
KĖNGA
E TRIDHJETEKATĖRT
"Vexila
regis prodeunt inferni
drejt
nesh, prandaj shih mos e dallon, -
tha
prijsi, - sytė andej nga terri shtjeri!".
Si njė mulli qė era rrotullon, 4
kur mjegulla pėrhapet anembanė
o nata bie nė hemisferin tonė,
kėshtu mė ngjan nga larg ai katallan. 7
U struka shpejt, nga era i shtrėnguar,
pas
prijsit. Shpellė tjetėr skisha pranė.
Dhe
sosa (dridhet dora duke shkruar!) 10
atje, ku
porsi kunjat nė njė xham
nė akull
shpirtrat janė tė ngujuar:
disa tė
shtrirė e plot nė kėmbė janė, 13
me kokė
njė, me kėmbė tjetri ngulur,
njėri si
hark mes kėmbėsh kokėn mban.
Kur u afruam, tė heshtur e kokulur, 16
tė mė tregonte prijsi kish dėshirė
krijesėn qė pat qėnė aq e bukur.
Mė doli para prijsi im i mirė, 19
mė ndali dhe "Ja Dite, - po mė thotė,-
i fortė bėhu te kjo humbėtirė!".
Lexues, mos pyet se sta pėrshkruaj dot 22
si ngriva krejt dhe si u pata mekur,
ta them me fjalė ėshtė krejt e kotė!
Nuk isha i gjallė, sisha as i vdekur. 25
Nė
paē pak fantazi kuptoje vetė:
hem kisha
shpirt, hem shpirt nuk mė
Mbi akull del nga gjoksi e pėrpjetė 28
sunduesi i tė zezės mbretėri.
Mė fort vigan ngjaja unė i vėrtetė,
sesa viganėt me njė krah tė tij. 31
Nga pjesė e sipėrme duke e gjykuar,
sa ish i tėri e kupton tani.
Nė qe i bukur sa ēishte i shėmtuar 34
dhe kundėr Zotit krye pati ngritur,
vėrtet ky ēdo tė keqe pat shkaktuar.
Dhe, oh, sa thellė mė pat tronditur, 37
kur tri fytyra pashė sipėr tij!
E para njė e kuqe ish renditur,
mbi supe dy tė tjerat pėrkarshi. 40
Ēdonjėra nė njė shpatull rrėnjėt hedh,
nė zverk tė trija ngjiten pėrsėri.
E djathta sish e bardhė e as e verdhė, 43
e majta ngjante me ata banorė
qė rrojnė Nili ku luginės rrjedh.
Ēdonjėra kish dy krahė madhėshtorė, 46
kėtij lloj shpendi veē ato i shkonin.
Ska varkė vel si ky qė tė pėrdorė.
Si krahė lakuriqi pėrngjasonin, 49
pa pupla qenė e duke u vėrtitur
nė terr tri erėra ato pėrftonin.
Skaj nė Kocit slė ngrica pa arritur. 52
Tri palė sy kish, lotėt ku kullonin,
me jargė e gjak tri mjekra jargavitur.
Me dhėmbė tri gojėt po kafshonin 55
nga njė qyqar dhe si kopan goditnin,
sikur tė trija vetėm njė mundonin.
Shpirtin pėrpara dhėmbėt nuk lemeritnin 58
aq fort sa
thonjt e tij qė pa mėshirė
lėkurėn mbi kurrriz
krejt po ia shqitnin.
"Ai lart, qė dhe mė tepėr heq picir, 61
ėshtė Juda
Iskariot, - tha prijsi im, -
mban kokėn
brenda, kėmbėt jashtė i prir.
Ndėr dy ata qė kokėvarur rrinė, 64
shih Brutin
pezull nė surrat tė zi,
fort pėrpėlitet,
por nuk pipėtin.
Ai tjetri ėshtė Kasi trupselvi. 67
Tė shkojmė duhet, ja dhe nata ra,
e pe ēdo gjė
qė patėm mundėsi!".
Pėr qafe unė e kapa, siē mė tha, 70
dhe ēastin e volitshėm duke pritur,
tė hapur krahėt ai porsa i pa,
nė trupin
tėrė lesh me duart ngjitur, 73
nga njėra
bashkė nė njė tjetėr zbriti,
mes
akulli e qimesh duke shkitur.
Me
zor tė madh tek vithet kur arriti, 76
ku kofshė
e kėllqe rrinė tok mbėrthyer,
nga ankthi lodhur, poshtė ai nuk zbriti,
por nga kish kokėn kėmbėt duke kthyer, 79
u kap pas qimesh si tė ngjitej prapė.
Medet, mendoj, po kthej nė ferr turryer!
"Ti te kjo shkallė me kujdes u kap, 82
i lodhur prijsi tha duke gulēuar, -
kjo rrugėn e shpėtimit ne na hap"
Njė vrimė shkėmbi pasi pat pėrshkuar, 85
mbi njė bregore mua mė pat ngjitur,
pastaj me
hap tė lehtė qe afruar.
E ngrita kokėn lart dhe pata pritur 88
tė shihja Luciferrin siē e lashė,
por kėmbėt ky pėrpjetė i kishte ngritur.
Ata qė janė njerėz fort tė trashė 91
tronditjen
time smarrin dot me mend,
kur spanė
shtegun-tmerr nga ku i rashė.
"Pa
ngrihu, - thotė prijsi, - shpejt nė kėmbė: 94
tri orė
dielli ka qė ėshtė ngritur,
e gjatė ėshtė rruga dhe e rėndė".
Nuk ishim nė pallat duke shėtitur, 97
por ecnim nė njė guvė natyrore,
qė sish e sheshtė dhe aspak e ndritur.
"Pa ikur nga kjo shpellė kaq mizore, 100
mėsues, -
i them porsa drejtova shtat, -
nga njė
gabim ēliromė dorėpėrdore.
Ku ėshtė akulli? Me kėmbėt lart 103
pse ėshtė
Luciferi? Pse kaq shpejt
nė ditė dielli
ktheu tė zezėn natė?".
Dhe ai mė tha: "Kujton me tė padrejtė
106
se je tej qendrės, ku pėr leshi krimbin zura,
qė botėn mespėrmes e shponte krejt.
Kur zbritėm poshtė, atje vėrtet tė shpura,
109
por ktheva dhe nė pikėn mė qėndrore,
qė thith tė rėndat pesha, ty tė prura.
Tani ke sipėr kupėn ti qiellore, 112
tė kundėrt me atė qė ka mbuluar
tė thatėn tokė porsi njė kulmore,
ku Ai u vra, qė spati mėkatuar: 115
tek sheshi i vockėl, ku tani shėtit,
anėn e prapme ka Judekė e shuar.
Kėtu bėn natė kur atje bėn ditė. 118
Ky qė me lesht e tij na ngjiti lart,
qė nė fillim u ngul nė terr pa dritė.
Dikur ai ra nga qielli i pamatė, 121
por toka, qė kėtu pat lulėzuar,
nė hemisferin tonė u tulat
pasi me det nga frika qe mbuluar, 124
pastaj u ngjit lart nga kjo zbrazėtirė
prej tij ndoshta veē pėr tė shpėtuar".
Njė vend larg Belzebulit ka tė nxirė, 127
qė zgjat sa varrin ky e ka ndėrtuar,
se sheh
me sy, por ndien nė hapėsirė
njė
zhurmė lumi duke gurgulluar. 130
Ky, si
pėrshkon njė shkėmb prej tij tė ēarė,
teposhtė
varet duke gjarpėruar.
Kėtej
me prijsin shtegun patėm marrė 133
nė botėn
pėr tė dalė plot me dritė
dhe, pėr tu ēlodhur mendjen pa e vrarė,
lart hipėm ne. I pari ai u ngjit. 136
Nėpėr njė vrimė pashė i mrekulluar
qiellin e bukur bashkė me stolitė:
dhe dolėm yjet lart pėr tė kundruar. 139

F u n d
![]()
V. 1. Vexila
regis prodeunt inferni - Fjalėve latinisht tė
himnit kishtar ("
Copyright©1996
by Kurti Publishing
Dante Aligieri
Komedia Hyjnore
FERRI

Shqipėroi: Ēezar Kurti
Kurti Publishing, New Jork 1996