KĖNGA E NJĖZETEGJASHTĖ

 

Galdo, Firence, qė ke madhėshti

dhe krahėt nder pėrmbi det e tokė,

me emėr je ti dhe nė Ferr tė zi!

Nga qytetarėt tu me vjedhėsit tok 4

kur pesė i gjeta, turpi mė mbuloi,

besoj se edhe ti do ulėsh kokė.

Njė ėndėrr nė mėngjes po na tregoi 7

veē tė vėrtetėn, do mėsosh pas pak

tok me tė tjerėt Prato ē’tė uroi.

Nė pastė ndodhur, herėt s’ėshtė aspak: 10

u bėftė e keqja qė nuk mėnjanohet dot!

Do tė vuaj mė shumė po tė jem mė plak.

U nisėm nėpėr shkallėn gurėplot, 13

nga ku mė parė poshtė patėm zbritur,

me zor e ngjis, tėrhequr nga imzot.

Po ecnim rrugės vetėm, tė mėrzitur, 16

dhe mbi shkėmbinj e gurė kurrsesi

pa duart kėmbėt s’kishin pėr t’u ngjitur.

Sa vuajta dhe vuaj pėrsėri 19

kur sjell ndėrmend ato qė pata parė.

Pėrpiqem mendjes qė t’i vė kufi,

sepse do ndjekur vetėm rruga e mbarė; 22

nėse nga fati pata njė dhunti,

ta humb nuk dua si ndonjė i marrė.

Si njė fshatar qė majė kodrės rri, 25

kur ai qė botėn gjithandej ndriēon

pėshtjell sakaq ēdo gjė me terr tė zi,

mishkonja mizėn kur zėvendėson, 28

kaq xixėllonja s’sheh ai nė lėndinė,

atje ku ndoshta vjel apo lėron,

sa ē’shihja si nga flakėt vetėtin 31

i teti lug, porsa pėr sytė e mi

e tėra u shpalos ajo greminė.

Si ai qė hakun mori me arinj 34

kur qerren pa t’Elisė qė po largohej

dhe kuajt qė e ngjisnin nė ajri,

sado me sy ta ndiqte po mundohej, 37

nuk shihte tjetėr veē njė flakėrimė

qė si njė re drejt qiellit po lartohej,

kėshtu nė grykė tė asaj gremine 40

lėvizin flakėt dhe, pa u kuptuar,

secila fsheh njė nga ata fatzinj.

Mbi urė rrija veē duke vėshtruar 43

dhe tė mos isha kapur tek njė shkėmb,

do kisha rėnė kush pa mė dėgjuar.

Kur prijsi pa si shihja te ky vend 46

mė tha: "Ēdo flakė fsheh njė mėkatar

qė digjet i pėshtjellė anekėnd".

"Mėsues, - i them, - me mend e pata marrė. 49

Por dhe mė fort mė bindėn fjalėt tua.

Ja ē’desha tė tė pyesja pak mė parė:

Cil’ djeg ai zjarr, qė krejt u bigėzua 52

dhe ngjan sikur nga pirgu t’ishte ngritur,

ku me vėllanė Eteokli u shkrumbua?".

"Aty mundohen, - prijsi qe pėrgjigjur,- 55

Uliks e Diomed. Si zemėrimi

tė dy njėlloj shpagimi i ka goditur.

Kėtu nė zjarr ata i mbyt vajtimi 58

nga kali qė e futėn me dredhi

atje ku Romės kthjellėt i del burimi.

Pėr shkak tė Deidamisė heqin zi, 61

qė pėr Akilin dhe e vdekur qan,

dhe tė Paladės vjedhur me njimti".

"Mes flakėsh mundėsi po qe se kanė 64

flasin, veē njė lutje, prijs i mirė,

vlen njėmijė, - i them, - pėr ty e kam.

T’i bėsh tė flasin unė kam dėshirė, 67

ja, po afrohet flakė e bigėzuar,

e sheh me mall si drejt asaj jam prirė".

Dhe ai mė tha: "Kjo lutje do lėvduar, 70

prandaj prej meje ėshtė e mirėpritur,

veē mos harro se gjuha do shtrėnguar.

Ēfarė tė shqetėson ty duke e ditur, 73

lėr t’i pyes, sepse grekėr janė

dhe ndoshta ty s’kanė pėr t’u pėrgjigjur".

Pastaj kjo flakė me tė ardhur pranė, 76

ai zgjodhi ēastin dhe u qe drejtuar

atyre qė kjo flakė fshehur mban.

"O ju tė dy veē me njė zjarr mbuluar, 79

nderim pėr mua nė paēi sadopak,

ngaqė pėr ju nė jetė pata shkruar,

lavdi u thura me tė lartin varg, 82

aty qėndroni! Njėri tė tregojė

ku vdekjen gjeti i madhi endacak!".

Njė murmurimė nisi tė lėshojė 85

dhe fort lėkundet mė i larti bri,

sikur njė erė flakėn t’ia trazojė.

Andej-kėtej valvitet majė e tij, 88

pastaj zė nxori dhe na pat treguar

si t’ish njė gjuhė qė tė flasė di:

"Me t’ikur nga Circea, qė mė pat shtrėnguar 91

mė se njė vit tė rrija nė Gaetė,

Eneu ende pa e emėrtuar,

as djali i dhembshur, as babai i shkretė 94

fort nderoja, as dhe dashuria

pėr Penelopėn plot gėzim tė qetė,

s’mundėn t’i shuajnė endėrrat e mia 97

kryq e tėrthor t’i bija botės mbarė,

mirėn dhe tė ligėn qė tė dija.

Dhe rrugėn e Mesdheut pata marrė 100

veē me njė varkė dhe disa pak shokė,

qė kurrė mua nuk m’u patėn ndarė.

Dy brigjet pamė, Spanjė dhe Marok, 103

ishullin Sard me ujė tė rrethuar,

nga deti lagur plot tė tjera tokė.

Tashmė ne ishim burra tė moshuar 106

kur tek ajo ngushticė patėm sosur,

Herkuli me shtylla pat shėnuar,

kufi detarėve duke ua vendosur. 109

Sevilėn djathtas lamė nė shtegtim,

ujė majtas Seta qe fundosur.

"Vėllezėr, - thashė, - qė nė perėndim 112

arritėt nėpėr rrugė aq tė vėshtirė,

sa ende gjallė e kemi ēdo ndijim,

pak jetė qė na mbeti me dėshirė 115

le ta flijojmė pėr tė njohur botėn,

prapa diellit shtrihet si shkretirė.

Ata nderoni qė na bėnė kokėn 118

jo pėr tė jetuar nė padituri,

po pėr tė njohur qiellin, detin, tokėn".

U dhashė aq zemėr shokėve tė mi 121

sa dhe pėr mua do ish vėshtirė

t’i zbraps ata nga ky shtegtim i ri.

E kthyem varkėn ende pa u gdhirė, 124

si krahė i rrahėm rremat fluturim

dhe rrugėn nisėm majtas duke u prirė.

Dhe ja, shoh natėn yjet plot shkėlqim 127

tė polit tjetėr, ylli i polit tonė

nė ujė u zhyt tė detit pa mbarim.

Plot pesė herė botėn e ndriēon, 130

plot pesė herė hėna krejt u nxi

qė kur shtegtimin varka po vazhdon.

Por befas para shoh nė largėsi 133

njė goxha mal. Jo, kurrė s’kisha parė

njė mal si ky, tė madh e kaq tė zi.

Nė vaj pėr ne u kthye gėzimi i parė: 136

nga tokė e re njė shakullimė u ngrit,

me vete varkėn pasi pati marrė,

tri herė tok me ujėt e vėrtit, 139

tė katrėn herė pupėn ngre pėrpjetė,

pėrposh e zhyt dhe, pasi na godit,

siē desh Dikush, ne na mbulon me det". 142

 

V. 9. Prato - Qytezė e vogėl nėn sundim tė Firences. E pakėnaqur nga ky sundim, ajo uron qė Firencja tė pėsojė fatkeqėsi. V.26. kur ai botėn gjithandej ndriēon - Dielli nė verė. V. 28. mishkonja mizėn kur zėvendėson - Nė mbrėmje. V. 34-39. Si ai qė hakun - profeti Elia u ngjit para syve tė profetit Elize me njė qerre tė zjarrtė nė qiell. Arinjtė i shqyen fėmijėt qė ai mallkoi nga qė ishin tallur me tė. V. 54. ku me vėllanė - Djemtė e Edipit, Eteokli dhe Poliniku, vranė njėri tjetrin. I dogjėn bashkė mbi njė turrė drush. V. 56. Uliks e Diomed - Heronj grekė tė luftės sė Trojės. Bashkėpunuan si nė beteja, ashtu edhe nė dhelpėritė e tyre. V. 58-60. Kali - Kali i drunjtė, brenda tė cilit u fshehėn Uliksi dhe luftėtarė tė tjerė grekė. Trojanėt e futėn nė qytetin e tyre duke sjellė shkatėrrimin e tij. V. 6l. Deidamia - E bija e mbretit Likomed tė Skirės, u dashurua pas Akilit. Nė shtėpinė e tė jatit tė saj u fsheh Akili, i veshur si grua, qė tė mos shkonte nė Trojė. Uliksi dhe Diomedi e zbuluan me anė tė njė dredhie dhe e morėn me vete nė luftėn e Trojės, ku ai gjeti vdekjen. V. 63. Palada - Statuja e Athinasė nė Trojė, e cila u vodh me dredhi nga Uliksi dhe Diomedi. V. 82. lavdi u thura me tė lartin varg - Nė veprėn e tij "Eneida". V. 84. i madhi endacak - Plini Plak (shek. I para e.s.) dhe Solini (shek. III i erės sonė) tregojnė njė legjendė, sipas tė cilės Uliksi me t’u kthyer nė Itakė u nis pėrsėri pėr nė lundrim, duke dalė nė oqeanin Atlantik. Ai themeloi Lisbonėn (Ulisipin) dhe vdiq gjatė njė shtrėngate nė bregun perėndimor tė Afrikės. V. 91. Circea - Magjistare e bukur qė i kthente njerėzit nė kafshė. Kur Uliksi po kthehej nga Troja nė atdhe, pas shumė endjesh nėpėr det, zbriti nė bregun ku banonte Circea. Ajo i ktheu shokėt e Uliksit nė kafshė. Por pastaj u ktheu pėrsėri pamjen njerėzore dhe duke rėnė nė dashuri me Uliksin e mbajti atė njė vit pranė vetes. V. 92. Gaetė - Mali i Circeas (tani Monte-Ēirēelo) ėshtė afėr atij vendi, ku Eneu varrosi mėndeshėn e tij Kajeta, duke e quajtur kėtė vend me emrin e saj - Gajetė (nė breg tė detit Tirren). V. 94-l02. as djali - As dashuria pėr djalin, nderimi pėr babain dhe as dashuria "pėr Penelopėn plot gėzim tė qetė" nuk mundėn ta pėrmbanin, pas kthimit nė atdhe nga Troja, qė tė nisej pėrsėri nė udhėtim. V. 104. ishullin sard - Ishullin e Sardenjės. V. 108. qė Herkuli - Sipas mitologjsė antike, nė tė dy anėt e ngushticės sė Gjilbralatarit Herkuli nguli dy shtylla si cak pėr lundėrtarėt. Kėto janė: Kepi Kalne (Gjilbraltari) nė bregun evropian dhe Kepi Abila nė bregun afrikan. V. 110. Sevilja - Qytet nė Spanjė, nė rrafshultėn e Guadalkivirit. V. 111. Seta - (tani Seuta) - Liman nė Kepin Abila. V. 117. qė prapa diellit - Hapėsira e pamatur dhe e mbuluar me det nė perėndim. V. 126. dhe rrugėn nisėm majtas ...- Duke ndjekur drejtimin nė jug-lindje tė Gjilbraltarit. V. 127-129. shoh natėn yjet plot shkėlqim - Uliksi tregon se sheh yjet e hemisferės jugore, ndėrsa ata tė hemisferės veriore ("ylli i polit tonė nė ujė u zhyt tė detit pa mbarim") nuk i sheh. Kjo do tė thotė se ai bashkė me shokėt kishin kaluar Ekuatorin. V. 130-131. Plot pesė herė botėn e ndriēon - Pesė herė u ndriēua hėna, pesė herė ajo lėshoi dritė mbi tokė. Domethėnė kanė kaluar pesė muaj qė nga fillimi i shtegtimit. V. 134. njė goxha mal - mali i Purgatorit. V. 142. siē desh Dikush - Siē desh Zoti, i cili ua ka ndaluar tė gjallėve qė t’i afrohen malit tė Purgatorit.


Copyright©1996 by Kurti Publishing

 Dante Aligieri

Komedia Hyjnore

FERRI

Shqipėroi: Ēezar Kurti

Kurti Publishing, New Jork 1996