
KĖNGA
E TRIDHJETETRETĖ
E
hoqi gojėn nga e tmerrshmja gjellė
dhe buzėt si i fshiu mirė e mirė
te lesht e kokės qė kish ndukur thellė,
ai tha: "Tė hapėsh rishmas ke dėshirė 4
nė zemėr plagėn qė jo mė ta tregoj,
por dhe ndermend ta sjell e kam vėshtirė.
Nėse me turp me fjalėt e mbuloj 7
tradhtarin qė aq fort e kam kafshuar,
me fjalė
e lot njėherėsh do tregoj.
Se di kush je dhe as si ke kaluar 10
pėr tė ardhur gjer kėtu, por si fiorentin
mė ngjan tek fole duke tė dėgjuar.
Ta dish se Konti qeshė Ugolin 13
dhe kryepeshkop Ruxheri ky pėrbri,
ta them tani pse bashkė ngjitur rrimė.
Qė ky njeri i mbrapėsht me tradhti 16
mė zuri rob, pastaj mė la tė vdes,
nevojė ska ta them, se ti e di.
Por qė asgjė pa ditur mos tė mbesė, 19
do tė tregoj si vdiqa prej kėtij,
qė tė kuptosh kush ish ky i pabesė.
Nga vrim e ngushtė nė atė qeli, 22
qė " e urisė " u quajt pėr shkakun
tim,
tė tjerė ku do tmbyllen pėrsėri,
plot hėna pata ndjekur nė shtegtim, 25
kur shoh njė ėndėrr qė mė pat tronditur
dhe nga e ardhmja vellon hoqi shqim.
Gjahtar nė ėndėrr ky mė qe fanitur, 28
njė ujk ndjek me kėlyshėt malit drejt
qė Lukėn slė Pizan pėr ta soditur.
Me
bushtra ish, tė shkathta, ligur krejt, 31
Gualandėt
dhe Sismondėt
tok me
Lanfrankėt qė vraponin shpejt.
Nga
vrapi qenė lodhur dhe nė hall 34
shoh bab
e bij, kur qentė e tėrbuar
u ngulin nije
dhėmbėt me dhemballė.
Pėrpara se tė zbardhte qeshė zgjuar, 37
dėgjoj nė gjumė si fėmijtė e mi
po qanin bukė duke mė kėrkuar.
Qėnke mizor nėse nuk qan tani 40
tek po dėgjon kjo zemėr ēparandillte,
dhe, nėse nuk qan, pėr ēfarė qake ti?
U zgjuan. Koha ish ushqim tė sillte 43
njė
gardian siē ish zakon pėrhera,
prej ėndrrės ne dyshimi po na grinte.
Befas dėgjoj si po gozhdohej dera 46
e kullės-tmerr. Nga djemt e mi vėshtrova;
ndėrsa njė fjalė gjuha sthosh e mjera!
Nuk qaja, thua se u gurėzova, 49
qanin ata. Anselmuēin tim:
"Baba, pse sheh kėshtu?" -tė thosh
dėgjova.
Spėrgjigjem,
por as shkrehem nė vajtim; 52
njė ditė
e natė ndenja gojėndryrė,
njė diell i ri sa doli plot shkėlqim.
Njė grimcė rreze kur nė burg pat hyrė, 55
fytyrėn time unė shpejt zbulova
tė katėr sa i pashė nė fytyrė.
Nga dhembja tė dy duart i kafshova. 58
Kujtuan ata se kisha unė uri,
u ngritėn dhe tė thoshin i dėgjova:
"Baba, mė lehtė e kemi nėse ti 61
ha mish nga ne; tė mjerėt trupa vetė
me mish i veshe, zhvishna pėrsėri".
Mė sdesha ti trishtoj dhe ndenjta qetė; 64
atė dhe ditėn tjetėr shapėm gojė.
Si sna pėrpiu toka, vaj-medet!
Kur ditė e katėrt nisi tė zbardhojė, 67
tek kėmbėt Gado erdhi mu platit,
"Pse smė ndihmon, baba?" - tha dhe
mbaroi.
Si mua ti tani po mė sodit, 70
tė tre i pashė ata sesi u shtrinė
nė mes tė pestės dhe tė gjashtės ditė.
I verbėr, i kėrkoja me tahmin. 73
Tė vdekurve u thirra nja dy ditė,
pastaj se mposhti dhembja dot urinė!".
Kėto si thotė, sytė i ēakarrit, 76
mbėrthen tė shkretėn kafkė pėrsėri,
nė kockė si njė qen me dhėmbė ia ngjit.
O Pizė, turp i madh pėr ēdo njeri, 79
nė vend tė bukur"si" - ja ku
ushton,
nga fqinjėt deri sa sndėshkohesh ti,
Kapraja ardhtė bashkė me Gorgonė 82
me digė grykėn Arnos pėr tia zėnė,
qė gjallė mos tė mbesė asnjė person!
Pėr Ugolinin po tė jetė thėnė 85
se me tradhti
kėshtjellat pat dorėzuar,
nė kryq tė
bijtė sduhej tishin vėnė.
O Tebė e re, pa faj i ke dėnuar 88
Brigadėn bashkė me Uguēionin
dhe dy tė tjerėt lart qė kam pėrshkruar.
Mė tutje shkuam, ku po fėrgėllonin 91
plot njerėz krejt nė akull tė mbėrthyer,
sua shihja sytė, se pėrmbys qėndronin.
Nga vaji lotėt mbesnin pa shpėrthyer 94
e dhembja qė nga sytė sdelte dot,
nė ankth shndėrrohej brenda duk u kthyer.
Se ngrijnė akull shpejt tė parėt lotė, 97
qė bėhen si mburojė kristalore
dhe gropat nėn qerpikė i mbushin plot.
Dhe pse mu duk se ngrica fort mizore 100
me sy, me veshė kaq mi kish platitur,
sa mpiu krejt ndijimet njerėzore,
njė erė ndieva lart duke u ngritur 103
dhe them: "Mėsues, kush ajrin e lėvizi?
Kėtu
ēdo avull sqėnka i fashitur?".
"Do
tė arrish shpejt, - mė pėrgjigjet prijsi, 106
atje ku
tė tregojnė sytė vetė
cili qe
shkaku qė kjo erė nisi".
Nga turm e ngrirė njėri na thėrret: 109
"O ju shpirtliq, qė poshtė ju paskan
shtyrė
dhe zgėq i fundit ja tek po ju pret,
ma hiqni perden shpejt nga kjo fytyrė, 112
qė para se thėllimi tė mi ngrijė
me lot tė
zemrės dhembjen ta kem shfryrė!".
"Nė
do tė tė ndihmoj, - i thashė atij, 115
mė thuaj
kush je dhe po stė ēlirova,
ky akull shpirtin le tė ma pėrpijė!".
"Frat Alberiku jam, - tek thosh dėgjova,
- 118
i frutave tė veprės sė shėmtuar,
kėtu me hurma fikun e ndėrrova!".
I
them: "Kur paske vdekur, mor i shuar?". 121
Ai mu pėrgjigj: "Si ėshtė trupi im
nė botėn lart nuk di pėr tė treguar.
Kjo Tolome e ka njė pėrfitim, 124
kėtu pėrposh shpeshherė shpirti bie
pa hyrė Atropos ende nė veprim.
Ta dish, qė mė me qejf, - mė tha kjo hije, -
127
ti tė mi heqėsh lotėt si kristal,
se shpirti me tiu
futur njė tradhtie,
siē bėra unė, i
hyn nė trup njė djall, 130
qė rri atje si
zot duke sunduar
gjersa vjen koha
shpirti pėr tė dalė.
Nė ferr, ndėrkaq, ky shpirt ka pėrfunduar.
133
Mė duket trupin lart e ka akoma
kjo hija pranė
nė akull e ngujuar.
E njeh, se lart i pat ushtuar jehona, 136
ser Branka dOria ėshtė e ka plot vjet
qė ėshė mbyllur tok me hijet tona".
"Sbesoj, - i them, - tė jetė e vėrtetė,
139
se Branka dOria vishet, fle, ha, pi
dhe ėshtė mirė e bukur me shėndet".
"Te kthetrafletėt, - tha, - nė lug tė
zi, 142
ku djeg katrani aq i pėrvėluar,
pa ardhur Mikel Zanko, vjehrri i tij,
njė djalli trupin ky ia pat lėshuar 145
tok me njė kushėri po aq gjaksor,
qė pati gisht nė veprėn e shėmtuar.
Tani ma shtrij atė tė shkretėn dorė 148
dhe hapmi
sytė". Por sia heq aspak,
nuk ka miqėsi me njė mizor!
O gjenovezė, qė i keni mu nė gjak 151
dhe veset dhe ēdo tjetėr poshtėrsi,
tė zhdukeni me rrėnjė e keni hak,
se tok me Romanjolin mė tė zi 154
e gjeta njė prej jush, qė poshtė u kall,
ku ngrica e Kocitit bėn kėrdi,
kur trupin ka nė botė akoma gjallė! 157
![]()
V. 13-14. Konti qeshė Ugolin -
Ugolino dela Gerardeska, konti Donoratiko, i cili ishte nė krye tė Republikės
sė Pizės. Nė vitin 1285 e ndau pushtetin me tė nipin, Nino
Viskontin, por shpejt midis tyre ndodhi njė pėrēarje, qė e shfrytėzuan armiqtė
me nė krye kryepeshkopin Ruxheri deli Ubaldini. Nėn maskėn e miqėsisė me
Ugolinon ky filloi intrigat kundėr tė dyve. Nė vitin
l288 ky e detyroi Ninon tė largohet nga Piza, ndėrsa
kundėr Ugolinos ngriti popullin nė kryengritje, duke e akuzuar pėr tradhti
shte-tėrore. Ugolinon sė bashku me dy djem dhe dy
nipėr e mbyllėn nė njė kullė, ku e lanė tė vdiste urie (nė maj tė vitit l289). V.
25. plot hėna - Patėn kaluar disa
muaj. V. 28. nė ėndėrr - Ugolino
sheh nė ėndėrr Ruxherin si gjahtar, duke ndjekur njė ujk (Ugolinon) me kėlyshė
(djemtė dhe nipėrit). V. 30. qė Lukėn
- Ky mal nuk i lė banorėt e Pizės qė tė shohin Lukėn. V. 31. Me bushtra ish - Me pizanė. V. 32. Gualandėt, Sismondėt dhe Lanfrankėt - Pėrkrahės tė peshkop
Ruxherit. V. 39. dėgjoj nė
gjumė - Kont Ugolini ishte burgosur me dy djemtė e tij tė vegjėl (Gadon dhe
Uguēonin) dhe dy nipėrit (Ninon, qė e thėrrisnin Brigata, dhe Anselmuēon),
djemtė e djalit tė tij tė madh Guelfos. V. 45. prej
ėndrrės - Tė gjithė ishin tė shqetėsuar pėr ėndrrėn qė kishin parė. V.
80. nė vend tė bukur "si" - ja
ku jehon - nė vendin ku shqiptohet fjala italishte "si"
("po"), qė Dante e vė nė bazė tė klasifikimit tė gjuhėve romane. V.
82-83. Kapraja dhe Gorgona janė ishuj nė detin Tirren, ku derdhet lumi
Copyright©1996
by Kurti Publishing
Dante Aligieri
Komedia Hyjnore
FERRI

Shqipėroi: Ēezar Kurti
Kurti Publishing, New Jork 1996