William
Shakespeare
"Sonete"
Kushtuar
Bardhės

Sonetet e
Shekspirit
(Parathėnie)
Pėr lexuesin shqiptar ėshtė e njohur mirė
gjenia dramatike e Shekspirit nga pėrkthimet e mjaft prej dramave tė tij,
sidomos nėpėrmjet pėrkthimeve mjeshtėrore tė at Fan S. Nolit. Nėpėr tė 36
dramat e tij janė tė shpėrndara qindra kėngė dhe pasazhe lirike (si kėnga e
Ofelisė sė marrosur tek "Hamleti", profetizimi i magjistricave tek
"Makbeti", mjaft pasazhe tek "Antoni dhe Kleopatra" etj.),
por me botimin e plotė tė "Soneteve" lexuesi shqiptar do tė ketė
rastin tė njihet me veprėn e tij mė tė mirė poetike dhe tė konsideruar njėzėri
si njė nga perlat mė tė ēmuara tė thesarit tė poezisė botėrore.
Veprat e para tė Shekspirit nė zhanrin e
poezisė u shkruan dhe u botuan pasi ai kishte arritur tė njihej si dramaturg.
Nė vitin l593 u botua "Venusi dhe Adonisi", nė vitin l594 -
"Pėrdhunimi i Lukrecias", nė vitin l958/9 - 20 kėngė lirike (midis
tyre disa sonete) nė "Pelegrini i apasionuar", nė vitin l60l -
"Feniksi dhe breshka". Nė kėtė periudhė, me ndėrprerje, Shekspiri
filloi tė shkruante sonetet qė i vazhdoi deri nė vitin l600. Ato qarkulluan pėr
njė kohė tė gjatė nė rrethin e miqve tė tij dhe u botuan vetėm nė vitin l609.
Ato u shkruan nė kohėn kur Shekspiri pati arritur pjekurinė e tij tė plotė dhe
paraprinė drama tė tilla si "Hamleti", "Makbeti",
"Otello", "Antoni dhe Kleopatra" etj.
Shekspiri i shkroi sonetet nė njė kohė kur
ato ishin bėrė njė zhanėr i modės. Tė lėvruara pėr herė tė parė nė Itali, nė
fillim nė shek. e XIII-tė nga poetėt e oborrit nė Siēili (nėn ndikimin e
poezisė sė trubadurėve tė Provansės), duke arritur kulmin me sonetet e
Petrarkės (soneti italian), ato u bėnė zhanėr shumė i popullarizuar nė tė
gjithė Evropėn, duke pėrfshirė edhe Anglinė. Soneti u bė zhanri mbisundues nė
poezinė evropiane pėr pesė shekuj me radhė, pothuajse deri nė ditėt tona. Por
soneti elizabetian, i karakterizuar nga rregulla mė rigoroze, ndryshe nga
soneti italian, u ndoq mė pak nga poetėt. Sipas poetėve, kritikėve dhe
studiusve, sonetet e Shekspirit shquhen nė tė gjithė letėrsinė angleze dhe
evropiane pėr pėrsosurinė e formės dhe tė pėrmbajtjes. Kjo ėshtė arsyeja qė
edhe soneti elizabetian quhet mė tepėr shekspirian.
Nėse poezitė e para nuk ngrihen mbi nivelin e
zakonshėm tė poezisė sė kohės, sonetet shekspiriane (tri strofa katėrvargėshe
me rima tė pavarura alternative dhe vargje me rimė tė puthur nė fund - abab,
cdcd, efef dhe gg me dhjetė rrokje) dallohen nga e gjithė poezia e kohės pėr
njė paraqitje tė ndierė e plot pasion tė eksperiencės sė jetuar, aq sa
Wordsworth (poet anglez - l770-l850) pat thėnė se ato janė "ēelėsi, me
tė cilin Shekspiri na ka hapur zemrėn".
Duke qėnė njė shprehje personale e
eksperiencės sė jetuar, duke aluduar pėr situata reale tė jetės, interesi pėr
sonetet shkoi gjithnjė duke u rritur jo vetėm pėr shkak tė mjeshtrisė sė lartė
artistike, por edhe pėr faktin se shpresohej se do tė mund tė ofronin tė dhėna
mė konkrete pėr jetėn e tij private, e cila pėrveē ca fakteve tė thata, tė
nxjerra nga regjistrat e kohės, ėshtė e mbuluar me njė tis tė padepėrtueshėm,
aq sa herė pas here janė bėrė orvajtje pėr tė vėnė nė dyshim edhe vetė
ekzistencėn e dramaturgut dhe poetit tė madh.
Ndryshe nga sonetet e poetėve pararendės,ato
tė Shekspirit kanė aludime pėr situata reale dhe shquhen pėr dramacitetin e
tyre. Fijet kryesore qė pėrshkojnė sonetet janė kryesisht ai i mikut-mecenat tė
adhuruar si edhe i gruas sė zeshkėt, mė tė cilėn ai ėshtė dashuruar.
Dy dashuri i
kam dhe gaz dhe vaj,
Dy shpirtėra
po mė tundojnė akoma:
Njė burrė i
pashėm - engjėll i pafaj,
Njė grua e
zeshkėt qė o zot shpėtona.
Tradhtia e gruas
sė zeshkėt tė dashuaruar prej poetit dhe rėnia e mikut tė adhuruar nė kthetrat
e saj pėrbėn edhe kulmin dramatik tė soneteve l27 deri nė l54.
Por krahas tyre
duhet tė pėrmendim edhe fije tė tjera drejtuese, si djaloshin qė poeti pėrpiqet
ta bindė tė martohet, poetin rival etj.
Sikundėr tė
gjitha veprat apo vetė jeta e Shekspirit, edhe sonetet janė bėrė objekt i
diskutimeve dhe mendimeve tė kundėrta, sidomos pėrsa i pėrket identifikimit tė
personit "Mr. W.H.", tė cilit i janė kushtuar sonetet, tė burrit tė
pashėm, tė gruas sė zeshkėt, tė renditjes sė soneteve etj. Konfuzionin mė tė
madh e shkakton sidomos renditja e soneteve, qė dyshohet shumė tė jetė renditja
e vetė Shekspirit, aq mė tepėr qė ato u dhanė pėr botim jo nga vetė autori, por
nga persona qė i kishin nė posedim.
Rezultat i
kėtyre kėrkimeve e hulumtimeve ka qenė njė mori librash dhe
studimesh, tė
cilat e kanė dėndėsuar edhe mė shumė errėsirėn qė i mbulon nė kėtė drejtim
sonetet.
Sidoqoftė,
saktėsisht mund tė konstatohet se nė sonetet l deri nė l7 (tė ashtuquajturat
sonete matrimoniale), autori rreket tė bindė njė djalosh tė martohet, duke i
provuar se koha "nuk e ndal vrapin kurrė", ajo shkatėrron nė
mėnyrė tė pamėshirėshme ēdo gjė qė gjen pėrpara, prandaj bukurinė, rininė e
forcėn qė natyra ia ka dhuruar vetėm pėrkohėsisht ai mund t'i ringjallė vetėm
duke lėnė njė trashėgimtar:
Nga kosė e
Kohės nuk tė mbron asgjė
Veē njė
pinjoll qė luftėn bėn me tė. (son. XII)
Ndėrsa sonetet
l27 deri nė l54 i kushtohen dashurisė sė poetit pėr gruan e zeshkėt.
Poeti duke
portretizuar tė dashurėn, ironizon me poetėt tė cilėt thurin himne dhe lėvdata
tė imagjinuara.
S'i ndrisin
sytė tė dashurės si dielli,
M'i kuq se
buzė e saj ėshtė ēdo koral,
Ka flok tė zi
spėrdredhur porsi teli
Dhe
gjinjėt-grurė s'janė borė e bardhė.(Son. CXXX)
E dashura e
poetit nuk ėshtė perėndeshė, ajo baret nė kėmbė dhe vjen era njeri, ai ka dėshirė
ta dėgjojė edhe pse muzika mund tė jetė mė e embėl se zėri i saj, dhe i pėlqen
jo se nuk ka mė tė bukur se ajo, por nuk gjen njė tjetėr mė pak tė stisur.
Asaj i kushtohet
njė nga sonetėt mė tė arrirė (Soneti CXXVIII):
Sa herė ti,
qė je muzika ime,
Me gishtat tu
mbi drurin e bekuar
Muzikė luan
dhe plot drithėrime
I shkrin aq
ėmbėl tingujt e kulluar,
Ia kam zili
kėrcimit tė ēdo tasti,
Qė hidhet
lart tė puthi dorėn pak,
Tė shkretat
buzė, qė u ikėn rasti,
Nga trimėri e
tyre skuqen flakė...
Nė tė njėjtėn
kohė e dashura jo vetėm ėshtė tirane, por ėshtė edhe besėthyer:
Ta quaj timen
zemrėn tėnde kot,
Kur hyn atje
kushdo si nė njė han! (Son. CXXXVII)
ose:
E di dhe ti
qė ta kam shkelur besėn,
Por edhe ti
dy herė mė ke tradhtuar:
Pėr mua
shkele nė fillim martesėn,
Pastaj njė
tjetėr duke dashuruar. (son. CLII)
Dhembjen mė tė
madhe e dashura ia shkakton, kur fut nė kthetrat e saj edhe mikun e adhuruar:
Mallkuar
qofsh ti zemėr tradhtare
Qė tok me
mikun fort na ke lėnduar,
S'mjafton qė
zemrėn time e vrave fare,
Por edhe atė
e paske skllavėruar? (CXXXIII)
Natyrisht, grupi
i soneteve tė fundit, qė trajtojnė dashurinė e poetit pėr gruan e zeshkėt,
pėrbėn kulminacionin e njė zhvillimi dramatik tė heshtur, qė pėrshkon tė gjithė
sonetėt.
Pėrsa u pėrket
soneteve tė ndėrmjeme ėshtė mjaft e dyshimtė qė ato tė pėrbėjnė njė sekuencė
rrėfimi. Me pėrjashtim tė disa soneteve, tė lidhura nė grupe tematike, si ato
tė ndarjes, tė ankimeve tė poetit kundėr muzės dhe pėr poetin rival, tė tjerat
janė mė tepėr sonete ēasti dhe tė dedikuara personave tė ndryshėm.
Nė tėrėsi
sonetet pėrshkohen nga njė ton maturie dhe pesimizmi tė hollė.
Megjithėse i
kushtohen kryesisht dashurisė, nė to shprehet botėkupimi i poetit, qėndrimi i
tij ndaj natyrės dhe shoqėrisė, ndaj fenomeneve tė ndryshme tė jetės shoqėrore,
ndaj artit.
Duke e
mbėshtetur plotėsisht botėkuptimin e tij nė ligjet e natyrės, poeti shpesh
thekson se si nė natyrė ashtu edhe nė shoqėri asgjė nuk ėshtė e pėrjetshme, koha
ėshtė e pamėshirshme dhe e shkatėrron bukurinė dhe forcėn e njerėzve, e cila
rilind tek pasardhėsit pėr t'u shkatėrruar pėrsėri dhe kėshtu pa fund.
Kur vdekjes
s'ashpėr s'i shpėtokan dot
As bronzi,
toka, deti pa kufi,
Lufton me
vdekjen bukuria kot,
Kur vetėm sa
njė lule ka fuqi. (Son. LXV)
Shpesh poeti
lodhet nga jeta dhe kėrkon tė largohet prej saj, sepse nuk e duron dot
padrejtėsinė, poshtėrimin dhe hipokrizinė sociale:
I lodhur
vdekjen lus, s'duroj mė dot
Kur shoh nė
lypės dinjitetin kthyer,
Dhe laron me
tė mira mbushur plot,
Dhe pabesisht
mirėbesimin thyer.
Dhe ndern' e
lartė keqas poshtėruar,
Dhe tė
pėrkryerėn me qėllim pėrbuzur,
Dhe vashėn
virgjėr egėrsisht ēnderuar,
Dhe forcėn
nga i dobėti pėrulur .
Dhe marrėzi
tė ēiltrėn emėrtuar,
Dhe nga
gėnjeshtra tė vėrtetėn tallur,
Dhe artin nga
pushteti tė pranguar,
Dhe marrėzinė
urtėsi tė shpallur. (Son LXVI)
Njė grup tė
veēantė sonetesh pėrbėjnė ato qė kanė tė bėjnė me poetin rival:
Sa ndruhem
kur pėr ty nis pėr tė shkruar!
Njė mė i mirė
shkruan pėr hirin tėnd
Dhe, me
lėvdata duke tė lartuar,
Ma lidh ai
gjuhėn sa tė sjell ndėr mend.
Por vlera
jote ngjan si oqeani,
Qė mban tok
me anijen barkn' e vogėl,
Ēan dallgėt
barka ime si luani,
Paēka se mund
tė duket sa njė gogėl. (Son. LXXX)
Nė sonetin CII
ai ironizon poetėt fjalėshumė dhe lavdithurės:
U rrit kjo
dashuri dhe pse s'tregon,
Nuk dashuroj
mė pak se s'flas aq shumė,
Nė plaēkė
tregu kthehet ndjenja jonė,
Pėr tė kur
gjuha fjalėt derdh si lumė. (Son. CII)
Shekspiri, i matur
dhe i vetėkontrolluar nė shprehjen e ndjenjave, ėshtė i pakursyer nė imazhet
nga jeta e pėrditshme e vendit tė vet. Ai e demokratizoi edhe mė tej gjuhėn e
sonetit, duke futur fjalė tė ashtuquajtura jopoetike nga tė gjitha lėmet e
jetės, si tė fshatit, gjyqėsore, tė biznesit, tė fajdesė etj. Le tė marrim si
shembull sonetin CXIII:
Porsi amvisa
qė, kur do tė kapė
Ndonjė nga
zogat gardhin tek kapton,
Lėshon pėrdhe
fėminė e shkon me vrap
Tė ndjekė zogėn qė po fluturon...
Toni i soneteve, duke lėnė mėnjanė karakterin
konvencional tė disa motiveve, qė u nėnshtrohen kėrkesave tė kohės, ėshtė i
matur dhe i pėrshkuar nga pesimizmi, gjė qė na bėn tė mendojmė se poeti nuk qe
krejt ashtu siē e pėrshkruajnė dramaturgun profesionist nė bazė tė dokumentave
tė gjetura, njeri me fat e njė jetė plot mbarėsi.
Nga fati i
pėrbuzur dhe kjo botė
Mjerimin tim
i vetėm veē vajtoj,
Sa qiellin
shurdh mėrzis me britma kot.
Tek shoh
vetveten, fatin rri mallkoj. (Son. XXIX)
Rrėfimi pėr
dashurinė ėshtė shpesh herė mė pak i rėndėsishėm se sa mendimet e shprehura
prej tij pėr kohėn, pėr ecjen e saj tė pandėrprerė, pėr bukurinė dhe
shkatėrrimin, pėr jetėn dhe vdekjen, pėr artin, pėr famėn dhe fatin. Jo rrėfimi
i dashurisė, por pikėrisht kėto mendime, qė i pėrshkojnė sonetet nga fillimi
deri nė fund, pėrbėjnė atė unitet qė ne e rrokim pasi t'i kemi lexuar tė tėra.
Sikundėr thotė
poeti anglez W.H. Auden (l907-l973), tė gjitha sonetet nuk janė tė
shkėlqyeshme, por edhe vetėm mė tė pėrsosurat prej tyre do t'i kishin siguruar
Shekspirit atė pavdekėsi qė pėrbėn njė nga temat e tyre tė vazhdueshme.
Dy fjale per
botimin e “Soneteve”. Ato u perfunduan prej meje ne vitin 1990. Nje
vit me vone i paraqita per botim ne Shtepine Botuese “Naim
Frasheri”. Ne kete kohe pergjegjes redaksie ishte Pirro Misha. Ai
organizoi nje konkurs per perkthimin e soneteve, ku moren pjese Napoleon Tasi,
Alqi Kristo, Vedat Kokona dhe une. Zhuria e konkursit perbehej nga Besnik
Mustafai dhe Jorgo Bllaci. Shqiperimi im u konsiderua me i arriri dhe i gatshem
per botim. Une madje mora dhe nje pagese modeste. Por fatkeqesisht
“Sonetet” nuk dolen me kurre nga sirtari i Pirro Mishes. Ato i
botoi ne Maqedoni ne vitin 1993 Shtepia
Botuese “Flaka e Vellazerimit”. Nje edicion i dyte u botua ne
Tirane ne vitin 2004 nga “Kurti Publishing”.
Ēezar Kurti
New York, 1993