KĖNGA E TRIDHJETENJĖTĖ

 

Kjo gjuhė qė mė nduku pak mė parė,

sa tė dy faqet m’i pat flakėruar,

pastaj po vetė i hodhi plagės bar.

Shkak dhembjesh nė fillim, siē kam dėgjuar, 4

hesht’ e Akilit ish dhe e tė jatit,

pastaj ish shkak ajo pėr fund tė gėzuar.

Kurrizin kthyem dhe iu qepėm shpatit 7

qė krejt luginėn e rrethonte qark,

por heshtja jonė tėrė rrugės zgjati.

Kėtu s’ish natė, ditė kaq mė pak, 10

dhe nė errėsirė nuk shihte syri im,

kur ja, dėgjoj njė bri ushton qė larg

dhe mė kumbon mė fort se njė gjėmim. 13

Kthej sytė. Krejt vėmendjen ma pėrpinte

ai vend, nga zėri dilte me buēimė.

Kur me ushtri i madhi Karl po vinte 16

nga lufta, ku pat humbur plot heronj,

kaq fort Rolandi bririt nuk i binte.

Andej vėshtrimin porsa e drejtoj, 19

njė sėrė shoh me kulla tė mėdha

dhe pyes: "Ē’ne ky qytet qė po vėshroj?"

"Ngaqė po end vėshtrimin, - prijsi tha, - 22

nga tepėr larg ti nėpėr errėsirė,

s’mund tė dallojė syri yt gjithēka.

Po tė afrohesh do tė shohėsh mirė 25

si shqisa tė gabon nė largėsi,

prandaj dhe pak afrohu nė rrėpirė".

Ma kapi dorėn gjithė ngrohtėsi 28

dhe tha: "Te vendi ne sa pa arritur,

ta dish, qė mos tė duket hiē ēudi,

jo kulla, por viganė ke soditur; 31

secili bel e lart nga pusi ngrihet,

pėrqark tė gjithė janė renditur".

Siē ndodh, kur mjegulla fillon tė shkrihet 34

dhe syri pak nga pak nis e dallon

atė qė pas tė shpeshtit ajėr fshihet,

kėshtu, ēdo hap drejt pusit qė na ēon 37

mes ajrit sterr dhe aq tė dendėsuar,

dyshimin heq dhe frikėn nis ma shton.

Siē ėshtė plot me pirgje i rrethuar 40

Monteregjioni tok me majn’ e tij,

tek gryka, pusin qė e ka qarkuar,

si pirgje ngrihen lart nėpėr ajri 43

vigant’ e frikshėm, qė me vetėtimė

Jovi i kėrcėnon edhe tani.

Ja njėrit ia dallova me vėshrim 46

fytyrėn, zverkun, bark e kraharor,

dy krahėt tė mbėshtetur mbi dy brinjė.

Sa mirė qė natyra hoqi dorė, 49

nuk bėri mė pėrbindsha tė kėtillė

dhe Marsin la pa ndihmėsit mizorė.

Kush ndjek si duhet t' arsyetimit fill, 52

balenė e fil tė bėj’ nė ka vazhduar,

urti asaj ia quan dhe jo njė trill.

Sepse me mendjen tė qenė bashkuar 55

dėshira pėr tė liga me fuqinė,

askush mė njerėzit s’kish pėr t’i shpėtuar.

Fytyrė e tij e gjatė trashėsinė 58

sa boēė e Shėn Pjetrit kish nė Romė,

po aq dhe kockat kishin madhėsinė.

Mbi grykė, qė dy kėmbėt i mbulon 61

si njė pėrparse, gjysma e trupit rrinte

dhe do tė duhej njė sa tre frizonė

qė gjer nė ballin lart tė mund t’arrinte: 64

nga beli ku manteli rri kopsitur

tridhjetė e ca pėllėmbė i gjatė vinte.

"Raphel may amech, - pat uluritur, - 67

izabi salmi", - kjo e ēmendur bishė,

uratė mė tė ėmbėl s’pati ditur.

Iu kthye prijsi: "Bjeri ti borisė, 70

shpirt i shkalluar, zemėrimin shfry,

inat a brengė nėse tė molis.

Kėrko nė qafė, rripin ke aty 73

lidh borinė, shpirt i turbulluar,

mbi gjoks atė e ke, por s’sheh me sy".

"Nebroti veten s’rri pa e treguar. 76

Ky pati faj, - mė thotė prijsi im, -

qė bota s’flet njė gjuhė tė njėsuar.

Tė shkojmė, i kotė ėshtė ēdo mundim, 79

siē nuk kupton njė tjetėr gjuhė ai,

dhe gjuhė e tij pėr ne nuk ka kuptim".

E zgjatim rrugėn pakėz ne tani 82

dhe kthejmė majtas; njė shigjetė larg,

njė tjetėr gjejmė dhe mė ogurzi.

Nuk di tė them se qysh u fut nė lak 85

dhe as nga kush; tė lidhur krahėt kishte,

njė prapa dhe tė djathtin para pak

me njė zinxhir, qė mu tek qafa niste 88

dhe duke u pėrdredhur pesė herė

mbi trupin lakuriq pėrposh zbriste.

"Desh forcat, ja, ky kryeneē, njė herė 91

me Jovin qė t’i maste, - thotė prijsi, -

dhe shih tani shpėrblimin qė po merr.

Efialt ka emrin. Luftėn ai e nisi 94

kur trembej nga viganėt ēdo hyjni.

Qė kur u mund ky krahėt mė s’lėvizi".

I them : "Do desha, po pat mundėsi, - 97

viganin e pėrbindshėm Briare

ta shihja unė pak me sytė e mi".

"Fort afėr ti gjigandin ke Ante, - 100

tha, - qė flet e bredh pėrqark i lirė.

Na zbret ai ku mėkati bėn fole.

E ke mė larg kė shihje me dėshirė, 103

si ky i lidhur ėshtė e i pranguar,

por nga fytyra vjen mė egėrsirė".

S’kam parė qė njė pirg aq i lartuar 106

nga njė tėrmet mė fort tė qe tronditur,

Efialti siē u drodh pėr t’u ēliruar.

I trembur, vdekjen isha duke pritur 109

dhe do tė kisha vdekur pėrnjimend,

zinxhirėt mos t’i kish ky tė pashqitur.

Sa u larguam pakėz nga ky vend, 112

Anteun shoh, qė, kokėn pėrjashtuar,

mbi pus nja pesė kute rri nė kėmbė.

"O ti qė nė luginėn e bekuar, 115

ku Shipioni korri aq lavdi,

kur Hanibalin pati shpartalluar,

pėrmbi luanėr bėre aq kėrdi! 118

Ti qė tok me vėllezėr po tė luftoje,

sikur besohet ende dhe tani,

lavdi pėr bijt’ e Tokės siguroje, 121

ku ngrin Kociti nga thėllim’ i honit,

pa t’ardhur ndot bėn mirė tė na ēoje.

Mos bėj t’i themi Ticit a Tifonit, 124

pėrkulu, pra, pa shtrembėruar turi,

ky mund t’ju japė atė qė ju lakmonit.

Nė botė prapė ky tė sjell lavdi: 127

i gjallė ėshtė e mjaft ka pėr tė rruar,

parė po s’u thirr me Hir tė Tij!".

Kėshtu mėsuesi tha, dhe pa vonuar 130

ai shtriu krahėt, kapi prijsin tim,

e di dhe Herkuli ai si pat shtrėnguar.

Virgjili, me tė ndjerė atė shtrėngim, 133

mė thotė mua: " Eja tė tė marr!" -

dhe njė u bėnė prijs’ e trupi im.

Si Garizenda nga pėrposh e parė 136

ngjan e pėrkulur, si tė dėshironte

njė re tė kapė qiellit duke ēarė,

kėshtu Anteu mua mė ngjasonte; 139

dhe rrugė tjetėr pata dėshiruar

kur pashė si nga unė po anonte.

Por butė tek ai pus na pat lėshuar 142

Lucifer e Judė ka gėlltitur.

Dhe i pėrkulur pak si pat qėndruar

si njė direk anijesh lart qe ngritur. 145

 

 

V. 4-6. Shkak dhembjesh - Akili kishte trashėguar nga i jati, Peleu, njė heshtė, plagėt e tė cilės mund tė shėroheshin vetėm duke i goditur pėrsėri me tė njėjtėn heshtė. V. l6-18. i madhi Karl - Nė kėngėn e vjetėr franceze "Kėnga e Rolandit" thuhet se kur Karli i Madh po kthehej nga fushata nė Spanjė, nipit tė tij Roland iu sulėn hordhitė saraēenase. Rolandi thirri pėr ndihmė dhe i ra kaq fort bririt sa iu ēanė damarėt nė temtha. V. 41. Monteregjioni - Kėshtjellė nė krahinėn e Sienės. V. 44-45. vigant’ e frikshėm - Sipas mitologjisė greke, viganėt (gjigantėt) u pėrpoqėn ta rrėzonin Jovin (Zeusin) nga froni dhe ky i shembi me rrufe. V. 46. Ja njėrit - Ky ėshtė Nembroti. Ai sundonte nė Senar dhe donte tė ndėrtonte njė kullė qė tė arrinte deri nė qiell. Kjo solli pėrzierjen e gjuhėve, qė nė fillim ishin njė, dhe njerėzit filluan tė mos e kuptojnė mė njėri-tjetrin. V. 57. sa boēė e Shėn Pjetrit - ėshtė fjala pėr boēėn e pishės tė derdhur nė bronz, e lartė afro katėr metra, qė u hoq nga mauzoleu i Adrianit dhe nė kohėn e Dantes qėndronte para katedrales sė Shėn Pjetrit. V. 63. frizonė - gjermanė ose fricė, qė banonin nė breguun e Detit tė Veriut. Ata konsideroheshin si njerėzit mė tė gjatė nė botė. V. 67. "Raphel may amech izabi salmi" - nuk ka qenė e mundur tė nxirret kuptimi i kėtyre fjalėve tė Nembrotit. V. 70. Bjeri ti borisė - Nė Ungjill Nembroti quhet gjuetar. Tingullin e bririt tė tij pat dėgjuar Dante kur po i afrohej pusit. V. 94. Efialti - Vigan qė bashkė me tė vėllanė Otin u pėrpoq ta pushtonte qiellin me sulm. V. 98. viganin e pėrbindshėm Briare - Ky vigan u godit me rrufe nga Zeusi. V. 113-121. gjiganti Ante - I biri i Posejdonit dhe i Gjeas. Ai banonte nė njė shpellė nė luginėn e Bagradit, afėr Zamės, ku mė vonė Shipioni pati mundur Hanibalin. Ai ushqehej me luanėt qė zinte. Prekja me tokėn-mėmė i jepte atij forca tė reja, por Herakliti e ngriti lart, duke e shkėputur nga toka, dhe e mbyti. V. 124. Tici - Vigan qė kishte fyer Latonėn dhe u vra nga rrufetė e Zeusit apo shigjetat e Apollonit dhe tė Dianės. Tifoni - gjigant qė deshi tė mundė Zeusin, por ky e sikterrisi nė botėn e nėndheshme, duke e mbuluar me malin e Etnės. Atje ai qėndron i lidhur dhe nxjerr vazhdimisht shtėllunga zjarri e flake. V. 136. Garizenda - Kullė e pjerrėt nė Bolonjė. Kur retė ecin nė drejtim tė kundėrt me kėndin e saj tė pjerrėt, atij qė sheh nga poshtė i duket sikur kulla po i bie pėrsipėr. V. 145. si njė direk anijesh lart qe ngritur - Direkėt e anijeve tė asaj kohe ishin tė lėvizshėm dhe ngriheshin lart kur anija nisej.


Copyright©1996 by Kurti Publishing

 Dante Aligieri

Komedia Hyjnore

FERRI

Shqipėroi: Ēezar Kurti

Kurti Publishing, New Jork 1996