Nostradamus

 

CENTURIONI I — QINDSHJA E PARĖ

 

I, 1

Nė studio ulur natėn nė fshehtėsi,

Veē mbi trekėmbėsh bronxi e vendosur,

Gėzim sjell flak' e zbehtė nė vetmi

Pėr kė besimin paska tė pasosur.

 

I, 2

Me ujė krahė e kėmbė ai spėrkat,

Midis trekėmbėshit purtekėn mban

Dhe ndien njė zė e dridhje nėpėr shtat:

Shkėlqim qiellor! Ja, Zoti qenka pranė.

 

I, 3

Shtrėngata fronet kur tė shembė pėrdhe,

Me guna fytyrat kur tė mbulojnė,

Tė rinjė trazojnė Republikn' e Re,

Tė kuq e t'bardhė keq do tė sundojnė.

 

I, 4

Njė mbret tė ri do lindė Universi,

Por s'i gėzon ky gjatė as paqe as jetė,

Atėherė barkė e Papės do tė tresi

Dhe nis pėr tė e madhja tatėpjetė.

 

I, 5

I zbojnė pėr tė bėrė luftė tė gjatė,

Mė keq nė fushė ata do ta pėsojnė,

Do tė pėrleshen fort qytet me fshat,

Karkas, Narbonne zemrat do provojnė.

 

I, 6

Ravenės ka pėr t'i dalė njė sy,

Te kėmbėt krahėt ... kur t'i kenė rėnė:

Ligjvėnės do tė kenė nga Bressa dy

Turin, Vercel, qė Franca poshtė i vė.

 

I, 7

Arriti vonė, u bė ekzekutimi.

Kanė erėn kundėr, letrat rrugės ziren,

XIV tė njė sekti lidh pėrbetimi,

Ata pėr veprėn nga Rousseau-i nxiten.

 

I, 8

Qytet diellor, sa herė u pushtoke!

Ligjet e kota dhe barbare shemben.

E keqja po t'afron. Haraē pagoke.

I madhi Adėr gjak tė hedh nė rremba.

 

I, 10

Njė gjarpėr fusin nė kafazn' e hekurt,

Ku shtatė bijė mbreti janė ngujosur.

Nga Ferri ngrihen tė part' e vjetėr

Dhe klithin, barkun kur shohin tė firosur.

 

I, 11

Ndjesi e zemėr, kėmbė tok me duar

Pajtojnė Napol, Lion, Sicili.

Tallaz, shpat' e zjarr pėr romakt' e nderuar.

Qė vriten pse tru s'paska njė njeri.

 

I, 12

Pėr njė harbut dėgjohen fjalė shpejt,

Nga balta lart me poshtėrsi i ngritur

Pas pak, dredhak dhe i pabesė krejt,

Veronėn paska pėr tė qeverisur.

 

I, 13

Urrejtje e madhe t'arratisurit nxit

Tė thurin kundėr Mbretit njė komplot:

Dėrgojnė fshehtas pranė tij plot armiq,

Ithtart' e tij pėr vete s'i bėjnė dot.

 

I, 14

Nga skllevėrit valle, kėngė e lutje vijnė,

Kur Princėr e Zotėr i mbajnė burgosur.

Nė tė ardhmen, ca idiotė qė asgjė nuk dijnė,

I quajnė lutje pėr qielln' e pasosur.

 

I, 15

Me luftė Marsi po na kėrcėnohet,

Shtatėdhjetė herė ai bėn tė derdhet gjak,

Lart ngrihet Kleri e prapė shkatėrrohet

Mė shumė nga njerėz qė s'dėgjojnė aspak.

 

I, 16

Njė kosė nė liqen afėr Shigjetarit,

Kur ėshtė ai nė kulmin e trazimit.

Uri, tmerr e vdekje nga dorė ushtari,

Shekulli i afrohet rinovimit.

 

I, 17

Dyzet vjet nuk do tė shfaqet Dylberi,

Pastaj ēdo ditė del pėr dyzet vjet.

Do t'jetė tharė e rreshkur gjithė dheri,

Pėrmbytje t'madhe kur tė dalė do t'ketė.

 

I, 18

Nga grindjet e moskokėēarja galike

Njė shteg i lirė I lihet Muhametit:

Porti Phocen plot vela e kaike,

Sjena nė gjak, nė tokė e buzė detit.

 

I, 20

Tur, Reims, Nantė, Blua, Anxher, Orlean -

Pėson ndryshim tė beftė ēdo qytet:

Ēadra ngrenė ata qė gjuhė tjetėr kanė,

Pėrrenjtė e Renit tundin tokė e det.

 

I, 21

Argjil i bardhė nėn dhe ushqen shkėmbinjtė.

Kur bardh si qumėsht dalin nga abiset,

Guxim t'i prekin s'kanė derėzinjtė,

Qė s'dinė se Dheu prej argjili ngjizet.

 

I, 22

Njė send qė rron dhe s'ka kuptim pėr ne,

Pėr vete vdekjen sjell me dorn'e tij.

Autun, Shalan, dy Sčnat dhe Langrč

Pėsojnė dėm kur breshėr bie e shi.

 

I, 23

Nė muajn' e tretė, sapo tė lind dielli,

Ariun ndesh Leopardi nė dyluftim.

Leopard'i lodhur sytė ngre nga qielli:

Rreth diellit shqipen sheh nė fluturim.

 

I, 24

Njė mendimtar dėnohet nė qytet,

Njė shpez i blatohet Perėndisė.

Fiton ai dhe i fal robėrit e vet.

Kremonė e Mantovė vuajnė prej zisė.

 

I, 25

Njė send i humbur per aq shekuj gjendet,

Njė prift nderohet si t'ish gjysmėzot,

Nė ciklin e madh kur Hėna tė endet,

Ai nderin humb nga gojė qė s'mbyllen dot.

 

I, 26

Tė madhin shemb rrufeja nė mesditė.

Ai qė sjell lutjen parasheh prap' zinė:

Prap' shembje natėn, sherr i madh trondit

Londėr e Rejms, murtaja - Etrurinė.

 

I, 27

Nėn vargmalin Gujen, nėn qiell tė ndritur,

Jo fort lart njė thesar rri i mbuluar

Vdes njė nė sy nga susta i goditur,

Prej shekujsh, kur e gjejnė, tė grumbulluar.

 

I, 28

Ka frikė kulla Buk dyndjen barbare,

Anijet perėndimore shumė mė vonė.

Kafshė, njerėz tok me plaēka shuhen fare,

Pėr vdekje me Peshoren Kau lufton.

 

I, 30

Anij' e huaj prej shtrengatės nė det

Nė njė port tė panjohur vjen ndalon.

Degėt e palmės tunden lart vėrtet,

Por vdekje ka. Kėshilla fort vonon.

 

I, 31

Edhe pas vdekjes sė mbretit Kastalon,

Vazhdon shumė vite lufta nė Gali.

Fitore e dyshimtė tre kurorėzon,

Gjel, shqipe, luan, diell e hėnė - nė shtėpi.

 

I, 32

Perandori' e madhe shpejt kėmbehet

Me njė tė vogėl qė do tė zhvillohet shpejt.

Kėtu njė vend i vogėl do tė kthehet

Nė qendrėn e njė skeptri tė ri krejt.

 

I, 33

Tek urė e madhe, nė njė fushė tė gjerė,

Me trupa mbreti, Luan i Madh disfatė

Befas shkakton pėr njė qytet tė mjerė,

Qė shpejt nga frika portat hap kanatė.

 

I, 34

Njė orl ngrihet majtas fluturim

Nė luftė francezeve gati t'u bashkohet.

Pėr ca i mirė, ngjall pėr ca dyshim,

Ogur i mirė nga pal' e dobėt ēmohet.

 

I, 35 ii

Tė vjetrin do ta mposhtė luani i ri

Nė fushėbetejė nė njė dyluftim,

Nė njė kafaz ari sytė nxjerr ai,

Njė sy, pastaj tė dy, dhe vdes plot mundim.

 

I, 36

Monarku tepėr vonė do tė pendohet,

Me vdekje pse s'dėnoi ēdo kundėrshtar.

Shpejt me tė tjera gjera do tė pajtohet,

Qė mbysin krejt nė gjak ēdo trashėgimtar.

 

I, 37

Porsa qė dielli tė perėndojė,

Lufta fillon. Nje komb i madh pėrpėlitet.

Pushtohet porti i madh e s'cel me gojė.

Urė e varr nė dy vende qė nuk njihen.

 

I. 38

Diell e Shqipe shohin fitimtarėt,

Pėr kė u mund pėrgjigje bosh premtojnė.

As bri, as thirrje s'ķ ndalin dot ushtarėt,

Liri e paqķ me gjak pastaj fitojnė.

 

I, 40

Njė shtjellė e ēmendur, fallso dhe e shtirė

Bėn qė Bizanti ligjet t'i ndryshojė.

Dikush edikt nxjerr nga Egjipt'i lirė

Paratė edhe kėmbimet do t'i zhvlerėsojė.

 

I, 41

Sulm natėn mbi qytetin e rrethuar.

Shpėtojnė pak, nė det betejė tjetėr.

I biri kthehet - nėnė e lumturuar.

Nė pliko ka ca helm, si dhe njė letėr.

 

I, 42

Kalendė e dhjetė e Prillit, stil Gotik.

Disa tė liq sėrishm do ta ringjallin.

Shuhet njė zjarr, ca njerėz diabolikė

Varrn' e Pselinit kėrkojnė dhe Djallin.

 

I, 43

Shpejt do tė bėhen flire pėrsėri,

Kush kundėrshton, ai vdes si njė martir:

As murgj s'do tė ketė e as priftėrinjė,

Se dylli mjalti do tė jetė mė lirė.

 

I, 44

Qė pa ndryshuar njė Perandori,

Njė mrekulli vėrtet kanė pėr tė parė,

Lėviz njė fushė, njė shtyll porfiri tė zi

Si shkemb me neje krejt ka pėr tė ngjarė.

 

I, 45

I par' i sektit vuan pse akuzohet,

Nė teatėr skenėn gati bėn njė bishė,

Prej sė kaluarės autori frymėzohet,

Nga sektet bota vuan e ndahet dysh.

 

I, 46

Nė Oks, Laktur dhe Mirand, krejt pranė,

Nga qielli shi i zjarrtė bie tri netė,

Diēka si mrekulli e mirė ngjan,

Pas pak nė tokė do tė ketė tėrmet.

 

I, 47

Nė Liqenin Leman bėjnė kot betime,

Porsi njė ditė javėt shpejt kalojnė,

Kalojnė muaj, vite, veē dėshtime,

Zyrtarėt ligjet bosh rrinė e fajėsojnė.

 

I, 48

Sundimin Hėna zgjat dhe njėzet vjet,

Prapė 7 mijė vjet njė tjetėr monarki,

Kur Diell' i lodhur prapė vjen nė pushtet,

Aherė mė pėrmbushet kjo profeci.

 

I, 50

Ka pėr tė lindur nga trinia ujore

Njeriu qė tė Enjten shpall si festė,

Pushtet, lavdi e forcė i rriten prore,

Pėr Lindjen veē telash nė tokė e det.

 

I,51

Kryetar i Aresit, Jovit e Saturnit,

O Zot i madh, ē'tė jetė ky ndryshim?

Kthen kohė e lig kur shekullit i vjen fundi,

Nė Itali e Francė pėshtjellim.

 

I, 52

Dy tė kėqia lidhen me Agrepin:

Njė zot i madh nė dhomė brėnda vrarė,

Nuk i ka Kisha punėt mirė me mbretin,

Nė Evropė tė ulėt dhe Veriun mbarė.

 

I, 53

Ajme, njė komb i madh nė stėrrmundim,

Tė shėnjtat ligje shkelen krejt me kėmbė,

Krishterėt tjatėr ligj mban nėn sundim,

Minierė e re kur jep plot ar, argjend.

 

I, 54

Tė liqtė kosarė dy revolta ndezin,

Mbretėri e shekull duke i ndryshuar.

Por shenja lėvizėse kthen e zė mesin,

Palėt njėlloj duke favorizuar.

 

I, 55

Me Babilonin klimė e kundėrt krejt,

Atje ka pėr t'u derdhur gjaku lumė.

Nė tokė, ajėr, det - Qiell i padrejtė,

Uri, murtajė, sekte, mbretėr - llumė.

 

I, 56

Ndryshim i madh ndodh herėt apo vonė,

Kudo hakmarrje, tmerr e lemeri.

Kur Hėnėn engjėlli i saj drejton,

Nė drejtpeshim shkon Dielli pėrsėri.

 

I, 57

Botėn njė sherr i madh ka pėr ta shqyer,

Drejt qiellit kokė Ujdi e prishur ngre,

Noton nė gjak njė gojė gjakpėrlyer,

Fytyra qumėsht-mjaltė krejt pėrdhe.

 

I, 58

Njė me dy kokė del nga bark'i ēarė,

Ka katėr duar dhe rron vec disa vjet.

Bėjnė Turin, Fessan si nė Ferrarė,

Kur Alkiloi kremton festėn e vet.

 

I, 60

Njė Perandor lind afėr Italisė,

Fort shtrenjtė Perandorisė ai i kushton:

"Ngjan si kasap dhe jo si Princ i fisėm"-

Kur midis miqsh ta shohin do t'i thonė.

 

I, 61

O Republikė e mjerė, e pafat,

Nga sundimtarėt e rinjė prapė e shkretuar.

Shpejt prishet ēdo marrėveshje e kontratė

Me helm dėbimi, ligėsisht gatuar.

 

I, 62

Ajme, sa dėm i madh u bėhet letrave.

Kur Hėna ciklin tė ketė pėrfunduar:

Rrėnim i madh nga padija e skeptrave,

Qė duhen shekuj pėr ta rregulluar.

 

I, 63

Nga sėmundjet bota do tė pakėsohet,

Pastaj sundon kudo njė paq’e gjatė:

Lirisht nė qiell, tokė e det udhėtohet,

Gjersa njė luftė e re tė nisė prapė.

 

I, 64

Mendojnė se natėn kanė parė diellin,

Njė derr kur tė shikojnė gjysmė njeri,

Poterė e klithma, lufta zė tėrė qiellin,

Dėgjojnė tė flasin bishat si lubi.

 

I, 65

Fėmijė pa duar, shkreptima e rrufe,

Njė fėmijė mbreti vritet duke lozur,

Shkreptin mbi pus e bėhet dritė mbi dhe,

Tre njerėz pranė e pranė tė prangosur.

 

I, 66

Ai qė pastaj tė rejat do tė sjellė,

S’ka pėr tė rrojtur njė kohė aq tė gjatė,

Viviens, Taurnon, Montferrad dhe Pradel

Do vuajnė shumė nga breshėri me shtrėngatė.

 

I, 67

Uri e madhe ndjej se po afrohet,

Shkon e vjen, por pastaj sundon kudo:

Aq shumė zgjat, sa ēdo gjė shaktėrrohet,

Gji s’ka pėr foshnjat, rrėnjė ha kushdo.

 

I, 68

C’torturė, frikė, tmerr e lemeri

Pėsojnė mė kot tre njerėz krejt pa faj,

Paditen pėr helmim dhe tradhėti,

Xhelatė tė dehur kallin tmerr e vaj.

 

I, 70

Uri, luftė e shi pa rreshtur nė Persi.

Besim' i tepėrt merr mė qafė mbretin.

Kėtu mbaron ēka nisi nė Gali,

Njė shėnjė pėr atė qė di sekretin.

 

I, 71

Kalanė nė det tri herė e marrin rradhaz

Spanjollė, Ligurė me hordhi barbare,

Pizanėt zenė Marsejė, Aiks dhe Arl,

Grabisin torinezėt, venė zjarre.

 

I, 72

Banorėt e Marsejės shpartalluar,

Perndjekur, ikin deri nė Lion,

Tuluzė, Narbone nga Bordņ tėrbuar,

Robėrit e vrarė arrijnė njė milion.

 

I, 73

Nga katėr anėt Francėn e sulmojnė,

Tunis, Algjer tė nxitur prej persianėve:

Leon, Sevilje, Barcelonė s'fitojne,

Mbetur pa flotė pėr shkak te venecianėve.

 

I, 74

Enden Epirit pasi bėjnė pushim,

Drejt Antiokisė ndihmė e madhe niset,

Lufton njė mbret leshdredhur me terbim,

Nje mjekėrbronx nė hell e venė tė piqet.

 

I, 75

Tiran’i Sjenės e pushton Savonėn,

Fortesėn zė, anijet i pengon,

Tė dy ushtritė me flamur Ankonėn

Njė komandant me frikė i kontrollon.

 

I, 76

Me emėr tė frikshėm do tė thėrritet,

Tri motra marrin emrin bash nga fati:

Prej tij njė popull i madh udhėhiqet,

Si ai aq nam e zė askush nuk pati.

 

I, 77

Diku njė kep midis dy detrash rri,

Dikush shpejt vdes nga nje kafshim i kalit:

Shpalos Neptun' i tij njė vel te zi,

Nga Kapri flota vjen drejt Rosheval-it.

 

78

Prijėsi plak nga njė idiot trashėgohet,

Nė luftė e dije i degjeneruar:

Mbretit tė Francės motra i frikėsohet,

Kampe tė ndara — ushtarėve dorėzuar.

 

I, 80

Nga dritė e gjashtė e kthjelltė qiellore

Pėrmbi Burgonjė shkrep njė rrufe fuqishėm,

Pastaj lind monstėr nga njė bishė epshore,

Mars, Prill, Maj e Qershor tė lemerishėm/

 

I, 81

Nėntė nga kopeja njerėzore veēohen,

Nga ēdo kėshillė apo gjykim privuar:

Pėr fat tė ndryshėm qė nė krye dallohen,

Kappa, Thita, Lambda — vdekja mbuluar.

 

 

I, 82

Kolonat prej druri kur nisin dridhen,

Nga erė e jugut tėrė gjak mbuluar:

Ca turma tė mėdha pėrpara hidhen,

N'Austri e Vjenė si dridhen tė frikėsuar.

 

I, 83

Tė huaj ndajne plaēkėn e grabitur,

Saturni sheh Marsin i zemėruar:

Toskanė dhe latinė tė lebetitur,

Me qejf ai grekėt do t'i kish qėlluar.

 

I, 84

Nė errėsire hėna rri e kredhur,

Vėllai i saj pėrskuq edhe pėrflak:

I madhi prej kohėsh nė hije fshehur

Ngul shpatėn nė njė plagė tėrė gjak.

 

I, 85

Pėrgjigja e Damės mbretin e shqetėson,

Ambasadorėt s’pyesin pėr rrezik:

Vėllezėrit mė i madhi i qorton,

Prej tyre dy inati krejt i fik.

 

I, 86

Mbretėreshė e madhe kur sheh se humb,

Burrave ua kalon nė trimėri:

Mbi kalė lakuriq kalon nėpėr lum,

Pėr shpatėn nė zverk aspak s’do t'ia di.

 

I, 87

Tėrmet i zjarrtė qė vjen nga qendra e tokės

Shkund rrethepėrqark qytetn’e ri:

Luftojnė dy shkėmbinjė gjithė kohės,

Njė lum skuq Aretuza pėrsėri.

 

I, 88

Mallkim hyjnor mbi Princin do tė bjerė

Pak mė pėrpara se tė jetė martuar:

Mė pak pėrkrahės do tė ketė e nder,

Kėshilli gati vdes pėr njė kokėrruar.

 

I, 90

Bordo, Puatje kėmbanė me tė dėgjuar,

Me flotėn shkojnė deri nė Langon,

Me popullin gal kanė pėr t’u zemėruar,

Kur njė pėrbindėsh lindet nė Orgon.

 

I, 91

Perėnditė do t’u shfaqen njerėzve hapėt,

Njė sherr tė madh mes tyre duke nxitur:

Porsa nė qiell t’mos ketė as heshtė, as shpatė,

Nė krah tė majtė njė dėm i madh papritur.

 

I, 92

Kudo nėn njėrin paqa mbretėron,

Por rebelim, plaēkitje pėrsėri:

Njė mospranim det, tokė, qytet shkreton,

Ēerek milioni vrarė a nė robėri.

 

I, 93

Nė male dridhje Italisė i shkojnė,

Luan e Gjel nuk janė tė bashkuar,

Nga frika njėri-tjetrin e ndihmojnė,

Veē Katulanė e Keltė tė moderuar.

 

I, 94

Nė Port Selin tirani bie i vrarė,

Por prapė liria nuk do tė fitohet:

Lind nga hakmarrja njė luftėtar,

Nga frik’e forcės Dama veē nderohet.

 

I, 95

Pėrballė manastirit - njė fėmijė binjak,

Rrjedh nga njė murg i fisėm e trim i lashtė,

Shpejt do tė thonė se u lartua me hak,

Kur sektin do ta ndezė me fjaln’ e zjarrtė.

 

I, 96

Kush ėshtė ngarkuar pėr tė shkatėrruar

Tempuj e sekte me aq fantazi,

Mė fort shkėmbenjtė ka pėr tė dėmtuar

Se njerėzit qė shurdhon me gojėtari.

 

I, 97

Kush s’u mund dot me flakė dhe as me hekur,

Mposhtet nė Kėshillė nga njė zė i butė:

Do tė shohė Mbreti ėndėrr duke fjetur,

Armiku mbet pa gjak e s’bėn dot luftė.

 

I, 98

Njė prijės i ēon njerėzit mizėri

Nėn qiell tė largėt, nė njė rrugė pa kthim:

Vriten pesė mijė nė Kretė e Thesali,

Ai nė hambar anijesh gjen shpėtim.

 

I, 100

Njė zog ngjyrė gri nė qiell krejt pa pushuar

Mbi Dole e Toskanjė nis fluturon:

Nė sqep ai mban njė degėz tė gjelbėruar,

I Madhi vdes dhe lufta shpejt mbaron.

 

 

i Shėnim per katrenin I, 7

Mendohet se ky katren eshte nje nga aludimet me te qarta per ekzekutimin e mbretit te Frances Ludovik XVI nga jakobinet, te cilet u shtyne ne kete veper nga idete e fillozofit Zhan Zhak Ruso.

Studiuesit cuditen me aftesine e Nostradamusit per te parashikuar me ekzaktesi emrin e fillozofit.

 

 

ii Ky eshte katreni qe e beri te pavdekshem emrin e Nostradamusit. Ne turneun kalorsiak, ne te cilin mbreti i Frances, Henriku II, ftoi kontin Mongomeri per te matur forcat, qe te dy protagonistet mbanin simbolet gjeraldike te luanit. Gjate perleshjes heshta e kontit goditi ne rrjeten e arte te perkrenares se mbretit dhe u nda ne dy copa. Njera maje i shpoi mbretit syrin, kurse maja tjeter gerrmazin. Mbreti vdiq pas disa ditesh nė mundime te medha. Konti u ekzekutua.

-------------------------------------

© Copyright 2001 by Ēezar Kurti

 

Counter -----------------------------011013906415445 Content-Disposition: form-data; name="userfile"; filename="" 1 -----------------------------7d62ee2d7d0196 Content-Disposition: form-data; name="userfile"; filename="" Content-Type: application/octet-stream