KĖNGA E TRETĖ

 

"KĖTEJ TI SHKON NĖ NJĖ QYTET TĖ VUAJTUR,

KĖTEJ TI SHKON NĖ DHEMBJEN E PAMATĖ,

KĖTEJ TI SHKON TEK NJERĖZ KREJT TĖ SHUAJTUR;

U SHTY NGA DREJTĖSIA KRIJUESI I LARTĖ; 4

FUQIA HYJNORE DHE DREJTĖSIA E KULLUAR

MĖ STISĖN TOK ME DASHURINĖ E PARĖ;

VEĒ SĖ PĖRJETSHMES ASGJĖ S’QE KRIJUAR 7

PĖRPARA MEJE; UNĖ RROJ JETĖ E MOT;

KUSH HYN KĖTU MĖ S’KA PĖR TĖ SHPRESUAR!"

Ja fjalėt qė lexova nė njė portė 10

me bojė fare t’errėt sipėr shkruar.

I them: "Mėsues, kuptimin s’kapkam dot!"

Ma ktheu ai si njė njeri i zgjuar: 13

"Kėtu do lėnė prapa ēdo dyshim,

kėtu ēdo ligėsi do shpejt harruar.

Siē tė kam thėnė, tek ai vend do vijmė, 16

ku njerėz sheh qė dhembja aq i tret,

sa mendjen humbin e ēdo gjykim".

Pastaj mbi timen dorėn e pėshtet, 19

pėr tė mė dhėnė mua pak kurajė,

dhe qetėsisht mė fut nė botn’ e fshehtė.

Aq psherėtima, klithma, kujė e vaj 22

ushtonin nėn njė qiell pa yje-sterrė,

sa nė fillim ia nisa shpejt tė qajė.

Tė ndryshme gjuhė, tė folme tmerr, 25

plot fjalė dhembjesh, zemėrim i thellė,

pėrplasje duarsh tok me zė tė ējerrė

s’pushonin kurrė nėn tė fėlliqtin qiell. 28

Arrinte zallahia n’atė shkallė,

sa dukej rėrėn ngrinte lart pėshtjellė.

Prej frikės mendja vinte krejt vėrdallė, 31

prandaj i them: "Mėsues, ē’ėshtė ky tmerr?

Ē’mundim i ndrydh tė shkretėt vallė?".

Dhe ai mė tha: "Nė gjendje kaq tė mjerė 34

i kanė shpirtrat veē ata fatzinj

mirė as keq nuk bėnė as njė herė.

Me ta pėrzihen shpirtrat e kėqij 37

engjėjve qė s’qenė rebeluar,

por qė as besė s’patėn n’perėndinė.

Qiejt i dėbuan pėr tė mos u shėmtuar, 40

as ferr’ i thellė s’i pranoi kurrė,

shkak s’patėn djajt pėr t’i mėshiruar".

I them: "Mėsues, ē’ėshtė kjo torturė, 43

i mundon kaq fort sa derdhin lotė?"

M’u gjegj ai: "Dhe aq gjatė s’po e thur.

Kėta as vdekjen s’e kėrkojnė dot. 46

Pėr ta kjo jetė ėshtė aq e ligė,

sa luten pėr njė fat tjetėr krejt mė kot.

Nė botė s’lanė gjurmė qė s’u fik, 49

mėshirė s’meritojnė, as drejtėsi,

nuk po ta zgjas mė, por shiko dhe ik".

Tek po vėshtroja, shoh si me shpejtėsi 52

shkon si flamur njė duke u vėrtitur,

aq sa dhe vrapin si ta ndalė nuk di.

Njė mizėri vjen pas duke roitur, 55

sa kurrė s’do ta kisha pas besuar,

qė vdekja aq fatzinj tė kish goditur.

Pastaj, kur ca ndėr ta pata dalluar, 58

shpejt njoha unė hijen e atij

post tė madh prej frike pat lėshuar.

Shpejt e kuptova se ky me siguri 61

ish sekti i formuar nga tė dėnuarit,

qė s’i desh zoti, as armiqt’ e tij.

S’u bėnė gjallė kurrė tė mallkuarit, 64

prandaj, ashtu tė zhveshur pėr munxyrė,

i mbytnin miza e grerėza sė kafshuari.

U rridhte gjaku ēurk nėpėr fytyrė 67

thithej tok me lotėt i pėrzjerė

te kėmbėt nga ca krimba fort ndyrė.

Me qė mė la tė shoh njė copė herė, 70

ca njerėz bregut lumit pashė unė.

"Mėsues, lejomė, - i thashė atėherė, -

tė di se cilėt janė e ēfarė i shtyn 73

pėrtej me kaq nxitim pėr tė kaluar,

siē shoh nė dritėn qė aq dobėt hyn".

Dhe ai mė tha: "Shpejt ke pėr ta kuptuar, 76

kur ne t’i kemi ndalur hapat tanė

lumė t’Akerontit tė trishtuar".

I shpura sytė e turpshėm unė mėnjanė 79

prej frikės mos nga pyetjet u mėrzit

dhe heshta lumit sa i vajtėm pranė.

Njė varkė vjen drejt nesh, qė e vozit 82

njė plak i zbardhur pleqėrie sė thellė.

Bėrtet ai: " Mjerė ju me kėtė shpirt!

Mė mos shpresoni qė tė shihni qiell! 85

T’ju shpie erdha tek ai breg pėrballė,

qė akull ka dhe terr e zjarr veē vjell.

Dhe ti qė je kėtu, o shpirt i gjallė, 88

Shpejt ndahu nga kėta qė kanė vdekur!".

Kur pa se nuk po merrja vesh me fjalė,

"Kjo s’ėshtė rrugė a port ti pėr tė prekur 91

nė breg, - mė tha. - Kėtej s’ke pse kalon!

Gjej varkė tjetėr rrugėn pėr tė ndjekur!".

I thotė prijsi : " Mos u nxeh , Karon! 94

Kėshtu tė bėhet lart u pėrcaktua,

ku bėjnė ē’duan. Tjetėr kot kėrkon!".

Fytyra e kėrleshtė iu qetua 97

varkarit tė kėnetės sė lerosur,

sytė i kish me flakė e zjarr qarkuar.

Por shpirtrat, lakuriq e handakosur, 100

kėrcitėn dhembėt e ndėrruan ngjyrė

me fjalėt vrerė porsa i pat kanosur.

Mallkonin Zotin, prindėrit e tyre, 103

gjininė njerėzore, vend e farė,

dhe orėn qė i lindi pėr munxyrė

Pastaj u mblodhėn gjithė duke qarė 106

nė breg tė atij lumi tė mallkuar

qė pret kė s’ēan pėr Zotin kokėn fare.

Ky djall Karon, me sy tė flakėruar, 109

gjithė i grish, i mbledh duke bėrtitur,

me rremė e godet ēdo tė vonuar.

Sikur nė vjeshtė, vyshkur e venitur, 112

bie gjethi njė pėr njė dhe trung’ i tharė

sheh petkat dheut hapur e ronitur,

dhe e Adamit e mallkuara farė 115

njė e nga njė u ngjit nė breg aherė,

si zogjt qė ndjell nė kurth njė zog kėngėtar.

Ata u dyndėn nėpėr dallgėt sterrė 118

dhe, para se nė breg tė kishin zbritur,

u mblodh njė turmė tjetėr menjėherė.

"Im bir, - mė tha mėsuesi zemėrndritur, - 121

kėta qė Zoti s’pat me sy tė mirė

kėtu nga tėrė vendet kanė arritur.

Dhe s’e kalojnė lumin me pahir, 124

sepse hyjnorja drejtėsi i shtyn

frika shpejt t’u kthehet nė dėshirė.

Kėtu njė shpirt i mirė kurrė s’hyn, 127

prandaj nėse Karoni t’ėshtė akėrruar,

kupto kjo sjellje ku e ka arsyen".

Lėndin’ e errėt, ai me tė mbaruar, 130

nga dridhj’ e fortė befas qe tronditur.

Mė dirset balli duke e kujtuar!

Njė erė dheu e vaji pati ngritur 133

qė dritėn e pėrskuqi aqė shumė

sa ndjenjat shpejt m’i pat fashitur.

Dhe rashė siē bie njė qė vdiq pėr gjumė. 136

 

V. l-9. Mbishkrim mbi portat e Ferrit. Sipas doktrinės sė krishtere, Ferri u krijua nga Trinia e Shenjtė: Ati (fuqia hyjnore), Biri (Urtia e kulluar) dhe Shpirti i Shenjtė (Dashuria e parė). U krijua enkas pėr tė ndėshkuar Luciferin. Para tij s’qe krijuar asgjė veē sė pėrjetshmes (qiellit, tokės dhe engjėjve). V. 32. ē’ėshtė ky tmerr? - Poeti sheh midis portave tė Ferrit dhe brigjeve tė Akerontit njė hapėsirė tė mbushur me shpirtrat e atyre qė nuk bėnė as mirė as keq. Mu pėr kėtė arsye ata nuk meritojnė as tė dėnohen, as tė shkojnė nė Parajsė. V. 37. Me ta pėrzihen shpirtrat e kėqij - Janė shpirtrat e engjėjve qė s’u bashkuan as me Perėndinė, as me Luciferin, kur ky ngriti krye. V. 59. hijen e atij - Papa Ēelestin V qė u zgjodh nė kėtė post nė vitin l294, kur ishte 79 vjeē. Ai dha dorėheqje pas pesė muajsh i shtyrė nga kardinali Benedeto Kaetani, i cili e trashėgoi me emrin e Bonifacit VIII. Ky e futi Ēelestinin nė burg dhe e mbajti aty gjersa vdiq. V. 78. Akeronti - Nė botėn antike lum i pėrtejvarrit. Ai rrjedh edhe nė Ferrin e Dantes. Nė fillim ai quhet Akeront (gr. lumi i trishtimit) dhe pėshtjell rrethin e parė tė Ferrit. Pastaj zbret poshtė dhe formon kėnetėn e Stigjes (gr. i urryer), nė tė cilėn ndėshkohen zemėrakėt. Mė tutje ai kthehet nė Flegjeton (gr. pėrvėlues). Pasi pėrshkon me kėtė emėr pyllin e vetėvrasėsve dhe shkretirėn, ku bie shiu i zjarrtė, ai bie si njė katarakt plot zhurmė dhe derdhet nė thellėsi. Nė qendėr tė tokės ai kthehet nė liqenin e ngrirė tė Kocitit.V. 83. njė plak i zbardhur - Karonti, qė transportonte shpirtrat nė botėn antike tė pėrtejvarrit. Tė njėjtėn gjė bėn ai edhe nė ferrin e Dantes. V. 93. Gjej varkė tjetėr - Me qė Dante nuk ėshtė i dėnuar, Karonti mendon se ai duhet tė udhėtojė me njė varkė tjetėr, mė tė lehtė, qė i shpie shpirtėrat nė Purgator.


Background music: Debussy: La Mer.

 

Copyright©1996 by Kurti Publishing

Dante Aligieri

Komedia Hyjnore

FERRI

Shqipėroi: Ēezar Kurti

Kurti Publishing, New Jork 1996