mė poshtė, kėta janė: Anjelo Bruneleski, Buozo Donati
dhe Puēo dei Galigai. Pas tyre do tė vijnė dhe dy tė
tjerė: Ēanfa Donati dhe Franēesko Kavalkanti. Tė gjithė u
pėrkasin familjeve fisnike tė Firences dhe kanė vdekur. V. 50. Njė
gjarpėr gjashtėkėmbėsh - Ky ėshtė Ēanfa Donati i
transformuar, tė cilin po e prisnin tre tė tjerėt. Ai pushton Anjelo
Bruneleskin dhe shndėrrohen tė dy nė njė pėrbindėsh tė
vetėm. V. 73. Nga katėr krahė u bėnė dy tė
trashė - nga dy kėmbėt e pėrparme tė gjarpėrit Ēanfa dhe dy krahėt e
Anjelit u formuan dy krahė tė trashė. V. 83. njė
gjarpėr-sterr - Franēesko Kavalkanti. Ai kafshon Buozonė dhe ndryshon
pamje: Franēesko kthehet nė njeri, ndėrsa Buozo kthehet nė gjarpėr. V.
94-96. Ti hesht, Llukan, nuk ėshtė gjė Libia - Nė veprėn e tij "Farsalia"
poeti latin Llukan tregon se nė shkretėtirėn e Libisė
ushtarėt e Katonit vdisnin nga kafshimet e gjarpėrinjve. Sabeli i
kafshuar nga njė "seps" u tret si qiri, ndėrsa Nasidi i
kafshuar nga njė gjarpėr u fry aq sa iu ēa parzmorja
dhe kufoma e tij mori pėrmasa pėrbindėshe. V. 97-99. Pėr
Aretuzė e Kadm tė heshtė Ovidi - Ovidi, poet tjetėr latin,
tregon nė "Metamorfozat" e tij se Kadmi, themeluesi i
Tebės, qe shndėrruar nė gjarpėr. Nimfa Aretuzė, e pėrndjekur nga
perėndia e lumenjėve, u shndėrrua nė njė burim nėntokėsor. V.
l40. Pastaj nga tjetri ky u suall
me shpinė - U kthye nga ai qė kishte mbetur i paprekur: ēalamani Puēo. V. l43. Nė lug tė shtatė - Lugu ku ndėshkohen
hajdutėt. V. l51. Gavilėn tjetri mbytur
kish nvajtim - Franēesko Kavalkantin, qė u shndėrrua nga gjarpėr pėrsėri
nė njeri, e kishin vrarė banorėt e kėshtjellės sė Gavilės nė luginėn e lumit
Arno, prandaj dhe kushurinjtė e Franēeskos patėn bėrė atje njė masakėr tė
pėrgjakshme.
Copyright©1996
by Kurti Publishing
Dante Aligieri
Komedia Hyjnore
FERRI

Shqipėroi: Ēezar Kurti
Kurti Publishing, New Jork 1996